• |
ide | kryesore

Berisha shpërthen në akuza ndaj Alibeajt: Është bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha në një konferencë për mediat ka nënvizuar se i ofroi Gazment Bardhit dhe Enkelejd Alibeajt një ofertë për bashkimin, por që sipas tij, u refuzua prej tyre.

Berisha e cilësoi Alibeajn si bashkëpunëtor të Ramës.

Lexo më tej: Berisha nis ofensivën ndaj Enkelejd Alibeajt 

Berisha shtoi se kryetari i Partisë Demokratike është Komisioni i Rithemelimit, me votat e të gjithë anëtarëve, e jo ai.

“Edi Rama loz me fasadë. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës të shtyrë tre muaj ose më shumë. Njeriun e parë që kam takuar, i kam shtrirë dorën, ka qenë kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj dhe deputeti Gaz Bardhi. Njeriu që e krijoi u largua duke marrë të gjitha përgjegjësitë, por kjo aferë gjeti refuzimin e zotit Alibeaj. Zoti Alibeaj, jo vetëm refuzoi ofertën, por i urdhëruar nga Edi Rama nëpërmjet Lulzim Bashës sic e shprehu vetë në Shkodër Basha, paditi PD në gjykatë. Më lejoni t’ju bëj me dije se padia e tij është nul për arsye se nuk kanë qenë palë.

Kodi i procedurës civile përcakton në mënyrë të qartë se kush mund të paraqesë ankim ndaj një vendimi gjykate. Veç kësaj Alibeaj nuk ka asnjë targer për të firmosur dokument, veçse për kohën që njihej si kryetar i grupit parlamentar. Kryetari i PD dha dorëheqjen. Kryetari i PD aktual është Komisioni i Rithemelimit si kryetar kolektiv kolegjial. Kjo do të thotë se firmat e të gjithë atyre së bashku. Askush tjetër s’mund të firmosë në emër të PD. Natyrisht me urdhër të Ramës institucionet janë të afta të bëjnë gjithçka. Për këtë arsye u detyrova t’i them Alibeajt se për ne ai nuk është më kryetar i grupit parlamentar. Ai ka paditur në kundërshtim me ligjet PD. A mund të paraqitet një platformë, një bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës në aktet kundër PD? Kjo nuk ndodh. Së dyti, unë vlerësoj shumë qëndrimin e deputetëve të PD, për zhvillimet nga baza në qendër”, tha Berisha.



17 Comments

  1. po ca bashkepunetori thua o vrases…ti ke gjithe ato vrasje mbi supe dhe rri hedh balte mbi njerezit qe vertete punojne

    1. Të gjithë “komentuesit” këtu janë i njëjti person i paguar nga klika e Ramës të flasë kundër Berishës. Sahanlëpirës dhe fytyrë e poshtër.

      Mos ndalo doktor, merri frymën këtyre qelbësirave të kuq!! I ka zënë paniku.

      1. Te ishte saliu ne kohe te Enverit te gjithe keta do ti kishte pushkatuar si armiq te popullit dhe te shitur tek te huajt. hahahahahahahahaah sali – enver jemi gati kurdohere.

  2. Cdo kundershtar ce te del ne ate parti cenka bashkpuntor i Rames shpresojm mos te te dali dhe Flamur kundra se dhe ate do ta akuzosh per bashkpuntor te Rames

    1. Po berishe po tnjejtin muhabet ke ti njeher luli nje her alibeaj e tjetri e tjetri po ti shif veten njeher para qe je i mbrabsht

  3. Rama nuk bashkpunon kurre me hajdute si Alibeja ate e ben vetem ti qe mbledh me hajdutet e me kriminelet e shqiperis dhe i con ne parlamente.

  4. O plakkk robqiiiir je llumi i shoqeris kryetari i partise demokratike por ne zemer je komunist dhe kte po e tregon me menyren si do te mbash partine demokratike si prone private

  5. Sala kedo ka kunder e quan bashkpuntor me Ramen. Po i vetmi bashkpunus me hajduta si Alibeja je ti o Berisha. Ik o mik se vec te kqija i ke sjell popullit

  6. Ne vitin 1995 ne nje shkrim ne gazeten Republika thuhej se ne luften per pushtet Berisha genjen aq shume dhe ne menyre te paskrupull saqe edhe burrat i ben me barre. Tani qe eshte plakur do degjojme nga ai qyfyre folklorike me origjine nga Vicidoli ne cdo prononcim publik. Berisha-Rama vellezer siameze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *