• |
ide | kryesore

Presidenti Zelensky falënderon gazetaren ruse për protestën kundër luftës në Ukrainë

Lajme, Të fundit



Presidenti i Ukrainës, Voloymyr Zelensky ka falenderuar redaktoren ruse Marina Ovsianikova, e cila ndërpreu edicionin e lajmeve në televizionin shtetëror rus duke u shfaqur me një pankartë dhe video mesazh kundër luftës. Në një fjalim televiziv, Zelensky tha se ishte mirënjohës ndaj atyre rusëve që nuk ndalen së treguari të vërtetën.

“Jam mirënjohës ndaj të gjithë rusëve që nuk ndalojnë së pasqyruari të vërtetën, atyre që luftojnë dizinformatat dhe i tregojnë te afërmve dhe miqve se çfarë po ndodh në të vërtetë”, tha Zelensky.

Ditën e djeshme, Zelensky po ashtu i bëri thirrje popullit rus që të ngrihen dhe të protestojnë pa pasur frikë pasi vetëm kështu sigurojnë që vendi i tyre nuk është mbyllur plotesisht nga e gjithë bota.

Gazetarja ruse është marrë në pyetje nga policia për rreth 14 orë dhe më pas është gjobitur me 30 000 rubla.

 

 

 



2 Comments

  1. Zelenski falenderoi gazetare qe e quan ruse, por e ka kusherire, se jane lindur e rritur bashke ne Ukraine e si ukrainas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *