• |
ide | kryesore

Nuk përjashtuan Rakipin nga grupi/ Rama: S’merremi me familjet e fisin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Teksa fliste nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputetët demokratë për shpalljen non grata të ish-deputetit socialist Aqif Rakipit dhe mos përjashtimin e djalit të tij nga Partia Socialiste. Rama u shpreh se jemi në demokraci dhe jemi parti të lira që gjykojmë njeriun drejtpërdrejtë dhe nuk gjykojnë njeri prej familjes apo farë e fisin.

Flamurin e PD e keni bërë si çarçafët e shtëpive të qejfit. Mos na trego ne se nga çfarë duhet të distancohemi ne. Mos na e qani hallin ne për marrëdhënien me Amerikën, Europën dhe shqiptarët. Janë tre marrëdhënie që janë ekskluzive tonat. Na i keni lënë ju. Këto lojërat e brendshme këtu me flamur amerikan ju bëjnë vetëm qesharakë. Sa për standardin kur t’i vini gishtin këtu një deputeti. Ma gjeni ku është cili? Bëni kujdes se jemi në demokraci. Jemi shpirtra të lirë. Jemi parti të lira dhe gjykojmë njeriun drejtpërdrejtë. Gjykojmë rolin e secilit. Nuk merremi me familjen, fisin dhe farë. Kështu që nuk na konkurroni dot”,-tha Rama.



22 Comments

  1. Nje hajdut vodhi nje lope,ja dhuroj te birit.Pas disa muajsh e kapen hajdutin.Gjykata e denoj per xhestin. I zoti i lopes priste me kot ti kthehej lopa dhe ankohet te gjykatesi i cili i thote qe ne e kapem dhe e denuam hajdutin bile e diskretituam. Nuk do merremi me familjen dhe fisin …… tha Ed rama,me falni Gjykatesi. Me ktheni lopen o zoti …Rama,perseri me falni,z.Gjykates. IRONI e madhe apo jo njerez. Do thoni ju jetojme ne absurdin rilindas. ok. keni te drejte. Ta gezoje lopen me gjith vic i biri. Pergjegjesaia eshte individuale.hahahahahahahahahahahahahaha.

  2. po pse duhet ta perjashtoje njehere kur fare mire dihet qe skane pse femijet te paguajne gabimet e babit te vet

  3. shiko eshte llogjike dhe kryeministri ka ec me llogjik dhe sja ka fut kot dhe ka bere shume mire qe nuk e ka perjashtuar

  4. jam shume dakord qe nuk duhet perjashtuar sepse vetem nje budalla mendon qe femija te marre persiper fajet e te atit

  5. Te hedhesh balte kot ne fytyren e nje te pafsjshmi eshte budallallik.edhe une jam dakord qe te mos perjashtohet

  6. Epo te vazhdosh te mendosh qe me saliun mund te eci shqiperise qe ca nuk i beri per vite e vite me rradhe nuk e kuptoj

  7. po cpune kane anetaret e tjere te familjes qe te vuajne denimin e dikujt prej tyre.Shume mire qe nuk e perjashtuat sepse ska faji ai

  8. jam shume dakord qe nuk duhet perjashtuar sepse vetem nje budalla mendon qe femija te marre persiper fajet e te atit

  9. E drejte apo jo, femijet paguajne gjithnje mekatet e prinderve dhe kjo eshte e gjithekoheshme e kudo.

    Madje Departamenti Amerikan i Shteti e ka zbatuar kete me disa non grata, por jo per trashegimtarin e Qifes, qe u zgjodh deputet nga Rama, ndaj te gjithe e bene nje sy qorr e nje vesh shurdh…

    A keni degjuar ndonje deklarate diplomatesh per kete?

  10. Bravo..Boll me pergjegjesi familjare apo fisnore.Secili ka pergjegjesi personale per veprimet qe kryen. Secili ka koken mbi supe thote populli.Bravo qe nuk u ndikuat nga presioni mediatik dhe berishik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *