• |
ide | kryesore

Zbulohet komploti për të rrëmbyer ministrin gjerman të shëndetësisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet policore gjermane zbuluan një komplot për të rrëmbyer ministrin e shëndetësisë, Karl Lauterbach. 4 persona u vunë në pranga ndërsa një i pestë u shpall në kërkim. Sipas të njëjtave burime të përfshirë ishin grupe që kundërshtonin kufizimet e Covid-19 dhe vaksinimin e detyrueshëm.

Prokurorët thanë më herët se grupi kishte si synim edhe të shkatërronte objektet e energjisë elektrike për të shkaktuar një ndërprerje të energjisë në mbarë vendin.

Vetë ministri në një deklaratë për mediat tha se synimi i tyre ishte të destabilizonin shtetin dhe sistemin demokratik të vendit.

“Kjo është një pakicë e vogël në shoqërinë tonë, por ata janë shumë të rrezikshëm,” – tha Lauterbach në një konferencë shtypi.

Të dyshuarit ishin të lidhur me grupe që protestuan kundër kufizimeve të Covid, dhe me lëvizjen e ekstremit të djathtë “Reichsbürger”, e cila mohon ekzistencën e shtetit modern gjerman.

Në dhjetor, policia zbuloi një tjetër komplot nga aktivistët kundër vaksinimit për të vrarë kryeministrin e shtetit të Saksonisë në Gjermaninë lindore.

Fushata e vaksinimit në Gjermani po lëkundet, me rreth 76.6% të popullsisë që ka marrë të paktën një dozë, më e ulëta në vendet e Evropës Perëndimore si Italia apo Spanja, ku shifrat janë shumë mbi 80%. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *