• |
ide | kryesore

Kim Kardashian dëshiron të heqë dorë nga të gjitha gjërat që i kujtojnë ish-bashkëshortin

-Instant, Paparazzi, Slider


Kim Kardashian me sa duket dëshiron të heqë dorë nga të gjitha gjërat që i kujtojnë ish-bashkëshortin e saj Kanye West. Së fundmi, ajo ka vendosur të shesë edhe këpucët “Yeezy”!

Miliarderja 41-vjeçare postoi dy palë sandale të zeza “Yeezy” në faqen e saj të internetit ‘Kardashian Kloset’ gjatë fundjavës, duke renditur këpucët e përdorura për 375 dollarë dhe 350 dollarë.

Të dy palët e takave me rrjetë të zezë në stilin ‘mule’ ishin të disponueshme në numrin 37.

Edhe pse Kim duket sikur do të heqë qafe gjërat që kanë të bëjnë me Kanye-n, përdoruesit e rrjeteve sociale nuk nguruan të kritikonin përpjekjen e saj për të fituar para, ndërkohë që me shumë mundësi, këpucët ajo i ka marrë falas nga ish-i i saj.

Me sa duket për shkak të reagimit të ashpër, ‘Kardashian Kloset’ i hoqi shpejt të dy palët e sandaleve të reklamuara për shitje.

Rikujtojmë se së fundmi, ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, ka dhënë deklaratën e saj mbi pezullimin e Ye nga “Instagram”.

Ajo tha se mendon që ka qenë një vendim i duhur.

Kim, e cila u shpall zyrtarisht beqare në fillim të këtij muaji, e ka trajtuar këtë situatë me të qeshur dhe nuk ka reaguar në mënyrë “dramatike”.

“Kim e konsideroi të drejtë pezullimin, por reagimi i saj nuk ishte shumë dramatik. Ajo nuk e ekzagjeroi situatën dhe bëri shaka se i duhej një pushim për një ditë”, tha një burim për “People”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *