• |
ide | kryesore

Zelensky: Referendum për marrëveshjen me Rusinë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Raundi i ri i negociatave Ukrainë-Rusi është paralajmëruar të mbahet nga 28 deri në 30 mars, në mesin e përpjekjeve të shtuara duket për arritjen e një marrëveshjeje e cila t`i japë fund luftës.

Ukraina i ka përshkruar si mjaft të vështira bisedimet e deritanishme me rusët, e nuk pret ndonjë përparim të madh edhe këtë radhë. Ndërsa ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu u shfaq optimisht disa ditë më parë, kur tha se duket sikur palët po lëvizin pak më shumë drejt një ujdie. “Sigurisht, nuk është e lehtë të gjendet dakordësia kur lufta vazhdon e vriten civilë, por janë bërë hapa përpara”, ishte komenti i tij.
Neutraliteti i Ukrainës, mosanëtarësimi në NATO, çarmatosja, denazistifikimi dhe heqja e pengesave për përdorimin e gjuhës ruse në vend, janë kërkesat e Moskës, si dhe statusi i Donbasit e Krimesë së aneksuar në 2014-tën. Volodymir Zelensky tha se ai dhe ekzekutivi i tij janë të gatshëm të diskutojnë asnjëanësinë e Ukrainë, por insiston ndërkohë në integritetin territorial të saj dhe pretendon garanci efikase për sigurinë. Ai u shpreh në favor të mbajtjes së një referendumi për amendimin e Kushtetutës lidhur me neutralitetin.
Zelensky: Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për garanci sigurie dhe neutralitet e për statusin jo-bërthamor të vendit tonë. Kjo është pika më e rëndësishme. Një referendum popullor do të lejonte që ndryshime kushtetuese për neutralitetin te Ukrainës të bëheshin brenda disa muajve, dhe kjo është një rrugë më e shpejtë sesa procedura parlamentare.
Sipas Zelenskyt, pala ukrainase mund të diskutojë për përdorimin e gjuhës ruse në Ukrainë në bisedimet me Rusinë, por refuzon të diskutojë kërkesa të tjera ruse, siç është çmilitarizimi i vendit apo denazistifikimin, që e konsideron një çështje krejtësisht të pakuptimtë.



3 Comments

  1. E KANE KAPUR NAZISTET PREJ KOQESH PRANDAJ FLET KESHTU
    DO TE TE VRASIN EDHE TU SI NEGOCIATORIN POR LEVIZE BYTHEN NGA KERKESAT E TYRE IDIOTE

  2. Ky palaco nuk di sa ushtare e sa shtetas ka brenda kufirit, jo me nen udheheqjen e tij. Si do ta beje referendumin? Kush do ti numeroje votat, Putini apo Erdogani?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *