• |
ide | kryesore

Berisha: Me mua në krye PD fiton. Nëse humbas zgjedhjet largohem

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha ka konfirmuar sot nga Tepelena se do të garojë në zgjedhjet për kreun e PD-së, duke shprehur bindjen se me të në krye kjo forcë politike do ti fitojë zgjedhjet.

Duke iu përgjigjur interesimit të demokratëve të asaj dege nëse problemet me SHBA-në e pamundësojnë fitoren përballë Edi Ramës, Berisha tha se në të njëjtën pozitë ishte edhe në vitin 1998, por shtatë vjet më vonë erdhi sërish në pushtet.

“Pse u godit Sali Berisha? Vetëm që PD-ja të bëhej shtojcë e PS-së. Por ne shtojcë nuk bëhemi. Ju më pyesni: a fiton PD-ja me Sali Berishën në krye? Unë them fiton. Në 1998 kam pasur botën kundër dhe kemi fituar. Fituam sepse besuam te e drejta. Unë për një kauzë të drejtë luftoj deri në fund. Unë jam i bindur se do fitojmë”, tha Berisha.

Ai u shpreh gjithashtu se nëse PD-ja nën drejtimin e tij do të humbasë zgjedhjet e ardhshme lokale, do të dalë sërish në bazë për të kërkuar votëbesimin e anëtarësisë dhe do të largohet nga drejtimi i partisë nëse humbjet zgjedhjet e përgjithshme.

“Kushdo që të vijë të garojë me mua është i mirëpritur. Nëse nuk fitoj, e respektoj. Nëse në zgjedhjet lokale humbas, do vij të votohem te ju. Po humba zgjedhjet e përgjithshme, largohem dhe jap dorëheqjen”, tha më tej Berisha.

Berisha tha se Rama pengoi procesin e integrimit gjatë qeverisjes së tij, ndërsa sot nuk ka asnjë fakt e provë se u pengua nga demokratët.
“Në vitin ‘97 kur dorëzuam pushtetin në 97, Shqipëria ishte i vetmi vend në rajon në librin e bardhë të Komisionit Europian që ishte përzgjedhur për t’u konsideruar për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave. Bënë fillimisht një gjë, e inkuadruan me republikat e ish-Jugosllavisë, shkova në Komision, u thashë se kjo është anti-historike prandaj mos e bëni këtë, e hoqën, e kuptuan që ishte gabim dhe e keni librin e bardhë të botuar prej tyre. Në vitin 2009-2013 PD eci e vendosur, pandalshëm në procesin e integrimit. U anëtarësua në NATO, u vendos stabilizim-asociimi, u liberalizuan vizat dhe u mor rekomandimi i KE, por që u bllokua nga Edi Rama me këshilltarët e Fierit. Ka 9 vite që Shqipëria rri në vend numëro. Por përsëri, dorëzimi i pushtetit nga unë ishte detyrë më kryesore, nuk mund të mendoja unë të mos dorëzoja pushtetin kur të humbisja zgjedhjet. Humba zgjedhjet, dorëzova pushtetin, u largova nga drejtimi i PD-së. Ai që është sot në pushtet nuk mund të tregojë një fakt apo një të dhënë të vetme se u pengua nga demokratët apo nga Sali Berisha në procesin e integrimit. Ai zgjodhi rrugën e krimit, zgjodhi rrugën e korrupsionit, zgjodhi rrugën që e la Shqipërinë faktikisht, jashtë BE-së. Dalim tek Konica, atë që i kanë bërë shqiptarët Shqipërisë, nuk ia kanë bërë të tjerët”, tha ai.



7 Comments

  1. Arsyeja e vetme e atij sulmi, është pikërisht mesazhi ndaj Xhemal Bushatit, i cili kohët e fundit ka mbajtur qëndrime të qarta politike, të cilat kanë qenë në krah të kundërt me qëndrimet e “Shtëpisë së Lirisë”, Foltores dhe Sali Berishës…

  2. Ti shpallur non grata dhe nuk fiton dot kurre o qelbesire vucidoli qe bije ere te ndyre Shqiptaret kane 30 vjet qe te njofin dhe jane mesuar me genjeshtrat e tua Shqiptaret e dine qe ti je minues i demokracise ne Shqiperi dhe nje hajdut e kriminel i paskrupullt Amerika ta ka bere te qarte qe asnjehere nuk do bashkepunoje me nje kafshe prehistorike si ty Ti mund te genjesh me nje byrek dhe gote me dhalle ca maloke dhe katunare zorrethare po jo gjithe Shqiptaret dhe per me teper Ameriken qe te njef rrenje e dhemballe Mos kujto se vertet Amerika besoi “perplasjet “e tua me Lulzim Bashen Dhe ai do paguaj po ate cmim qe paguan dhe ti Do shpallet non grata si bashkepuntor i jot ne vjedhje,vrasje dhe krime te tjera qe keni bere bashke

  3. PD ka rënë në dorë të shoferit. Kur isha kryeredaktor i RD-së, atë e kisha shofer, të shoqen e kisha financiare. Ai ishte shofer i PD-së, rrinte aty për shkak të së shoqes. Ishte një njeri dru me pre, krejt i pakultivuar, ai është gjyqtari që vendos për PD-

  4. Sa poshte ke rene Ne 2013 i kishe te gjithe bashke dhe nuk fitove dot e shkermoqe PD Me vjen keq per vehte qe te paskam mbeshtetur !!! skam per tja falur vetes

  5. Hahahaha, ky do i humb zgjedhjet dhe do thote nuk iki se mi vodhen. Po ky nuk iku asnjehere nga PD vetem 6 muajt e fundit. Harrojeni qe PD te kete kryetar tjeter sa te jete gjalle ky.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *