• |
ide | kryesore

“U vra 20 minuta pasi zbriti në Ukrainë”/ E vërteta e snajperistit më të mirë në botë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“I vrarë nga forcat ruse vetëm 20 minuta pasi doli në aksion në Mariupol”, – ky ishte lajmi që u shfaq në rrjetet sociale më 15 mars për “Wali”, super-snajperistin kanadez që shkoi vullnetar për të luftuar përkrah ukrainasve.

Tashmë është “Wali” (emri i tij i vërtetë nuk është zbuluar asnjëherë për arsye të kuptueshme) ai që mohon lajmin.

“Isha i fundit që mora vesh për vdekjen time”, – tha ai me shaka në një intervistë me video për gazetën Toronto Star.

“Wali” konsiderohet si një nga snajperët më të mirë në botë. Ai ishte pjesë e regjimentit Royal 22e (një regjiment këmbësorie i ushtrisë kanadeze). Në internet qarkullojnë shifra rekord për të (nëse mund të përkufizohen vrasjet si të tilla).

Një snajper normal qëllon deri në 10 objektiva në ditë, ndërsa ai në Afganistan dhe Irak ka goditur deri në 40. Për këtë aftësi Ëali është modest.

“Unë nuk jam më i miri në botë. Unë jam i mirë, por këtu në Ukrainë ka më të mirë. Unë isha një programues kompjuterësh deri para disa javësh dhe për të qenë një snajper i mirë duhet të stërvitesh çdo ditë ndaj unë jam pak jashtë forme.

Nuk kam vrarë ende asnjë rus, por kam dhënë kontributin tim. Snajperët nuk përdoren vetëm për të vrarë, por edhe për diçka tjetër, ne jemi vëzhguesit më të mirë dhe ndihmojmë inteligjencën” – tha ai. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Ne Kanada jane në pushtet bolsheviket pasi çifutet prindert e komunizmit, kane fuqi absolute dhe me mbeshtetjen e fshehte te Anglise per te dominuar katoliket qe jane shumice. Keshtu qe heroi Sovjetiko-Perendimor eshte ” pikture e njohur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *