• |
ide | kryesore

Krijimi i dy blloqeve/ SHBA paralajmëron Kinën për mbështetjen ndaj Rusisë për Ukrainën

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Bota po shkon drejt një hendeku akoma më të madh në ndarjen që ka nisur pas luftës në Ukrainë. Pas armatosjes së Gjermanisë dhe një përshkallëzimi në armatime të të gjithë vendeve të Bashkimit Europian, është koha që Kina të përcaktojë pozicionin e saj.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Kinën që të mos i shkojë në ndihmë Rusisë në Ukrainë, duke thënë se do të ketë “pasoja” nëse Pekini ofron mbështetje për përpjekjet e luftës të Moskës.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan ia bëri “të qarta” shqetësimet e Uashingtonit drejtorit të Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Kinës, Yang Jiechi, gjatë një takimi në Romë. Lajmin ua tha gazetarëve të hënën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

“Ne po vëzhgojmë me shumë vëmendje masën në të cilën Republika Popullore e Kinës ose ndonjë vend në botë ofron mbështetje – materiale, ekonomike, financiare, retorike, sidoqoftë – për këtë luftë të zgjedhur që Presidenti Putin është duke bërë kundër Ukrainës”, tha Price.

“Dhe ne kemi qenë shumë të qartë – si privatisht, si publikisht me Pekinin – se do të kishte pasoja për çdo mbështetje të tillë.”

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, pasi Moska grumbulloi trupat pranë kufirit ukrainas, ndërsa kërkonte ndaljen e zgjerimit të NATO-s në ish-republikat sovjetike.

Lufta u shoqërua me një fushatë të shpejtë sanksionesh nga SHBA-ja dhe aleatët e saj kundër Rusisë. Deri tani më shumë se 2.8 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina, sipas Kombeve të Bashkuara. Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë qytetet e Ukrainës.

Kina ka kërkuar “përmbajtje” në konflikt dhe ka shprehur mbështetje për bisedimet për t’i dhënë fund luftës, por nuk e ka denoncuar pushtimin.

Në fund të muajit të kaluar, Kina abstenoi nga një propozim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që synonte të dënonte sulmin rus ndaj Ukrainës. Rusia vendosi veto-n.

Takimi midis Sullivan dhe Yang erdhi një ditë pasi disa media amerikane raportuan se Moska po kërkonte ndihmë ushtarake nga Pekini.

Kina duket se i hodhi poshtë raportet pa i përmendur ato në mënyrë specifike. “SHBA-ja ka përhapur dezinformata duke synuar Kinën për çështjen e Ukrainës, me qëllime dashakeqe”, tha të dielën zëdhënësi i ministrisë së jashtme Zhao Lijian.

Në një deklaratë që përshkruan takimin në Romë, Shtëpia e Bardhë tha se Sullivan dhe Yang kishin një “diskutim thelbësor” mbi Ukrainën.

“Ata nënvizuan gjithashtu rëndësinë e mbajtjes së linjave të hapura të komunikimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës”, thuhej në deklaratë.

Një zyrtar i lartë i administratës Biden e përshkroi më vonë takimin si një “sesion intensiv shtatë-orësh”.
“Ne kemi shqetësime të thella për përafrimin e Kinës me Rusinë në këtë kohë,” tha zyrtari, i cili foli me gazetarët në kushte anonimiteti. “Dhe këshilltari i sigurisë kombëtare ishte i drejtpërdrejtë në lidhje me ato shqetësime dhe implikimet dhe pasojat e mundshme të veprimeve të caktuara.”



12 Comments

  1. Nese kina i bashkohet rusis.
    Ateher kjo loj lufte. Ka kohe qe mendohet.
    Ceshtja eshte, a ka qen ne dijeni pala tjeter. Dhe sa e pergatitur eshte.

    1. Lapsi shkruani dy fjale se eshte pervjetori i masakres se Gerdecit, natyrisht jo kunder Berishes dhe Mediut se sjua ben dora por shkruani per te kujtuar 26 viktimat e pafajshme qe vapiret ja moren barbarisht jeten dhe shkruani edhe per 300 te plagosurit qe pane vdekjen me sy. Shkruani nese besoni ne Zot dhe jo vetem te paraja.

      1. Gerdecin e krijoji Kosta Trebicka me Izraelite per te derguar arme ne luftrat civile ne Azi dhe Afrike.
        Fatmiri devijoji trafikun ilegal duke bere biznes thjesht me demontim ndarje baruti dhe prodhim metali per riprodhim municioni, por qe dikujt nuk i pelqeu dhe shpertheu barutin e grumbulluar ku me “nje gur vrau shumë zogj”.

        1. NATO mavria, Fatmiri & co vertete beri biznes por beri biznes me jete e 26 te vrareve dhe 300 te plagosurve dhe ky qe ti NATA e quan biznes eshte makabritet, dhe te thuash kaq thjesht se ishte biznes do te thote te jesh vampir i skutave te errta si NATA dhe jo NATO qe eshte drite shprese per ne shqiptaret.

  2. Rusia nuk ka nevoje per ndihma ushtarake, i duhet te zevendesoje tregjet e perendimit, dhe Kina eshte kandidat primar.

    Po, dhe nese Kina furnizon me arme? (Drone konkretisht, pasi aty po calojne Ruset) Si do jete kunderpergjigja?
    Sanksione apo ndarje globe ne dy aleanca ushtarake? Te cilat do sjellin Luften e III Boterore

  3. C’do shtet ka shembelltyren e lidershipit tij dhe Amerika aktuale ka shembelltyren e Bidese, presidentit me te mefshte te te gjithe koherave.

  4. Ka shume shete qe Amerika ka vene nen sanksone se guxojne dalin kundr hegjemonise se saj e Mbrererise se Bashkuar.
    Mister pse keto shete nuk unifikojne forcat por pecahen nga perendimi.

  5. Jam kurioz ca sanksionesh do i veje usa kines?!
    Kjna ka kohe qe e ka bere te qarte se ku synon, hapi i pare usa do iki nga europa. Jo me kot gjermania po armatoset.

  6. Çdo perandori bie nga gabimet e veta !
    Kush po tradhëton USA-an që bëri Kinen komuniste superfuqi ?
    Rusia ishte bëre nje shtet perëndimor, ku mosmarrveshja me Europen ështe pa sence.
    Hebraiket e fuqishem te US duke simpatizuar Kinen qe ushtronte marifetin sundues qe shpiken hebraiket e Europes ne fillimet e shek 18 ,komunizmin, ndihmuan fuqizimin kinez qe ta perdornin si me skenarin Sovjetik qe rezultoi shumë fitimprures per binomin Anglo-Hebraik me kolonine e tyre US. Skenari këtë rradhë sikur nuk po funksionon,apo jemi ende herët ta themi..

  7. Një herë në vit, duhet të kthehet në rregull i kombit, që boronicat hiqen nga përdorimi. Boronica, ky fryt i magjishëm për njeriun, u përdor në mënyrë çnjerëzore në Gërdec. Pasi pinjolli i Berishës udhëhoqi biznesin e tij të shpërthimit të vdekjes, pasi vrau 27, u kthye përsëri. U kthye te vendi i krimit, me një fabrikë për boronicat. Nëse harrohen boronicat një herë në vit, atëherë do të kujtohet përjetësisht tragjedia e qeverisë mbi njerëzit.

  8. Tragji-komike te flasesh ne nje artikull te tille per gerdecin. Nisi si riambalazhim i fishekeve kineze per llogari te usa…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *