• |
ide | kryesore

BE hap sërish dyert për emigrantët ukrainas: 1 mijë euro dhe transport falas për secilin

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit


Lufta në Ukrainë shtrëngon BE-në të rihapë sërish dyert ndaj emigrantëve, por nuk mungojnë dyshimet dhe diferencat midis vendeve anëtare. Sot në Bruksel mblidhet Këshilli Europian në nivelin e ministrave të Brendshëm, ku pritet të diskutohet pikërisht qasja e Bashkimit Europian ndaj refugjatëve që vijnë nga Ukraina e shkatërruar nga agresioni ushtarak rus. Flitet për të paktën 6 milionë persona, një “det” i papritur njerëzish që rrezikon të paralizojë strukturat e përgatitura më parë për refugjatët që vinin nga skenarë të ngjashëm, si Siria, Afganistani etj.

Të mërkurën e kaluar, Këshilli Europian dakordësoi një fond prej 3.5 miliardë eurosh për t’u përballur me krizën humanitare, por kjo shifër nuk duket aspak e mjaftueshme.

Polonia është vendi më i ekspozuar, me gati 3 milionë të ardhur deri më tani, dhe nuk surprizon që pikërisht Varshava zyrtare së bashku me Berlinin ka propozuar paketa shtesë për refugjatët. Ndër të tjerat, mendohet të kërkohet një financim direkt për çdo emigrant, që do të marrë 1 mijë euro çdo gjashtë muaj si mbështetje, por edhe përdorimin falas të mjeteve të transportit, veçanërisht për mjetet që sigurojnë një transferim në një vend tjetër europian, që në rastin polak është pothuajse gjithmonë Gjermania e afërt.


1 Comment

  1. UKRAINASIT I MARRIN ME QEJF
    ATA TE LINDJES SE MESME I TRAJTOJNE SI KAFSHE ME TELE ME GJEMBA

    AS PASQYRE NUK KA PER JU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *