• |
ide | kryesore

Të famshmit që vendosën të ndryshojnë emrat e fëmijëve

-Instant, Paparazzi, Slider


Gjithkush dëshiron që fëmija i tyre të ketë një emër të këndshëm që të tingëllojë bukur, të jetë interesant dhe/ose të ketë një kuptim të veçantë. Por, ndonjëherë ndodh që teksa përpiqemi të zgjedhim një emër unik, mund të përfundojmë duke zgjedhur diçka që ndoshta fëmija nuk do ta pëlqejë në të ardhmen, nuk është i përshtatshëm, nuk “i shkon” ose thjesht tingëllon keq.

Kylie Jenner njoftoi së fundmi se kanë ndryshuar emrin e djalit. Pra, nuk quhet më Wolf. Kylie nuk e bëri të ditur emrin e ri.

Kylie nuk është e vetmja që ka vepruar kështu. Komediania Amy Schumer dhe bashkëshorti Chris Fischer zgjodhën emrin Gene Attell Fischer kur i biri erdhi në jetë në maj 2019. Por më pas e ndryshuan pasi thanë se së bashku, emri tingëllonte si “genital” (/?je-n?-t?l/ – duke iu referuar organeve gjenitale në anglisht). Ata zgjodhën emrin David, që ishte emri i dytë i foshnjës.

Këngëtarja Grimes dhe Elon Musk zgjodhën emrin X Æ A-12 për djalin, por për shkak të ligjit që nuk lejonte, e ndryshuan në X AE-XII.

Kur ylli i “Grey’s Anatomy”, Caterina Scorsone, njoftoi lindjen e fëmijës së tretë, u shpreh se vajza do të quhej Arwen. Arwen është një emër i krijuar nga autori J.R.R. Tolkien për trilogjinë e “Lord of the Rings” dhe do të thotë “vajzë mbretërore”. Më pas ajo u shpreh se e kishin ndryshuar emrin në Lucinda, që fillimisht ishte emri i dytë.


1 Comment

  1. Kujt po i rruhet ! Mos jepni keshtu lajmesh o llapsi, se aq duam ne skipetaret se jemi majmune …i nderyshojme emrat femijeve qe te na duket vetja Vipsa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *