• |
ide | kryesore

Probleme në marrëdhëniet Beograd-Moskë? Zëdhënësja e Lavrov: Ndoshta ka një perceptim tjetër të miqësisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i ka dërguar një mesazh të qartë lidershipit politik serb që të jetë më konseguente në mbrojtjen e marrëdhënieve miqësore me Moskën

“Ne jemi të vetëdijshëm për presionin ndaj Serbisë. Ne regjistrojmë gjithashtu deklaratat e miqësisë së Beogradit me Rusinë. Ndoshta ka një perceptim të ndryshëm të miqësisë. Ne mbrojmë miqtë në kohë të vështira dhe kërkojmë që të gjithë ata që na quajnë miq të kenë të njëjtën qasje”, tha Maria Zakharova, sipas mediave serbe.

Deklarata është reagimi i parë i Moskës ndaj votimit të Serbisë në favor të një largimi të përkohshëm të Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. 

Serbia gjithashtu votoi në favor të OKB-së dhe dënoi pushtimin rus të Ukrainës.

Analistët thonë se deklarata e Zakharovas është një paralajmërim serioz për të parandaluar një ndryshim në qëndrimin e Beogradit ndaj Rusisë.

Vihet re se Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, por është nën presion të fortë për t’u lidhur me politikën e jashtme të BE-së në të cilën dëshiron të anëtarësohet.

Në deklaratat e fundit publike, presidenti Aleksandar Vuçiç, edhe pse deklaron se Rusinë e konsideron vend mik, mbron perspektivën evropiane të Serbisë.

Në një intervistë të fundit për televizionin publik serb, duke justifikuar mbështetjen e tij për rezolutat anti-ruse në OKB, ai theksoi se nuk ishte i përgatitur të përplasej me Perëndimin dhe ta gjente Serbinë nën kërcënimin e sanksioneve.



1 Comment

  1. ME NJE ARTIKULL DO TE MBULOSH KETO MARREDHENIE
    NA THONI TE VERTETEN E SORRROSIT ME SHQIPERINE ATE BENI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *