• |
ide | kryesore

Gjermania jep alarmin: Po vjen varianti “killer” i koronës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ministri federal i Shëndetësisë Karl Lauterbach tha për gazetën “Bild am Sonntag” se Gjermania po përgatitet për mutacione dhe variante të reja të koronavirusit. Sipas tij “varianti Omicron që është shumë ngjitës mund të bëhet po aq vdekjeprurës sa Delta”.


Ky, tha Lauterbach, do të ishte një variant “killer” absolut”. Intervalet në të cilat variantet e reja zëvendësojnë të vjetrat po bëhen gjithnjë e më të shkurtra e kjo është mjaft shqetësuese, sipas ekspertëve. Gjermania ka porositur vaksina që mbrojnë nga variantet Omicron. Lauterbach tha se “qëllimi ynë është që të kemi sa më shumë vaksina për çdo qytetar, pavarësisht se cili variant shfaqet. Së shpejti do të kemi vaksina si për variantin Omicron ashtu edhe për variantin Delta”.


Shifrat tregojnë sakaq se gjatë shtatë ditëve të fundit numri i infektimeve në shkallë vendi ka vazhduar të bjerë. Instituti Robert Koch (RKI) njoftoi se javën që lamë pas ka pasur vetëm 834 infeksione të reja për 100,000 banorë. Javën e parë të prillit, u rrëzua në Bundestagun gjerman projektligji i koalicionit qeveritar për vaksinimin e detyruar për personat nga mosha 60 vjeç. As propozimi i Unionit, i cili parashikonte që sipas gjendjes të vendosej në vjeshtë, nëse do të kërkohej vaksinimi me detyrim nuk mori shumicën parlamentare dhe u hodh poshtë.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.