• |
ide | kryesore

Zbulohen 27 milionë dollarë tendera të tjerë nga shteti për Klodian Zoton, strumbullarin e inceneratorëve

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Thellohet skandali i inceneratorëve. Klodian Zoto, njeriu në kërkim për aferën miliona euroshe të inceneratorëve nuk merr para nga shteti vetëm për inceneratorët që paguhet ti ndërtojë dhe ti vërë në funksionim, por merr tendera edhe për landfille, vendosje të matësve të OSHEE-së, apo edhe ndërtim rrugësh.

Dhe këto para publike që i janë dhënë Zotos nuk janë pak, por mbi 27 milionë dollarë.

Ishte Monika Kryemadhi ajo që, pas nxjerrjes së urdhër-arresteve nga SPAK mëngjesin e sotëm, doli në një konferencë për shtyp dhe nxorri fakte të reja për përfshirjen e strumbullarit të inceneratorëve në punë të tjera publike.

Lexo më tej: SPAK pret fletë arrestet për deputetin Alqi Bllako dhe 20 zyrtarë 

Nëse do ti bënim një përmledhje denoncimeve të Kryemadhit sot, kompania e Zotos “ITS” ka marrë 10.9 milionë dollarë për të ndërtuar landfillin e Vlorës, ka marrë 3.9 milionë dollarë nga ministria e Mjedisit, 1.25 milionë dollarë nga ministria e Mirëqënies Sociale, 8.7 milionë dollarë nga OSHEE dhe 2.37 milionë dollarë nga Bashkia e Rrogozhinës.

Në këtë rend u bënë dhe denoncimet e sotme. Ato rendinet më poshtë dhe listat apo kontratat e tenderave.

Për landfillin e Vlorës, Kryemadhi thotë se nuk është prezantuar publikisht.

“Në 27 prill të 2020, Klodian Zoto ITS ka marrë 9 milionë e 800 mijë euro për landfillin e Vlorës për të cilin deri më sot ne nuk kemi dëgjuar absolutisht asnjë gjë. Ka qenë e fshehur, e padeklaruar dhe e paprezantuar jo vetëm publikisht por edhe në aspektet e dokumentacionit.” – u shpreh Kryemadhi.

Më pas kryetarja e LSI-së, liston para publike që janë marrë nga ITS-ja e Zotos në kohë të ndryshme dhe institucione të ndryshme. (Me detaje tek fotot poshtë). 

“Në vitin 2016, ka marrë 1 milionë dollarë nga Ministria e Mjedisit, ndërtim i impiantit të pastrimit të grykëderdhjes së Lumit Shkumbin rikualifikimin e vijës bregdetare në Vilë Bashtovë, Rrogozhinë.

Ka marrë po ashtu 320 milionë lekë nga Bashkia Rrogozhinë, ka marrë po ashtu 650 milionë lekë nga Bashkia Rrogozhinë përsëri.

Ka marrë përsëri nga Ministria e Mjedisit 2 milionë dollarë.

Më e bukura ka marrë 6.7 milionë dollarë nga OSHEE për vendosjen e matësave.

Më pas, përsëri në 2017 ka marrë nga Ministria e Mjedisit rreth 900 mijë dollarë.

Ka marrë përsëri nga Bashkia Rrogozhinë 1.5 milionë dollarë.

Ka marrë përsëri nga OSHEE drejtoria rajonale e Tiranës ndërtimi rrjeti të ri shpërndarës 20KË, 2 milionë dollarë.

Ka marrë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, 1 milionë dollarë për ndërtimin e bazës prodhuese të shkollës ‘Karl Gega’.

Dhë përsëri ka marrë 255 mijë dollarë përsëri nga Ministria e Mirëqeniës Sociale.” – shtoi Kryemadhi.

Monika Kryemadhi zbuloi se kompania e Klodian Zotos merret edhe me ndërtim rrugësh. Këtu ajo zbuloi një kontratë të ITS-së me kompaninë AlbStar që ka ndërtuar stadiumin “Air Albania”.

“Ka një kontratë në sipërmarrje me kompaninë ‘Alb Star’ merret dhe me ndërtim rrugësh. Dhe kjo përsëri është bërë në shtator të 2020. Ja ku janë dhe firmat e të dy kompanive.” – përmbylli Monika Kryemadhi denoncimin. Këtu vlera e kontratës është rreth 315 mijë dollarë.

Jo vetëm qindra miliona euro për ndërtimin e inceneratorëve që nuk janë ndërtuar, por për njëriun kyç të aferës 430 milionë euroshe jepeshin edhe miliona dollarë të tjerë nga pushteti. Ndërsa prej muajsh SPAK po godet pak nga pak këtë aferë, a do zbulohen të tjera afera, shkelje, apo tendera ku është e përfshirë mazhoranca në pushtet me Zoton e shpallur në kërkim? Kjo mbetet për tu parë.

Seriali i inceneratorëve po gris fasadën e një pushteti që kontrollon gjithçka dhe ndan gjithçka me një grusht njerëzish. Faktet e zbuluara sot se një kompani që fiton punët publike me shkelje skandaloze në fushën e djegies së plehrave, por edhe në atë të ndërtimit, edhe tek energjia elektrike e provojnë këtë më së miri. ©LAPSI.AL 



27 Comments

  1. Cfare te zbulohet me shume qe te binden ata qe po e votojne Edi Ramen, qe ky njeri i beri edhe me shume te keqija ketij vendi,se sa pushtimet me te egra qe ka pasur ndonjehere? Ti japim nje ultimatum disa ditesh, qe te jap doreheqjen dhe ndoshta e amnistojme ose te perfundoje ne burg.

    1. po nuk binden 780 mije votues te rames se ka vjedh alqi bllako

      rama bleu kryetarin e opozites qe supozohet te jete kryetari i opozites !

      keta 780 mije e votuan kur e mbushi shqiperine me kanabis dhe biin avionen ne divjake preze gjader, gjirkoaster kucove , fikeshin radaret

      ata as fotas nona nuk i bind dot kunder rames harroje

      edhe taninga 780 mije votuesve te ps qe jane pensioniste dhe buxhetore ne masen me te madhe , me cmimet qe u rrten vaji uji buka, atyre iu pergjysmuan te ardhurat perseri ramen do votojne

      edhe bar do hane edhe ramen e votojne

      nuk ke ci ben

      keta jane te njejtet qe votuan PPSH ne mars 1991, pastaj ne qershor ppsh u be PS.

      nuk ke ci ben , dhe nuk eshte as ceshtje brezash, se kane kaluar 30 vjet dhe pensionistet e asja kohe jane tu vdek sot, por votojne femijet e tyre

      ca te te them , mjafton te shihje si u mbush sheshi ne 25 prill ne mes te tiranes plot plot

    2. sakte e ke thene, shqiperine e ka pushtuar Edi Rama. Ky eshte me keq nga pushtimet me te egra ndonjehere ne historine e vendit.
      eshte bere kaq keq sa s’ka besim se mund te behet me mire
      ne kohen e Sali sheqeres ishte te pakten shpresa se ai mund te shporrej

  2. Po te ishte denuar me pare burri i kesaj apo Berisha me Bashen per zullumet e tyre sot do kishim nje Shqiperi me me pak korrupsion.

    1. Po o sufllaqe i paemer i ores 16.57 ke te drejte Po te ish denuar Ilir Meta eSali Berisha sot do kishim shume me
      pak korupsion ndoshta fare me mire se vendet nordike Do ishte Luli qe nuk linte Ramen te bente kembe

  3. Monika e the qe e the, pse si thua ministrat qe nderhyjne per keto tendera ?? thotë:

    Atehere i bie shtet mbi shtet. Gjith ky superskandal me taksat e njerezve dhe asnje kontroll shteteror ???
    Dhe te gjithe keta emrat qe dolen sot per arrest nga Spak, dihet qe jane njerezit e Gjiknurit dhe Ahmetajt. Plus disa te tjere qe pasi u lajmeruan , keto ditet e fundit moren avionin dhe u zhduken

  4. Gerrmoni gerrmoni se do gjeni perla nga kriminelet mavi . Perfundimisht keta plehra nuk na kane drejtuar po na kane xhvatur me vetedije te plote . keta plehra plumbin e kane pak .

    1. As edhe nje sekond te vetme nuk kane punuar keta monstra per shqiperine.ne keto 9 vjet kane vjedhur dite e nate pa pushim.edhe ne ditet e gjemave (qe kur kane ardhur keta ne pushtet,te gjitha fatkeqesit qe ka pare bota kane mberritur ketu),edhe ne ditet festive.ne ditet me si,me diell.cdo dite e nate vetem kane vjedhur.nuk ekziston,zoto,gugallja etj etj jane vetem emra hua.hajduti ka vetem nje emer.Edvin kurva.

  5. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit thotë:

    Pse nje pjese e mediave nuk e publikon faktin qe nje prej personave te arrestuar, Bardhyl Xhabiri, eshte vellai i nje prej ish partnereve te Linda Rames, Ylli Xhabiri, i rekomanduar per t’u punesuar ne Ministrine e Mjedisit nga vete zonja Rama?
    Edi Rama eshte hajdut si Ilir Meta dhe Sali Sheqere Berisha

  6. Keta rilindasit ose sdin te vjedhin ose jane aq arogante sa sju ruhet per taksat e qytetarve dhe shtetin ne pergjithesi. Po te njejtin emer dhe skeme paskan gjetur laj thaj ne cdo afere.

    1. Kane abuzuar aq piset por aq piset dhe hashiqare saqe mendoj se duhet te kene nje inteligjence idioti . Por problemi tashme nuk eshte tek abuzimi por ajo qe shqeteson me shume eshte se nuk kishin frike athere kur i bene keto vjedhje dhe nuk kane frike edhe tani qe kane dale gafil . Vetem druri bene fajde

      1. komedia që po dërdëllis Saliu si mbrojtje, është krejt një marrëzi që mund ta thonë vetëm regjimet komuniste, si ai i Enver Hoxhes që thosh se “presidentët në Amerikë i blen borgjezia”: “Non grata, thotë Saliu, nuk më ka nxjerrë Amerika, por miliarderi Soros”.

        1. Po te shohesh dhe lexosh jo vetem Top-Channelin, do e kuptosh qe Non Grata eshte puro nder per Ramazanin.

          Lexo dhe kupto fuqine e sorrosit ne te majten amerikane, urdherat qe i jepte Hillari Klintonit, lidhjen me Blinkenin dhe te jatin e Blinken qe e ka patur nepunes te fondacionit te tij ne Universitetin qe pergatit keto “rilindasit” ne Hungari etj etj dhe do e kuptosh qe politika dhe konjkuturat nuk jane bardh e zi vetem….

          klm!

  7. Si tha Migjeni” ah qe s’kam nje grusht me i ra malit..”

    Hani mut te gjithe jo vetem Rama por Meta dhe Berisha jane njelloj.
    Monika i di te gjitha sepse eshte ne valle plotesisht.
    Fjalime koti.

  8. Gabim – strumbullari eshte Rama. Ky eshte ‘zar inceneratoresh’, ashtu si p.sh., zarat e ambasadave, zarat e policise, etj.

    1. Pikerisht, meqe nuk i plasi kari atij qe vodhi, sic dhe ty nese do ishe ne ate vend, duhet tju shkerdhesh robt ne pidh ti maresh ato leket mbrapsht dhe te futen ne burg nja 25 vjet dhe pastaj ven men gjithe bythqirat si puna atij dhe e jotja qe ta menojne mire kur bojne si karderra.

  9. Po kush e beson se ky surrat marmote do vinte ne rrjesht gjithe ministrite te firmoseshin 13 procedura brenda nje dite e te vjedhe milionat e eurove pa e rrujt leshin?

    Ky eshte ciraku i kesaj pune. Ik arrestoni Arben Hundcifteahmetajne dhe Ramazanin sepse ata jane perfituesit e miliona eurove. Nese ka bythe SPAKU ta beje kete pune, do ishte arritje per gjithe Shqiperine dhe do vihej nje gur themeli qe kjo lloj katrahure me leket e shqiptareve mos te ndodhte me.

    1. Ramazani ta ve ne rrjesht SPAKUN me gjithe gjykatat sic ve ne rrjesht opoziten, mediat, e me radhe
      nuk ta cliron dot Shqiperin SPAKU se s’eshte bere per at pune

  10. A do gjurmohen te gjitha transaksionet e tij dhe ku i ka cuar keto para?

    Sa ushtare ka si puna e zotos rilindja?

  11. Afera skandaloze korruptive me protagonistë ish “kuadro” të larta të LSI, është denoncuar nga Partia demokratike që në kohën kur LSI qeveriste Shqipërinë në aleancë me PS pas darkës së famëshme me ngrënjen e ngjalave që Meta pat thirrë Ramën për tu pajtuar me te.
    E kam dëgjuar zonjën Kryemadhi që të bëjë me zell këto dy vitet e fundit , protagonisten e “zbulimit” të dokumenteve “të reja” sëbashku me nënkryetaren e saj, Briseida Shehaj, ish drejtoreshë e tatimeve në qeverinë e koalicionit PS-LSI..
    Sigurisht që shumë më tepër akses në dokumentat qeveritare korruptive të asaj aleance ka pasur LSI e jo Partia demokratike e drejtuar nga Basha, që tani Monika e akuzon se i ka shërbyer Ramës.
    Këto dokumenta LSI i ka pasur të poseduara , jo tani, po qëkur shpalli aleancë opozitare me PD.
    Përse nuk i publikoi atëhere po u kujtua ti publikojë tani që ngeli me vetëm katër deputetë e u bë streha e Berishës me “Shtëpinë e iLirit” duke ju kundërvënë Bashës ?
    Akoma më absurde e qesharae është pretendimi i Monikës se PD e Bashës po e kursen Erion Veliajn në akuzat për inceneratorët, kur dihet që publikisht se ajo e socialistët e LSI kishin shpallur publikisht se kishin shpresa që PS do të shpëtonte nga Rama, me forcimin e grupit “kundërshtar” të tij, “socialistët e ndershëm” Gramoz Rruçi, Fatmir Xhafaj e Erion Veliaj.
    Ka qenë krejtësisht e kundërta.
    Basha i ka demaskuar thuajse njëlloj si Ramën edhe Veliajn, e bile këtë të fundit edhe më tepër si një servil i pacipë i Ramës.
    Asnjëherë nuk janë dëgjuar në gjithë Tiranën thirrjet në kor të dhjetra mijërave protestues njëzëri “Rama ik” në protestat masive të organizuara nga Basha, ku në fjalimet e tij denoncoheshin me forcë të gjitha veprimet korruptive të qeverisë, jo me epitetet qesharake “kreu i Meduzës”, por me fakte konkrete.
    Pakskej qenë Basha peng i Ramës e që paskej dashur që ta mbajë ate në pushtet.
    Po përse iku ai nga punësimi në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës me një pagë mujore afër 10 mijë euro e të vijë në Shqipëri që të bëhet sejmen i Ramës me thërrimet që do ti hidhte ai ?
    Llogjikë haxhiqamilistësh

  12. Shkaterrojeni kete vend or Rilindas, edhe kur hyjne ne burg apo ne kerkim nderkombetar “shteti” iu jep para e kontrata pa fund!!!

    Ku eshte SPAK? Apo dhe keta jane bashkepronare me oligarket e rilindasit!!!!

    1. Shumica e Bordit të Censurës në Facebook ka lidhje me miliarderin e majtë George Soros – Judicial Watch

      Pretendimi i saj përforcohet nga fakti se kinezët ndaluan të gjitha udhëtimet nga Wuhan në pjesë të tjera të Kinës, por lejuan udhëtime të përhapura nga Wuhan në të gjitha vendet e tjera! Për fat të mirë, Trump ndaloi shpejt të gjitha udhëtimet në Kinë drejt dhe nga SHBA, duke shpëtuar dhjetëra mijra jetë. Është shumë ilustruese që kinezët, W.H.O. (një organizatë e OKB-së) dhe Demokratët e SHBA-së (shumë prej të cilëve po bëjnë presion për kufij të hapur dhe komunizëm) të gjithë e sulmuan Trumpin për këtë gje! Duhet të pyesni veten pse…

      Dhe sigurisht, të njëjtët demokratë e kanë përdorur në mënyrë të gabuar pandeminë në një përpjekje për të diskredituar Trumpin dhe axhendat e tij America first, duke e fajësuar gabimisht atë për të gjitha vdekjet dhe duke e përdorur atë për të shkaterruar ekonominë amerkane dhe për të justifikuar votimin universal me postë, që është subjekt i mashtrimit masiv. Axhendat nacionaliste të Trump janë antiteza e globalizmit, kështu që ata që shpresojnë të eliminojnë republikën kushtetuese amerikane dhe kapitalizmin e tregut të lirë në favor të një rendi te ri boteror, të përbërë nga një shtet autoritar komunist global, janë të dëshpëruar për ta hequr qafe Trampin.

  13. Po rrogozhina eshte koperative . edhe aty paska fut hundet ky? Nejse se edhe ata qe e drejtonin atehere bashkine me injorant e me hajdut se ky ishin . Njeri 6 klase shkolle dhe tjetri i denuar per droge ne belgjike. E gjejne mire njeri tjetrin horrat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *