• |
ide | kryesore

Paditë e reja për inceneratorët, Tabaku i dërgon letër SPAK-ut për ecurinë e hetimeve

-Instant, Lajme, Të fundit


Nënkryetarja e PD-së dhe kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku i është drejtuar me një shkrese kreut të SPAK-ut Arben Kraja duke kërkuar të marrë informacion në lidhje me hetimet për inceneratorët. Tabaku thekson se beteja do të vijojë deri në vendosjen e drejtësisë.

“Pas një beteje mbi 3 muaj në Komisionin Hetimor të inceneratorëve për të zbardhur të vërtetën e aferës korruptive 430 mln euro nga një grup i strukturuar kriminal kemi dërguar në SPAK 7 padi ndaj: Erion Veliaj, Emiriana Sako, Alqi Bllako, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ëngjëll Agaçi dhe Armando Subashi. Partia Demokratike shkroi një raport 120 faqe që për fatin e keq nuk u votua në Kuvend por që gjithsesi u dërgua në SPAK përmes një padie 90 faqe ku përfshihehin 112 prova që tregojnë se si 50 të akuzuar përfshirë Edi Ramën në krye kanë punuar për të abuzuar me paratë e shqiptarëve.

Kërkesa që i kemi dërguar SPAK është as më shumë e as më pak se sa vazhdimi i zotimit për t’i shkuar deri në fund kësaj afere. Do të vazhdojmë të këmbëngulim deri në daljen përpara drejtësisë për Aferën e Shekullit. Edhe në këtë kohë krize dhe inflacioni të lartë taksat e shqiptarëve paguajnë edhe më shtrenjtë inceneratorin e Tiranës.”- thuhet në njoftimin.

Përveç shtatë padive të ngritura në SPAK, PD ka dorëzuar edhe një dosje që sipas tyre përbëhet nga 112 prova që provojnë shkeljet e qeverisë, dosje e cila si të përfshirë akuzon 50 individë. Dosja përmban nga emri i kryeministrit të vendit Edi Rama e deri tek anëtarët e zbatimit, të cilët kanë ndihmuar, mbështetur dhe favorizuar kompanitë koncensionare.

 


1 Comment

  1. Komedi bordellosh, drejtesia gjithmone e komanduar nga politika, ….vendi pa institucione funksionale ku drejtesia kolaps total ne tridhjet vjet adnje institucion i pavarur demoktatik por pjella qe isherbejne vetem politikes asgje me shume kjo karakurve e radhes i drejtohet drejtesise???????……kujt drejtesie moj prostitite po ku funksionon shoqeria me institucione te kapura dhe ne kolaps total kujt ja shet kto mutra moj shurrhane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *