• |
ide | kryesore

Manchester City bën goditjen e madhe: për Dortmund 75 milionë të klauzolës e 600 mijë euro në javë sulmuesit

-Instant, F1, Sport



Erling Haaland do të veshë fanellën e Manchester City sezonin e ardhshëm. Janë të sigurt për këtë në Angli, nga ku mbërrijnë edhe shifrat e mega marrëveshjes: Daily Mail flet për 600 mijë euro neto në javë, ose më shumë se 30 milionë në vit. Norvegjezi 21-vjeçar do të jetë tashmë nën urdhërat e Pep Guardiola dhe do të veshë fanellën e Citizens, ku më parë ka luajtur edhe babai i tij Alf-Inge. Nga ana tjetër, Borussia Dortmund do të arkëtojë 75 milionë eurot e parashikuara nga klauzola e lirimit.

Pas dy vitesh e gjysmë me verdhezinjtë ku shënoi 58 gola në 63 paraqitje, xhevahiri norvegjez ka zgjedhur aventurën e tij të re. Sulmuesi i lindur në vitin 2000 ka preferuar Premier League ndaj Real Madridit dhe Barcelonës dhe do të mbulohet me miliona. Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e tij të rritjes, nën urdhrat e Guardiolës, i cili më në fund do të ketë një sulmues të parë në Angli, pasi kërkoi më kot Harry Kane vitin e kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *