• |
ide | kryesore

Dalin pamjet/ Si Basha e blindoi me kamera selinë e PD

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



“Kur hyra në selinë e PD-së mu kujtua kohë kur shkoja të takoja babën në burgun e Spaçit”.

Kjo frazë e deputetit demokrat Tomor Alizoti i ka vënë vulën bunkerizimit të selisë blu nga ish-kryetari Lulzim Basha në ditët pëpara protestës së 8 janarit.

Disa gjëra u panë që në ditët e pas-protestës, por tashmë që dyert janë hapur shihet se selia blu ishte fortifikuar nga të katër anët.

“Përveç dyerve të blinduara, kishte pas tyre edhe trarë hekuri që peshon deri në 300 kg. Për heqjen e tyre janë dashur orë të tëra punë” – rrëfeu një burim brenda selisë blu për lapsi.al.

Por blindimi i dyerve dhe dritareve nuk ishte lënë me kaq. Një tjetër veprim ishte mbushja nga të katër anët e selisë së demokratëve me kamera sigurie. Vetëm në fasadën e saj shihen me sy të lirë të paktën 7 kamera.

Çmenduria shkon edhe më tej pasi kamera janë vënë edhe në pemët që ndodheshin në oborrin e PD-së. (video më poshtë)

“Vetëm në pjesën e jashtme të ndërtesës kanë qenë të instaluara rreth 20 kamera. 5 prej tyre kanë pasur një cilësi të lartë të figurës dhe me siguri duhet të jenë të kushtueshme” – tha i njëjti burim.

Kur Lulzim Basha u pyet për blindimin e dyerve përpara protestës së 8 janarit nisi të bënte ironi.

“Keni harruar të tregoni që kemi edhe tanke në bunkerë, helikopterë në tarracë, kemi edhe snajperë e marinsa mbrapa në aneks. Janë të gjitha të blindura” – tha Basha në atë kohë.

Të njëjtën linjë mbajti edhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

“Jo, nuk ka asnjë derë të blinduar, të asnjë zyre në selinë qendrore të PD. Çdo zyrë e selisë qendrore të PD, ka të njëjtat dyer dhe dritare që ka pasur gjithmonë. E vetmja derë me hekur është dera ku ndodhen panelet elektrike të godinës së PD” – së tha Bardhi në atë kohë.

Koha tregoi se e vërteta ishte ndryshe. Madje u dha edhe një mësim ideatorëve të këtij bunkerizimi se në politikë nuk mund ta mbash dot me forcë atë që nuk ta japin me votë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Berisha e fitoi PD, brenda selisë ç’blinduan dyert, por jo kokat

Video/ Shihni si po pastrohet selia e PD nga dyert e blinduara




10 Comments

  1. euforia e pasuesve të Komisionit të Rithemelimit apo, ndryshe, të idhtarëve të Sali Berishës, është gati në ekstazë. Të gjithë lakenjtë janë në garë se kush do t’i bëjë vlerësimet dhe lajkat më të mëdha Sali Berishës, “pronarit” të përjetshëm të PD-së, të cilin Jozefina Topalli e krahasoi me vetë krijuesin duke e quajtur “fuqi të natyrës”.Shume mire ka bere qe vuri kamera,duke ditur ae kush eshte salih karaxhic berisha me lakejt e tij te krimit si salih luzha Lumneshi qe te vrasin pse e shikon salihun me inate

  2. I cmendur eshte Berisha dhe shpura primitive pas tij, prandaj selia u mbrojt nga barbaret. Te vendosesh kamera qenka krim, te cosh shqiptaret ne lufte civile si 97 eshte paqe, te mrosh institucionin me kamera qenka cmenduri ndersa te vrasesh si me 21 Janar per te mbrojtur karrigen e kryeministrit qenka normale. Shkoni qini veten Bushat & Shkullak (e huazuar nga ushtaret Ukrainas).

  3. Humor i këndshëm mu duk ai i Bes Kallakut në emisionin humoristik “Kosherja” të ABC news.
    Shqiptarët e identifikojnë “konservatorizmin politik me konservat e turshive “, apo që Evi Kokalari është Donald Trumpi iShqipërisë e numuri dy është Çim Peka.

  4. Në gjithë botën si mjete më efikase të mbrojtjes nga krimi i bandave mafioze , konsiderohen sot kamerat e vendosura nëpër rrugë e godina, e blindimi i dyerve të shtëpive të familjeve të kërcënuara nga sulmet e hajdutëve.
    Vetëm Berisha e Lapsi i Bushatit i quan ato si “mjete krimi”

  5. Berisha si Enveri, konsideron si “bashkim të partisë”, vetëm bashkimin e të gjithëve me Sali Berishën.

  6. Vendimi i një gjykatësi të vetëm të gjykatës së Tiranës, me lidhje familjare me Berishën, po konsiderohet si argument juridik i padiskutueshëm, se selia e Partisë demokratike i përket “komisionit të rithemeleit” apo më realisht rikthimit të Berishës si triumfator në ate godinë.
    Në studiot televizive po jepen pamjet e dyerve të blinduara e kamerave të vendosura në fasadën e selisë, për ti cilësuar këto mjete mbrojtëse, si mjete krimi e po tallen duke bërë hesapet se sa kanë kushtuar ato.
    Por askush nuk kujtohet se çfarë ndodhi realisht që shkoi puna deri këtu.
    Për 4 muaj rrjesht nëpër foltoret e transmetuar live nga të gjitha televizionet, Berisha akuzonte “peng Bashën” se ja paskej dhuruar pushtetin Ramës.
    Më keq akoma. Basha paskej marë para nga rusët për të lobuar në qeverinë amerikane, apo paratë e kokainës (skandali Toiota Jaris), i paskej ndarë me Taulant Ballën ???????????????
    E kush do të ishte ai demokrat që pasi të dëgjonte këto akuza të “liderit historik” e të mos e urrente Bashën shumë më tepër se Ramën ?
    A nuk ishte Berisha që bëri thirrjen që do të vij të pushtojë godinën e selisë së PD me ortekun revolucionar të 44 mijë “demokratëve” , e ta flak tutje që atje “me pekule” Lul bravën ?
    Nuk kishte në fakt fare nevojë që të viheshin kamerat e përfolura në fasadën e godinës për të verifikuar “sulmin paqësor” me huj, varre e pyka kuintalëshe, për të shpërthyer dyertë, apo shkallët për tu ngjitur në katin ku ishin mbledhur grupi parlamentar i PD.
    Janë dhënë live nga të gjitha televizionet skenat tragjiko-komike që me ate furi urrejtje të mbjellur nga Berisha, me siguri që po të mos kishte ndërhyrë policia e shtetit, do të përfundonte me viktima “me pekule”.
    Revolucion i turmës së egërsuar me mashtrime e konsideruar shumica (bollshevike), kundër pakicës (menshevike) për të linçuar “kriminelin” Lul brava.
    Po bëhen hesape se sa ka kushtuar një shtyllë hekuri për të përforcuar dyertë nga ai ortek revolucionar paqësor, duke mos u kujtuar se sa kushton qoftë edhe jeta e humbur e një njeriu të vetëm nga dalldia e njerëzve të ndërsyer me urrejtje nga mashtrimet.
    Tani Berisha i ka haruar fare të gjitha “krimet” e Bashës e ndjekësve të tij, e ju bën thirrje që meqë një gjykatës më dha mue të drejtë, unë ju fal e do tju pranoj në “partinë time” të gjithë si deputetë apo me funksionet që kishit.
    Po të thërisni edhe ju “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, unë Sali Berisha do ju a fal të gjitha mëkatet për të cilat ju kam akuzuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *