• |
ide | kryesore

Vrasja e Taulant Beqirajt në Vlorë, dënohet me 21 vite burg autori

Arkiva, Lajme, Të fundit



Autori i vrasjes së Taulant Beqirajt është dënuar me 21 vite burg.

Gazetari Enrik Mehmeti tha për ‘BalkanWeb’ se trupi gjykues i përbërë nga Enkel Peza dhe anëtarë Herila Çela dhe Hektor Sinana kanë vendosur që ta dënojnë me 21 vite burg të pandehurin Elton Hajnaj, 2 vite më shumë se sa kishte kërkuar prokuroria për akuzën e vrasjes me dashje dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.

Hajnaj është akuzuar si autori kryesor që ka shkrepur armën dhe vrarë të riun në rrugën transballkanike.

Gjithashtu dhe 2 shokët e tij Hans Jonuzaj dhe Skerdjan Gabrani ,janë dënuar me nga 6 vite burg secili si përkrahës të autorit të krimit.

Ngjarja: 

Ngjarja është shënuar në datën 3 mars të një viti më parë, pranë Gjykatës së Apelit ku është ekzekutuar me armë 31-vjeçari, Taulant Beqiraj.

Atentati ka ndodhur në momentin kur viktima ishte duke ecur në këmbë në trotuar. Autori i vrasjes, sipas dëshmitarëve, ka zbritur nga një mjet, i pa maskuar, dhe ka qëlluar me breshëri ndaj Beqirajt duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes, autori është larguar me autoveturën tip ‘Ford’, dhe ka arritur të largohet ndërsa pas ndjekjes është kapur një prej shokëve të tij, ndërsa shoku tjetër është dorëzuar disa ditë më pas. Vet autori nuk është arritur dot të kapet ende .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *