• |
ide | kryesore

A do rikandidojë për kryetar të PD-së? Basha jep një përgjigje të kriptuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes nëse do të rikandidojë për kryetar partie.

“Unë nuk jam këtu për veten, por jam për vlerat e PD dhe të demokratëve të Shkodrës”, iu përgjigj Basha pyetjes së gazetarëve, pasi takoi ditën e sotme strukturat e PD-së në Shkodër.

Për takimet që ka zhvilluar të dielën me strukturat e PD-së në Shkodër, Lulzim Basha thotë se janë në funksion të bashkimit të partisë.

“Bashkimi duhet të bëhet rreth vlerave, e jo anti-vlerave”, u shpreh Basha.

Basha tha se Partia Demokratike nuk mund të bëhet me non-grata.

“Partia Demokratike nuk bën dot përpara me non grata, me propagandë dhe pa e parë të vërtetën në sy ashtu siç është. Më 6 mars ishte betejë mes vlerave dhe antivlerave, antivlerat mund të kenë triumfuar, bashkëpunimi i non gratave mund të kenë fituar, blerja e votave mund të ketë qenë më e lehtë, por një gjë është e qartë që kështu nuk ecet përpara”, tha Basha. ©Lapsi.al 



7 Comments

  1. “Unë nuk jam këtu për veten, por jam për vlerat e PD dhe të demokratëve të Shkodrës”, tha Basha. ==

    – Ti këtu je thjesht për veten.
    – Ty as t’a ndjen për vlerat e PD.
    – Ti i tradhtove demokratët.

    “Bashkimi duhet të bëhet rreth vlerave, e jo anti-vlerave”, u shpreh Basha. ==

    – Antivlerat e tua janë vlerat tona dhe anasjelltas.

    Çfar do thuash tjetër ?!

    1. Palaco komplet. Njeri i ndyre. Do te beje ende dem. E financon rama. basha i eshte bere pd si ferre ne kembe

      Ndyresire komplet

  2. Qylxhi, llokmaxhi se ndal asnjë perendi. Hiqet si katolik po është stramastik, pi birrë dhe shpirtin e ka hirrë.

    Në origjinë është bektashi ka prishur Kisha e Xhami po jeta i ka shkuar birinxhi.

    Me shokun Enver ka bere fotografi pas aksionit kunder objekteve të kultit ! Grupet armiqesore luftoi gjithe jeten në parti

  3. “Përgjigje e kriptuar” ?
    Përkundrazi ishte një përgjigje shumë e kjartë.
    Partia demokratike nuk mund të jetë e bashkuar pas non gratas nga DASH për Berishën., duke u ndarë në berishistë e bashistë.
    Ishte kjo arsyeja që ai dha dorheqjen si kryetar i PD me mendimin se këtë do ta bënte edhe shkaktari i kësaj përçarje, Berisha.
    Me nocionin e “shumicës” janë bërë gjithmonë shtrembërime të mëdha .
    Është fakt se me propoganda mashtruese i krijuan “shumicat e tyre popullore” të gjithë diktatorët kriminelë të botës., Hitleri, Misolini, Stalini e deri tek Enveri apo Edveri e deri tek Putini i Rusisë që sulmoi Ukrainën për ta çliruar nga “nazisti” izraelit , Zelensky.
    Sigurisht që tek shqiptarët që ndikohen shumë nga kulti i individit, e kanë mendësinë dumbabiste haxhiqamiliste, nëse del një “lider historik” e i mashtron se Basha ka bashkëpunuar me Putinin për të lobuar në qeverinë amerikane, apo Basha i ka ndarë me Taulant Ballën paratë e drogës të Toiota Jaris, se Basha mbështet vjehrin apo kunatin e tij “oligark”. apo Basha ësht[ “peng i Ramës”, sigurisht që një shumicë demokratësh, adhurues të “liderit historik” do ta besojnë.
    Au nuk u pyet në foltoret Berisha nga ish të persekutuarit e ish pronarët, se si është e mundur që e ke mbështetur Bashën kaq shumë kur e dinje se ishte kaq negativ, ai u mjaftua me “autokritikën” alla komuniste se ky është “gabimi im”.
    Njeriu mund të bëjë një “gabim” të falshëm , por kursesi një “gabim” i zgjatur në 16 vite e që është një faj i madh për të cilin duhet të ndëshkohesh.

    1. A ka bërë gabime Basha ?
      Sigurisht që po.
      Nuk ekziston asnjë njeri i pagabueshëm në botë.
      Gabimi i tij më i madh ishte se ndonëse e njihte Berishën nga afër për 16 vite, i besoi atij në premtimin se nuk do ta ngatëronte PD me non gratën e DASH, por do të mbrohej personalisht në rrugë gjyqësore e me ndihmën e “miqve të shumtë” që kishte në SHBA e BE.
      Ai i besoi me naivitet atij premtimi, e u gjet krejtësisht i papregatitur nga sulmet e Berishës në foltoret.
      Veç kësaj, Basha ka gabuar edhe në përzgjedhjen e “miqve” të tij.
      Dëgjojmë ca bylyk-bashër që Basha i vlerësoi e ju besoi detyra të rëndësishme, që pa pikë turpi deklarojnë tani nëpër media se shkonin në zyrën e Berishës e intrigonin kundër tij ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *