• |
ide | kryesore

Princ Harry si kurrë më parë shfaqet protektiv ndaj Mbretëreshës Elizabeth

-Instant, Paparazzi, Slider



Princi Harry ka thënë se Mbretëresha ishte “në formë të shkëlqyer” gjatë takimit të tyre të fundit në Britani, duke shtuar se ai donte të sigurohej që ajo të jetw e “mbrojtur” dhe të ketë “njerëzit e duhur rreth saj”.

Në një klip paraprak të ndarë përpara intervistës së plotë të së mërkurës me emisionin “Today” të NBC, Duka i Sussex si ndryshe nga intervistat e kaluara tha se ishte “e shkëlqyer” të ishte me gjyshen e tij, Mbretëreshën e Britanisë Elizabeth II.

“Ishte shumë bukur ta shihja atë”, tha ai. “Ajo është në formë të shkëlqyer”.

Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan u ndalën në Mbretërinë e Bashkuar në rrugën e tyre për në Hagë për të marrë pjesë në Lojërat Invictus javën e kaluar.

“Ajo ka gjithmonë një sens të shkëlqyeshëm humori me mua dhe unë po sigurohem që ajo është, e dini, e mbrojtur dhe ka njerëzit e duhur rreth saj”, tha Harry.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *