• |
ide | kryesore

Rrëfimi para arrestimit/ Jeta e Elsa Lilës në Itali, shkolla, familja, Sanremo dhe… arrestimi

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Dikur, e vogël, kishte shprehur dëshirën të bëhej murgeshë. Një aspiratë që i shkonte për shtat fytyrës dhe zërit ëngjëllor, me të cilën Elsa Lila u shfaq 14-vjeçare, në skenën e Festivalit të RTSH në vitin 1996 me “Pyes lotin”.

Pas 26 vitesh, është lajm dite me arrestimin, si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës.

Kush e ka parë në skenë ka veç habi. Çfarë ndodhi me vajzën, që lindi me një zë magjik dhe arriti Sanremon, si asnjë këngëtare tjetër shqiptare?

Në fakt, jeta nuk ka qenë gjithnjë e dashur me Elsa Lilën. Ende fëmijë, ajo përjetoi divorcin e prindërve. Ndërsa e rriste gjyshja në një pallat pranë Tiranës së re, vjen trauma e humbjes së nënës. Eva Vishaj u vra me një plumb në kokë për shkaqe që ende nuk janë zbuluar.

Fill vrasjes së të ëmës, nis udhëtimi drejt Italisë pranë familjes së re të babait. Bashkë me jetën e re, diskriminimi si shqiptare dhe sfida për një karrierë si këngëtare në Itali.

“Vajza e Sanremos” siç e quan gazetarja Zefina Hasani në vitin 2007 e ka treguar historinë e saj të plotë në një intervistë për Revistën Klan. Pse shkoi në vendin fqinj? Vështirësite e para në Itali. Si arriti të depërtojë në botën e muzikës e më pas me radhë, shtëpia diskografike, festivali, disku i parë dhe studimet. Një intervistë që shërben sot për të parë përtej pamjeve të shoqërimit nga karabinierët, përtej lidhjes me trafikantët e drogës, përtej iluzioneve të skenës së festivaleve, por që e tregon një vajzë që përpiqet t’ia dalë në një ambjent jo të lehtë, në vend të huaj.

Nga Zefina Hasani

Sandalet me rripa të hollë, i tërhiqte zvarrë mbi tapicerinë e korridoreve të Pallatit të Kongreseve. Elsa Lila dukej si një djalosh harrakat, ashtu e veshur me një kanotjere të zezë dhe me pantallona treçerekëshe, ngjyrë ushtarake. Mbi supe kishte hedhur një çantë sportive të vogël portokalli, të cilën nuk e lëshonte për asnjë çast nga trupi. Me njërën dorë kishte mbërthyer krahun e një djaloshi. I lutej disi fshehtas njerëzve të tjerë që e rrethonin, të iknin sa më shpejt në shtëpi, tek gjyshi dhe gjyshja. Nuk ishte çmallur me njerëzit e saj të dashur. Që nga momenti i mbërritjes, i ishte dashur të respektonte gjithë ç’i kishte kërkuar regjisori Pali Kuke, i cili e ftoi këtë herë për spektaklin “Na falni një buzëqeshje” i cili u organizua për femijët jetië. Kur ora kishte mbërritur andej nga 9-ta e mbrëmjes të së premtes, Elsa u çlirua nga gjithë detyrimet. U mbështoll pas djaloshit dhe i thoshte nën zë…”Ikim se jam e rraskapitur”. E xhaxhai i saj Adi (vëllai më i vogël i babait të saj), mori rrugën për nga Tirana e re…

...drejt folesë së fëmijërisë së saj

Elsa nuk i hiqte më zvarrë sandalet me rripa, ndërsa ngjiste shkallët e pallatit, të cilat kushedi sa herë i ka hipur e zbritur që nga fëmijëria e saj. Nuk ndjehej më e lodhur ndërsa endej cep e më cep shtëpisë e ndiqte nga pas dy gjyshërit. Sytë i shndritnin nga kënaqësia. Brenda asaj bote të vogël, të kufizuar nga muret e një apartamenti të thjeshtë, Elsa Lila nuk ndjehet më ajo këngëtarja e famshme shqiptare që shkeli Sanremon, që intervistohet nga mediat e huaja dhe ato shqiptare, që duartokitet fort sa herë shfaqet në skenë e që tashmë shoqërohet nga një menaxher italian. Në atë shtëpi ajo mbetet gjithnjë vajza e vogël, të cilës gjyshja vazhdon t’i gatuajë gjellërat që ajo ka më për zemër. Mbetet çapkënia që e bën lëmsh shtëpinë duke gërrmuar kujtimet e duke u ngacmuar me xhaxhain e saj të vogël. “Tip çuni”, sic e përkufizonin dikur në fisin e saj.

E si mund të ndodhte ndryshe, përderisa po rritej nga gjashtë burra (pesë xhaxhallarë e një baba) në mes të të cilëve, vetëm një gjyshe femër, ishte e pafuqishme (Elsa po rritej pa nënen e saj, pas divorcit te prinderve). E megjithate, gjyshja me marifetet e saj do e ruante te pacenuar brishtesine e mbeses, edukaten dhe delikatesen qe duhet te kete nje femer. Dhe Elsa Lila, e tille u shfaq ne skene e ne ekran, qe ne heren e pare. Nuk te linte aspak pershtypjen e nje vajze harrakate kur kendonte “Pyes lotin” e kur mori cmimin e festivalit. Mbi skenen e Pallatit te Kongreseve, 14-vjecarja Elsa Lila ishte pikerisht ajo, vajza e urte dhe ideale qe gjyshja kishte formuar me durim, duke ua marr me lezet nga duart meshkujve te shumte te familjes. Ndersa gjyshja kenaqej per kete, Elsa shijonte famen, te cilin do duhej ta ndrydhte shume shpejt brenda mureve te asaj shtepie. E bashke me te edhe shume gezime e kujtime te tjera, pa pasur shume kohe per te menduar se cfare do te ndodhte…

…pas ikjes

Elsa Lila kishte menduar se do kthehej shume shpejt. Udhetimi per ne Itali, do te pregatitej sa hap e mbyll syte, brenda dy oresh. Se kishin planifikuar ikjen por – “Trazirat e ’97-tes na detyruan te iknim”-sakteson vete Elsa-
“Nuk di ta pershkruaj mire ate dite marsi sepse gjithcka ndodhi shume shpejt. Di te them se nuk u entuziazmova aspak nga fluturimi me helikopter, as nga pamja qe me ofronte Italia sepse kisha lene pas nje situate shume te veshtire dhe kisha me vete shpresen se shume shpejt do ktheheshin mbrapsh ne vendin ku une sapo kisha nisur karrierren time”-Me nje shprese te tille i kaloi ditet e para te mergimit. Pastaj ne shtator, kur nisi shkollen e mesme, ndjeu se nuk kishte se c’te shpresonte me tek ai kthim mbrapa. Duhej te mendonte per jeten italiane.

Ne auditoret e shkolles, nuk kishte asnje shqiptar tjeter vec saj, nuk e njihte askush dhe ajo nuk njihte askend ndaj qendronte disi menjane te tjereve.

“Pse isha shqiptare, nuk me afroheshin dhe profesoret me shikonin disi shtrember. Kishte dhe nga ata qe me pyesnin se si flinin e si hanin shqiptaret. Kjo gje me nervozonte aq sa ndonjehere me vinte dhe per te qare por gjithnje e kam ruajtur veten. Me kalimin e kohes ata me njohen e me pranuan, keshtu qe shume shpejt une bera shume miq”

Per syte e babi Edmontit dhe gruas se tij italiane Marie Rozaria, Elsa dukej se ishte pershtatur me jeten e re e se ishte e kenaqur per kete.

Por ajo vete mendonte se kthimi ne Tirane do kishte qene me e mira per te sepse- “Vetem keshtu do mund te mendoja serish per muziken, deshiren time te madhe. Vetem ne Tirane une mund te shfaqesha serish ne skene sic dhe ndodhi ca muaj pasi kisha ikur ne Itali. U ktheva per festivalin “Kenga magjike”. Por nje levizje e tille nuk mjaftonte qe une te ndjehesha e mbushur ndaj doja te vija per fare ne Shqiperi”

Kjo nuk ndodhi dhe as qe do te ndodhte me, ndaj Elsa iu fut seriozisht studimeve ne gjimnazin e Leces dhe nisi ta genjente veten me te tjera deshira-

“Ishin kaq te shumta saqe une tashme nuk i mbaj mend. Im ate me thote se une kam shprehur deshiren qe te behem murgeshe, dhe une ngre supet kur e degjoj sepse nuk me kujtohet t’ia kem thene kete.”-duke qeshur Elsa shton se njeriu duke u rritur- “Ose piqet ose digjet. Mesa duket une po piqem e kete e ndjeva me se shumti pasi nisa te mendoj se edhe ne Itali une mund te depertoj ne boten e muzikes. Ky ngacmim me erdhi pasi u ktheva nga “Kenga magjike”. Isha nisur drejt atij festivali e pezmatuar nga jeta boshe qe po beja ne Itali. U ktheva krejt ndryshe e entuziazmuar nga atmosfera e atij festivali dhe nga kenaqesia qe mora serish nje cmim te pare”

Nuk e la kete entuziazem t’i shuhej nga monotonia qe e priste ne Lece. Vendosi te lidhej me shtepite diskografike, pasi kishte regjistuar disa kenge ne anglisht dhe frengjisht.

“U lidha me shume, por e vemtja qe me ktheu pergjigje eshte shtepia diskografike me te cilen une jam tani, BMG Ricordi. Ne momentin qe flisja me ata ne telefon u permbajta, sepse ne syte e tyre nuk duhet te tregohesh shume entuziaste. Pastaj kur mbylla telefonin kam thirrur me sa ze kisha…baaabiii fitova…dhe hidhesha mbi krevat si kalama i keq.”

Elsa tregon se pas asaj telefonate kishin filluar muajt e gjate te pritjes, derisa u mbush dhe viti. Atehere kur vajza kishte menduar se e kishin harruar, nje tjeter telefonate ia shkundi nga mendja kete frike.

“Duke qene se une e kisha marre nenshtetesine italiane pas marteses se tim eti me italianen Marie Rozaria, shtepia diskografike e mendoi qe ne fillim per mua Sanremon, por duhej me pare qe te prezantohesha diku dhe u mendua te beja Esmeralden tek “Katedralja e Parisit” e Cocciantes, ne Rome. U provuan rreth 1000 vajza dhe ne fund mbetem tre, mes tyre dhe une. Provat shkuan shume mire dhe Cocciante e pelqeu intepretimin tim te shoqeruar me ca kercime zbathur. Te gjithe menduan se Esmeralda do te isha une”

Ashtu do te qe vertet nese producentet e “Katedrales se Parisit” nuk do kerkonin qe Elsa Lila te mbetej ekluzivitet vetem i kesaj shfaqjeje, pra te mos shfaqej ne Sanremon e 2002-shit, e nese do binin dakort per pretendimet e tjera qe shtepia dikografike ngrinte per Lilen. Palet nuk rane dakort dhe Esmeralda mbeti ne duart e nje tjeter vajze, ndersa Elsa nisi te shpresonte Sanremon, pas kesaj “Ne nentorin e 2001-shit kisha hyre ne edicionet e Sanremos. Mberrita deri ne 24-she, por nuk eca dot me tej. Ate dite qe mora pergjigjen se nuk kisha fituar u merzita shume. Kisha humbur edhe Esmeralden me shpresen qe te shkoja ne Sanremo dhe humba dhe kete te fundit”

Pas kesaj humbje, do te kthehej serish ne Lece, per te vijuar mesimet e per te mbaruar maturen. Rikthimi ne ditet e zakonshme do i dukej i veshtire.

“Ne ditet e para ndjehesha shume keq. Ulesha ne bange dhe degjoja si e cuditur profesorin. Gjithcka qe ai thoshte me dukej krejt pa vlere. I thoja vetes …c’dua une ketu. Por e gjithe kjo, kaloi me pas. Me 4 korrik une mbrojta diplomen dhe erdha ne Shqiperi per pushime.”

Elsa tregon se ndihej me ndryshe ne kete udhetim. Kur te kthehej ne Itali, dicka tjeter do e priste…

...nje jete e re larg familjes

Nuk do i dukej aspak e veshtire. Perkundrazi, Elsa do te ndihej me e lumtur se kurre ne ditet e para kur po jetonte larg Leces e larg familjes se saj. Gjithnje e kishte dashur kete liri dhe pas 4 shtatorit kur fitoi konkursin per arkitekture, nisi ta ndjeje ate lloj pavarsie gjithnje te deshiruar. Kishte fituar te drejten e studimeve ne degen qe kishte dashur, sepse ajo ishte me prane botes se artit. Nuk kishte frike sepse e dinte se edhe nese do te ndodhte gje, ajo mund te kthehej ne shtepine e saj. Por kjo nuk ndodhi.

“Ne fillim u sistemova ne shtepine e nje shoqes sime e me pas mora nje shtepi me qera, bashke me dy vajza te tjera italiane. Morem dhe nje qenush te bukur te cilin e kemi edhe tani”-Ne Rome, Elsa nuk do te ndjehej me e distancuar nga te tjeret. Nuk ishte me ajo gjimnazistja qe ndrydhej ne bangen e vet, kur profesoret e shikonin me sy shtremeber. Nuk ishte me ajo vajza e pa rritur qe mbyllej me ore te tera ne jeten boshe, brenda mureve te shtepise. Kishte nisur tashme nje jete aktive-

“Sapo u sistemova ne kete jete te re, mu desh te mbyllesha tre dite ne studion e shtepise diskografike per te regjistruar kenget qe duheshin per edicionet e Sanremos 2003. Perpjekja e nisur nje vit me pare do te vijonte per mire kete here.”

Pas cdo faze skualifikimi, ata te shtepise diskografike enderronin finalen e madhe. Ndersa Elsa vete nuk shpresonte shume.

“Isha fare e qete kur prisja rezultatet, por kur dola dhe ne 24-she, qetesia mu prish. Aq me shume kur dola ne 12-she”-kujton se ne kohen kur duhej te shkonte ne Napoli, ishte dhe shume e ngarkuar nga shkolla. Mes levizjeve te shumta, gjente kohe per te shlyer ndonje provim, ndonjehere-

“Leksionet i merrja me vete e u hidhja ndonje sy, ndersa prisja pas deres rradhen e konkurimit. Me libra nder duar isha dhe ne “Destinacione Sanremo” ne RAIDUE.”

Miqte e rinj, italian, qeshnin kur e shikonin ashtu me libra ne duar por ia kuptonin shume mire hallin dhe e linin te qete.

“Ishin te mrekullueshem. Ishim te gjithe te rinj qe synonim Sanremon dhe u mesuam qe emocionet e forta t’i kalonim se bashku. Na dridheshin kembet kur mendonim se ishim ne nje vend me kompozitoret e medhenj te Italise, me autoret e njohur te teksteve, e me artistet e mirenjohur qe mbajne artin italian nen kembet e tyre”

Ne mes te kesaj bote, teresisht italiane, cuditerisht Elsa Lila, u ndje me shume se kurre shqipetare. Cuditerisht, nuk ndjeu friken e diskriminimit. Kishte bindjen se ishte nder me te mirat ne mes te atyre artisteve te rinj qe vinin direkt nga bangat e shkolles pa e provuar kurre me pare suksesin e skenes, ashtu si ajo e provoi qe ne femijerine e saj. Dhe vleresimi i jurise, e beri te bindej me shume per kete, edhe kur shkeli ne boten e endrrave…

…ne Sanremo

Ajo qe i ishte dukur si nje enderr e bukur, iu shua. Ishte me te vertet ne ate vend ndaj s’kishte me kuptim te enderronte. Ishte ne realitetin ku duhej te mesonte te shtirej ndryshe.

“Duhej te behesha arrogante se me kishin thene se nese tregohesh e dobet, te shkelin me kembe. Nuk u perpoqa shume te tjetersohesha sepse atje gjithcka qe te rrethonte te detyronte te beheshe arrogante. Ditet ishin te ngaruara dhe nuk kishe shume kohe te mendoje. Beja c’me thoshin si nje robot i vertete”

Gazetare te shumte e kishin ngacmuar, here me te mire e here me te keq. Donin te dinin se si nje shqiptare arriti te hyje ne Sanremo ndersa Elsa duke qeshur u sqaronte se-“Kam nenshtetesine italiane, por ne shpirt jam shqiptare”.

Kur clirohej prej tyre, merrte nje biciklete e i binte rreth e terthor qytetit. Kur lodhej, gjumi shpeshhere e zinte ne karriget e Aristonit, ndersa provat zgjasnin me ore e ore te tera.

“Na ndodhen dhe ca cudira ne ato dite pregatitje. Deri nje jave para Sanremos une isha ende pa veshjen time, e cila me erdhi ne castet e fundit. U semura keq pasi u ftofa duke bere fotografite e prezantimit. Isha veshur si xinxefille ate dite, keshtuqe…”

E megjithate, shqetesimet kalaun te gjitha, aty mbi skenen e Aristonit, e cila ne fillim Elses i ishte dukur e frikshme, ndersa me pas si shtepia e saj. Emocionet e forta, iu rikthyen vetem kur priste rezultatet, e ulur ne nje restorant bashke me te tjeret, per te ngrene vaktin e radhes.

“U cudita kur degjova se isha e teta ne renditje por nuk u merzita shume. Gjerat e mira behen ngadale, apo jo. Per mua e rendesishme eshte se edhe sot qe kane kalaur kater muaj nga Sanremo “Valeria” trasmetohet ne te gjitha radiot italiane ndersa kenget e tjera kane dale nga qarkullimi”-tregon vete Elsa.

“Valeria”, nga skena e Aristonit u hodh jo vetem ne valet radiofonike por dhe ne albumin e pare te Elsa Liles, i cili doli ne treg diten kur Sanremo mbaroi. Portreti i qeshur i vajzes qe mahniti jo vetem shqiptaret nga skena e Aristonit, u mberthye keshtu ne vitrinat e dyqaneve te Italise, ndersa ajo vete do te levizte per ca kohe, pas Sanremos, ne qytete te ndryshme, per te kenduar ne spektakle te ndryshme. Shkolles ende nuk i eshte futur seriozisht. E ka krejt te pamundur t’i dedikohet e tera studimeve sepse gjate ketij vitit shkollor ka humbur shume leksione. Genjen veten kur gjen pak kohe te lire. Ulet mbi libra e ben sikur studion. Pastaj kur nuk rezisotn dot me, vishet shpejt e shpejt dhe niset per ne kinema ose drejt ndonje vendi ku degjon muzike qe i kenaq shpirtin…ndonjehere krejt vetem, ndonjehere me miket e shtepise e ndonjehere me ndonje shok-

“Epo edhe ndonje shok mund ta kemi apo jo? Por dua te saktesoj nje gje. E martuar dhe e fejuar nuk kam qene asnjehere. Thashethemet ketu ne Shqiperi jane thurur shume rreth kesaj genjeshtre. Nenshtetesine italiane une e mora pasi im ate u martua me italiane, pra nuk e kam marre pse une vete u martova me ndonje italian”

Keto thashetheme i kujtohen vetem kur shkel ne Tirane, pastaj kur iken, e le ketu rrjedhen e tyre. I pelqen te mbarte me vete vetem gjerat e bukura, per t’ia treguar pastaj shoqeve, babait, Marias e Enit, te vetmes moter qe ka. Ata jane ende ne Lece dhe Elsa shkon per t’i takuar sa here gjen kohen e lire. Kthehet ne ate qytet me nje lloj deshire te pashpallur…qe te gjithe ata qe e menjanonin ne fillimet e saj te gjimnazit, ta mesojne mire se ajo eshte Elsa Lila, shqiptaria qe shenoi suksesin e saj te radhes, pikerisht ne vendin e tyre te lindjes. Se pari me Sanremon e me pas me albumin e saj “Elsa”. Shume shpejt, ne ato vitrina do renditet nje tjeter disk i artistes shqiptare. I dyti, e me pas pse jo, i treti, i katerti…

Kortezi e revistes Klan



10 Comments

  1. Pra ishte mire e bukur dhe po merrej me art e muzike deri ne momentin qe ra ne kontakt me sektin e rilindjes..

  2. Avokati mbrojtes i Liles eshte optimist ne lirimin e shpejte te klientes tij – Ka sjelle si argument mbrojtje angazhimin e kryeministrit te vendit te klientes tij (E. R) per te legalizuar se shpejti drogen pas bashkebisedimeve gju me gju me popullin ne Facebook..

  3. Ma va fanculo tutti quanti. Njesoj si Edi rama per cunin e eliza xhuvanit, a thua se vetem keta e kane jeten e veshtire!
    Hipokrite

  4. Keqardhje qe nje grua e re shqiptare tregon vlerat e saj ne rinine e hershme, por nuk ka kuptuar se drama e saj fillon kur nena krijon lidhje me politiken. Pas mbeshtetjes per te si per te lare ndergjegjen, Elsa nuk duhej te vazhdonte keto lidhje per te jetuar me mire, sepse historia perseritet…

  5. Akti me imoral me i perbuzshem per Rilindjen eshte ai i pamundesise per konsum.
    Konsumi te ben “elite” pra Rilindas.
    Ne hierarkine e vlerave rilindase te shesesh droge eshte me lart sesa mos kesh para te bkesh mallra konsumi.
    Cfare koincidence. Edhe Kapitalizma moderrne ka ne baze pikerisht konsumin.

  6. Nuk e Di pse nuk ja permendni nje merite shoqes, bash ate me kryesoren se ajo ka qene nje SHKURTE PAL VATE ne devocion ndaj Partise sigurisht.

  7. E po Rilindja nuk jeton dot pa droge, dhe kjo shoqja Elsa drogen e kishte mesuar nga Putini yne (Paulini) shoku Kryeminister qe Elsa jep jeten per udheheqesin e lavdishem.

    Tamam si ne kohen e Enverit! Race rilindasish – Neveri!!!

  8. Sherbimi i inteligjences Shqiptare duhet te hapi nje dosje urgjent se nese Elsa Lila eshte futur ne kurth apo ka bashkëpunuar me inteligjencen Italiane( te investigohen dhe rastet e tjera te profilit te veçante). Kujdes luftrat fillollne ngadale duke goditur ne disa fusha te jetes !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *