• |
ide | kryesore

‘Inceneratorët’/ SPAK firmos disa urdhër arreste, mes tyre zyrtarë dhe biznesmenë

-Instant, Lajme, Të fundit


Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur urdhër arreste për çështjen e inceneratorëve. 20 urdhër arrestet e firmosura nga gjykata për inceneratorët përshijnë emra që janë përfshirë tek dy inceneratorët, ai i Fierit apo tek ai i Elbasanit. Nga 20 urdhër arrestet: 12 janë masa sigurie ‘arrest me burg’ nga të cilat 7 janë ekzekutuar dhe 5 të tjerë janë në kërkim. Ndërkohë që 8 janë masa sigurie në gjendje të lirë. Mëngjesin e kësaj të marte ka nisur operacioni për kapjen e të gjithë të përfshirëve,

I prangosur ka përfunduar drejtori i Albpetrol Florian Muçaj, i cili më parë ka qenë anëtar i Komisionit të Prokurimit për inceneratorin e Fierit. Po ashtu është arrestuar dhe Loran Dusha, administrator i inceneratorit “Integrated Technology Waste Treatment Fier”.

Ndërkohë kujtojmë se në lidhje me aferën korruptive të inceneratorëve është arrestuar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar administratorët, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

 

 


4 Comments

  1. u vodh barbarisht industria e naftës, ajo e hidro-energjisë. U mbyllën e u shitën për skrap uzina e prodhimit të plehrave azotike në Fier, me teknologji të avanguardës, e ndërtuar nga kompania italo-amerikane Mont-Edison. U mbyllën e u dërguan për skrap uzina e telave-Shkodër, uzina e shkrirjes së kromit-Burrel, Uzina e përpunimit të naftës-Ballsh, uzina e instrumentave-Korçë, kombinati siderurgjik-Elbasan, uzina e traktorëve-Tiranë e të tjera e të tjera.

  2. Kane arrestuar Sardele te vogela ,, jo jo peshkaqena duhet arrestuar .

    Trekendeshi i Bermudeve dhe Lul Brava duhen arrestu .

    Burgu i Burrelit 20 Kate
    EDVINJE e SALINJE Ngjajshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *