• |
ide | kryesore

Më mirë opozitë e fortë sesa marioneta “pro amerikane”

-Instant, 1, Ide
andi bushati


Historia është përsëritur me monotoninë e një ore zvicerane. Zv/sekretarja amerikane e shtetitit i ka dhënë një mbështetje të qartë grupit të kundërshtarëve të Berishës një ditë parpara kuvendit të 30 prillit në PD. Ndonëse në publik u shpërndanë imazhe shumë më pak glamour se sa ato përkrah Edi Ramës, znj. Donfried, përsëriti një mesazh të njohur të departamentit të shtetit, për Alibeajn, Bardhin dhe Tabakun. Kjo u duk qartë edhe nga deklarata që shefi i grupit parlamentar të PD, bëri menjëherë pas takimit për mediat.

Po të shohësh qëndrimin e qartë të zyrtares së lartë amerikane, ai nuk ndryshon aspak nga ato që vendi i saj ka mbajtur para përjashtimit të Berishës nga Basha, para kuvendit të 11 dhjetorit, para përplasjes fizike të 9 janarit dhe para zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit. Por, në të gjitha këto përballje, fatkeqësisht Berisha ka dalë i më fituar dhe grupi i atyre që vetëquhen si “pro amerikanë” në PD, gjithnjë e më i tkurrur në vota dhe më i zvogëluar në numra.

Lexo më tej:

Zyrtarja e lartë e DASH pasi vizitës në Tiranë: Pozicioni ynë i qartë ndaj personave non-grata!

Edhe historikisht kjo nuk është një dukuri e re në gjirin e kësaj partie të djathtë. PD e ka provuar këtë eksperiment, në fillim të viteve 2000, kur prej saj doli PDR e Pollos. Mbështetja si e amerikanëve si e europianëve qe e madhe. Si pasojë e saj edhe ajo e qeverisë Meta dhe mediave që në atë kohë kontrolloheshin nga socialistët. Atëhere u shkua deri aty sa PD-së zyrtre ti vidheshin simbolet e konkurimit në zgjedhje. Por rezultati afatgjatë ishte i papërfillshëm.

E njëjta fabul u përsërit edhe pas djegjes së mandateve. Amerikanët thanë se opozita reale e vendit është ajo e Murrizit dhe Rudina Hajdarit, u sollën me sikur dhe i bënë ata pjesë të sistemit, por në fund, kur i hodhën para elektoratit, e panë sesa qesharake ishte butaforia e një opozite që edhe në qoftë pro amerikane, nuk ka asnjë vlerë kur është fallco.

Ky mallkim i kthimit të shpinës ndaj zgjedhësve, për tu konformuar me tekat e diplomatëve, rrezikon të përsëritet si një leksion i pamësuar edhe mbi Bashën, Alibeajn, Bardhin, Tabakun e me radhë.

Natyrisht, ata nuk bëjnë asnjë mëkat nëse mbajnë marëdhënie të shkëlqyera me diplomatët amerikanë. Ata janë në të drejtën e tyre të mendojnë se PD-nuk i duhet një prijës non grata. Ata bëjnë mirë që i mbajnë urat e komunikimit me cilindo ambasador. Opozita është më e pasur, më e plotë dhe më me shumë ngjyra, kur ka në gjirin e saj edhe ata që mendojnë se ajo nuk ka të ardhme me Berishën.

Por, nga kjo liri e mendimeve dhe obsioneve të ndryshme, për mënyrat alternative se si mund të kundërshtohet kjo qeverisje, e deri tek sjellja prej lakeu para diplomatëve, qëndron një hendek i madh.

I gjithë grupi kundër Berishës i bën nder vetes dhe ne të tjerëve, po ta vazhdojë betejën ndaj tij, por ama, nëse ata shkojnë e bashkojnë votat me Ramën për zgjatjen e vettingut, me justifikimin se këtë e bëjnë për Amerikën, nëse ata i puthin duart atyre që masakrën elektorale e propogandojnë si fitore historike, nëse ata përdoren si mashë për të hedhur shumicën e partisë në gjyq, sepse këshu i urdhëroi ambasada, nëse ata duan të ruajnë fasadën e stabilitetit, duke u përfshirë në farsën e zgjedhjes së presidentit, nëse ata trajtohen si mjete shantazhi para kuvendit të 30 prillit, kjo nuk është një sjellje prej politikani, por prej kamikazi.

Kuvendi i 30 prillit/ Kush do të mbetet jashtë?

Nga kjo sindromë duket se po preken edhe kundërshtarët e Berishës në PD. Njësoj si paraardhësit e tyre ata po ndjekin të njëjtat hapa: Sa më shumë kërkojnë mbështetjen e diplomatëve, aq më tepër bien në kurthin e stabilokracisë; sa më shumë duan të hiqen si politikisht korrekt, aq më tepër zhyten në prehrin e regjimit; sa më ‘tolerantë” dhe ‘të arsyeshëm” tregohen, aq më tepër i ngjajnë kolaboracionistëve.

Fati i atyre që ndërpresin marëdhëniet me zgjedhësit duke shpresuar se peshën e kësaj lidhjeje do ta zëvendësojnë duke u bërë pjesë e intrigave të politikës ditore tashmë dihet. Prova të qarta të saj janë që nga Avdulla Hoti në Prishtinë e deri tek Lulzim Basha në Tiranë.

Historia e shkuar duhet të shërbejë si shembull edhe për grupin e opozitarëve që përfaqësohet nga Alibeaj e Bardhi. Ata mund ti shërbejnë më së miri PD dhe opozitarizmit edhe si kundërshtarë të Berishës edhe si partnerë të Yuri Kimit. E vetmja gjë që nuk mund ti lejojnë vetes është që, në ekuilibrat e këtij raporti të vështirë, të përdoren si marioneta. Sepse kështu vërtet do të fitojnë, sot për sot, simpatinë momentale të ndonjë diplomati, por do ti bëjnë më shumë dëm opozitës, kur ashtu sikurse ndodh rëndom, amerikanët do të jenë të parët që do ti hedhin në plehra njësoj sikurse bëjnë me të gjithë humbësit. 

©Lapsi.al

 

 

 

 

 

 


60 Comments

  1. Vetem nje i çmendur mund ti shkoj ne mendje ta cilesoje “berishizmin” opozite e forte. Berishiste e te gjith llojeve e interesave kane mare ne supe nje “arkivol politik” e me me kete çmenduri, po duan te rimarin beneficet e vjetra qe ja kishte siguruar Berisha. Njerez deshtak, e te mjere!

      1. Në një sistem demokratik pluralist, “opozitë të fortë” që duhet përshëndetur, bën ai lider që lufton për interesat e vendit e popullit e jo për interesat e karriges së tij të pushtetit.
        Enver Hoxha pati përzgjedhur si “guvernatorë” të Shqipërisë jugosllavët, rusët e në fund kinezët e quante në fillim armiq të betuar të partisë e të popullit” Europën perëndimore e SHBA e mandej edhe “social imperializmin sovjetik”, pra gjithë botën/
        Përse ?
        A mos nga “dashuria” e madhe për popullin që e katandisi të hajë bar për interesat e tij ?
        Gjatë Luftës së dytë botërore, ai i quante “aleatë” europianët e amerikanët e nuk kaluan as dy vite e i quante imperialistë e armiq të Shqipërisë.
        U bë “marionetë” e Titos, Stalinit, e deri Mao ce Dunit, e mendej persekutoi me mijra shqiptarë vetëm se i shanin “aleatët” e tij
        Sigurisht që berishizmin nuk mund ta barazojmë me enverizmin pasi me kushtetutë nga një vend monist partiak diktatorial, kemi keluar prej 31 vitesh në një vënd demokratik pluralist.
        Por ja që edhe me sistemin pluralist, na mbiu një sistem i veçantë nga gjithë vendet e tjera demokratike.
        Kemi berishizmin që ju rikthye armiqësisë me perëndimin, vetëm sepse SHBA e shpalli ate “non grata” për “korrupsion” e “minim të demokracisë”
        Nuk e përjashtoj mundësinë që ky qëndrim i SHBA për Berishën, mund të jetë edhe produkt i intrigave Rama-Soros, por e shoh me dyshim të madh , energjinë e Berishëa për të ardhur përsëri në pushtet , për të sfiduar SHBA.
        Nëse ai do ta ndjente veten krejtësisht të pafajshëm, dhe vërtetë do të ishte i interesuar që të fitonte opozita e djathtë,, ai nuk duhej kursesi që të bënte fushatën e foltoreve duke mashtruar demokratët se të gjitha fajet i ka Basha.
        Një politikan i ndershëm e që i intereson e ardhmja e vendit të tij, nëse ishte i tillë, duhej të “”vetësakrifikohej” e të luftonte vetë për të vërtetat e tij, e jo ta damkoste me cilësimin “non grata” gjithë partinë demokratike qoftë edhe me damkosjem e ish ministrit të tij më të suksesshëm që e përzgjodhi si pasardhës në krye të PD.
        Me të gjitha dritë hijet e tij, Berisha njëlloj si Rama, është një politikan me energji shumë të mëdha.
        Por energjitë e njerëzve të shquar, ndahen në dy lloje, në energji negative e energji pozitive.
        Që Rama është kampion i energjive negative, kjo është e vërtetuar tashmë me shumë fakte.
        Po veçanërisht me “rikthimin” e tij të tretë me motivet të dukëshme egoiste, Berisha i prezantoi haptazi energjitë e tij negative.

      1. për të “shkarkuar” Lulzim Bashën më 18 dhjetor votuan 2800 vetë, për të zgjedhur kryetarin e PD në zgjedhjet e Berishës votuan 270 vetë. Të dyja shifrat janë të Berishës dhe tregojnë se ai nuk ka bërë zgjedhje, por përzgjedhje njerëzish, që t’i ketë besnikë në këtë betejë. Dhe për këtë arsye shumica e tyre janë llumi i shoqërisë, ose njerëz të inkriminuar, që të vetmen shpresë shikojnë Sali Berishën.Ka frike ky loqja nga salihu dhe kujton se dhe te tjeret duhet te kene frike si ky shpellkari i dhjere

      2. Berisha se bashku me pasuesit e partise se tij te enverit ne PD, PS dhe LSI a qene eshte dhe nuk do jete me shkaterrues i demikracise, ekonomise, pasurise kombetare, ushtrise dhe gjithckaje te mire ne kete vend. Kjo eshte aresyeja qe nuk e duam rikthimin e ketij mashtruesi, nun grata i ve vulen.

    1. Keshtu thate edhe ne 1997 por ne 2005 Berisha erdhi dhe jane vitet me te mira sidomos kater vjecari i pare i qeverisjes kur taksat ishin te ulta e biznesi jo i oligarkeve.

      Per te mos folur per Naton, heqjen e vizave etj kurse ky humbameni Rama ka 6 vjet qe thote u hapen negociatet.

      Po sa koha ka biba qe e besojne keshtu do shkojne ,shqiptaret 400.000 me pak.

      1. Po or bythqim, po, ik me vrap se erdhi uji te lahesh dhe shko bli uje me bidona te pish o “parizien” kari qe jeton ne fjetore betoni.

  2. Si gjithmone shkrimi i Bushatit i sakte qe shpreh edhe shqetesimin pprofesional e qytetar per fatet e opozites, Por Bushati ben gabim kur i quan ata si opozite pasi ata tani nuk jane pjese e opozites por
    pjese e atyre qe po punojne me te gjitha mundesite per shkemoqjen e rrenimin e opozites e te
    popullit opozitar.

  3. Bushat do vendosesh rregull apo jo?
    Shkrimet e tua jane si balanca e farmacise qe sa gram shton ne te majte aq shton dhe ne djathten.
    Vetem vrasje nuk ka Rama krahasuar me banditin Berisha.
    Sic duket eshte harruar Remzi Hoxha dhe Gazidede( me ibrik ne dore shkonte ne hale)
    Si shqiptare qe jemi moton¨kalova lumin te dhjefsha kalin¨ e kemi ne balle.

    1. Vetem vrasje nuk ka? Ky jo vrasje, po ky po i ben genocid popullit te vet o shoku qe qe kur erdhi ky kane marre valixhet 1/4 e Shqiperise.
      Pastaj sa per vrasje, shife se ate qe vrau me 21 Janar e ke Kryerilindes ne Mat per “shperblimin” qe i beri Tom Doshit, Ed Rames, Taulant Balles. kaq sa per rifreskim memorie.

  4. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH KRESHNIK SPAHIUT ,EDI RAMES ,BATON S HAXHIUT DHE FRROK CUPIT thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA KA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT CARLO BOLES BOLINO EDI RAMES DHE ALEXANDER VUCIC

  5. FATOS LUBONJA ,ARMAND SHKULLAKU,ANDI BUSHATI DHE ALBIN KURTI E PYESIN YMER GELBAZA KELLIREN

  6. Kur keta jane gati te shesin sovranitetin ne opozite imagjinoni kur shba ti vendos ne pushtet. Jo marjoneta por tradhetare qe ne cdo vend te BE do ishin akuzuar se po punojne ne dem te interesave te vendit dhe tradheti ndaj shtetit. Me mire me Rusine sesa madhe ne duart e shba.

    1. STOP SERVILIZMIT!!!
      RROFTE DINJITETI NJERZOR!!!
      Bushat,BRAVO, i sakte ne cdo rresht te shkrimit te mesiperm.
      Populli VENDOS!
      Kushtetuta e SHBA-se paragrafi i pare fillon:
      “ WE THE PEOPLE……”

  7. YMER IK FUTJA LLAPEN NE BYTH ANDI BUSHATIT FATOS LUBONJES DH ALBIN KURTIT

  8. And koqja, e ke menduar ndonjehere pse amerikanet mbeshtesin njerez qytetare, te matur dhe tolerante? Sepse duan nje shqiperi normale, dinjitoze dhe perendimore o rrot kari nuk duan nje shqiperi cecene avdalle dhe te dhunshme. Pallkari

    1. Njerez qytetare, te matur dhe tolerante?:))))) Dhe keto karakteristika perfaqeson Ramazan Rama, Tom Doshi, Tualet Palla dhe gjithe komunistet e rilindur? hahahhahaahahahah O cu dhime te qesh. Leftistet marksiste qe drejtojne Shtepine e Bardhe kete mandat po bejne kashte e koqe Ameriken e gjithe perendimin e jo me kete katunin qe Sorrosi e ka ciflig te vetin. Si ke pare qe po nxjerrin tym nga veshet vetem pse bleu Elon Musk twiterin dhe ju doli nje paltforme nga duart qe nuk censurojne dot lirine e shprehjes se te tjereve. Ja keta jane “amerikanet” qe drejtojne sot boten dhe vijne dhe ne cajne karin dhe ne ketu duke na thene qe ky qe vjedh miliona euro cdo dite keto 9 vjet eshte i ndershem, por do shpallim nongrata ate para ketij se ai eshte kercenim per kete hajdutin e “ndershem” qe eshte miku i donatorit kryesor te PD-se Amerikane:).

      Shqiperia behet nje vend normal dhe dinjitoz kur te kete respekt per veten, te protestoje per te drejtat e tij dhe ti qije robt pse jo me protesta te shkule nga pushteti gjithe ato qeveri te majta e djathta qe vendosin axhendat e te tjereve para axhendes se kombit te tyre. E theksoj, kombit dhe vendit te tyre.

      1. Jo mer hajdar si perfaqeson as rama as pidhi satom. Po tna ofrohet maloku si alternative normale eshte qija robt

  9. indirekt Byth -thati thote me mire me agjentin serb Salih Karaxhic se sa me Shtetet e Bashkuara …po shqiptaret nuk merren me nje qelbesire si nipi i hysni kapos dhe qenush i Salih karaxhicit pasi ky punon per ruset

    1. Se kush eshte axhent Serb, shihe se e ke bythe e breke cdo dite Ramazanin me ish Goebelsin e Milloshevicit, (Alexander Vucic). Ne duam te hyjme ne Europe, Ramazani do te na fut ne Jugosllavine e hapur. Ju jeni bo kaps nga trute nga propaganda e Spiropalit o ju qifsha robt!

  10. ZENI I BABIT JA FUT KARIN NE PIDH ARMINA MEVLANIT,YMER GELBAZA JA FUT KARIN NE BYTH ALEXANDER VUCIC DHE EDI RAMES thotë:

    ARRESTOHET YMER GELBAZA KELLIRA ,POLICIA E KAPI YMER G KELLIREN DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRROK CUPIT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT

  11. “Me mire opozite e forte se sa marioneta ameriqane” thote Bushati; e me poshte shpreh mendimine se te gjitha levizjet kunder Berishes fatkeqesisht ai (Berisha ) ka dale i fituar??. Tani o Bushtat . nese duam nje opozite te forte nuk ka pse te quhet fatkeqsi forcimi i Berishes nese e duam opoziten te forte ashu siç thua ti! Keto dy thenie bien ne kundershtim me njera tjetren: E ben per ti kujtuar doçit se jam me ty nese bie Berisha, apo eshte jerm, o mos pergjegjesi e per ate qe shkuan! Tung!!

  12. Breshka do ferren o vlla. Me mire me morracak me salen se bob me amerikanet. Qija robt sbehet ky vend asiher, ka shume kara si andi

    1. Amerikoni ja can sumen krejt spihunave rus .Krejt ish fuksat e sigurimit qy u bon gjoja t djatht me flamurin e dinamos m 90 ,ju ka hy tmerri nga amerikoni.

  13. Me vertet e harruam Remzi Hoxhen sic duket nuk na dhemb me.
    Lekure skllavi jemi qe 1997 u vrane per qejf 3000 njerez.
    Oh Bushat faleminderit qe na kujtove ameriken dhe jo Tropojen.

  14. Kur i thua opozite e forte saliut, do te thote qe ose je i shitur keq ose ke rrjedhur Bushat! Me mire marionette te amerikes shok sesa ty e Salen ne krye. Je bere per gjynah Bushat kur quan Salen opozite dhe qe do te sjelle demokracine. Zoti te ruajt shendetin se kshu ke pjerdh

  15. dialogun mes tij dhe Berishës në një studio, ku ky i fundit u shpreh se për gjyqin kundër Antony Blinken ka paguar vetëm 7200 euro. Mirëpo sipas Vangjelit, kjo shifër është tepër e ulët edhe për një avokat në Tiranë. Ai shtoi për ‘Kontrast’ se ndoshta nesër Berishës do t’i duhet të përballet me një akuzë, si rasti i Lulzim Bashës për lobimin 500 mijë eurosh në SHBA. Vangjeli tha se doktorit mund t’i kërkohet jo vetëm burimi, por edhe se si i ka dërguar këto para dhe nëse kjo është shuma e saktë.Per andin e kapos hysni opozite e forte quhet ajo opozite qe eshte kunder amerikes,dhe enveri kete bente opozite kunder amerikes

  16. Sa rende Bushat
    Me vjen per te vjelle kur shoh piken ku ke arritur !

    Une nuk e di sa kane mbetur akoma te besojne idiotesira te tilla, por jam i bindur qe kurre nuk mund te bejne shumicen ne Shqiperi !

    E ne te ardhmen, ji te pakten i ndershem e mos permend me demokracine si qellim te qendrimit tend ! Thuaj me mire qe ke nderruar mendje, qe keto oksidentalizmat nuk te duket se bejne per Shqiperine.

    Te njejtet dele te Sales ke per te pasur pas, por e pakten do te jesh i qarte me veten dhe ata qe te degjojne.

    E mjaf e fute veten tek njerezit e lire, duke pretenduar se ata qe nuk jane dakord me ty nuk qenkan te tille. Nje i burgosur ne urrejtjen e tij, qe gjen zgjidhje donkishoteske ne nje si Sala, nuk eshte me i lire se nje i blere nga parate e korrupsionit te Rames.

  17. Fiks fare, Bushati! Ja pra, dje na urdheruan miqte dishepuj te demokracise nga Amerika Escobari dhe shefja e tij ajo ajo njera nga zv, ndihmeset e ceshtjeve europiane ne DASH dhe takuan Ali Beun duke i dhene direktive pikerisht kete – beni opozite te forte.
    Pra Ali Beu duhet te vazhdoje aty ku e ka lene Lul Basha – te lajmeroje protesta e pastaj me nje Cel. nga Yuri Kim ti shperndaje njerezit. Pastaj te deklaroje se nuk i njeh zgjedhjet, por te mbaje bythen aty ne sallen e parlamentit dale nga ai 25 prill 2021. Me tej te futet ne zgjedhje me nje Regjim perballe e te dale pastaj e te deklaroje se – Votat u blene.
    Dhe c’eshte me e bukur, ky Ali Beu ti kryeje tere keto porosi te vyera nga dishepujt e demokracise DASH duke mos bere zgjedhje pwer kryetar ne PD, por ta drejtoje ate “opoziten e forte” si Kryetar i Grupit Parlamentar i komanduar aty nga nje ish kryetar i dorehequr qe keto porosi amerikane i zbatoi pike per pike dhe i vuri piken ne balle vehtes si njeriu i shenjuar nga amerikanet per ti thene botes “ketu ka vertet, opozite”

  18. Sot, Saliu i tha Zhozit “hajd të përqafohemi se na ndau Luli”. Berishës iu deshën 9 vite për ta kuptuar se me Zhozefinën e ndau Luli.(!!) Ndërsa Luli, sot ka përsëri rastin të na ndriçojë nëse Zhozefinën, Astritin, Arbenin etj i largoi me kokën e vet dhe Saliu nuk dinte gjë apo i largoi se nuk i donte Saliu? Apo, të dyve u interesonte t’i largonin nga drejtimi i partisë dhe për këtë kishin rënë dakord të dy?!

    Pa dalë këto të vërteta, ajo parti, kurrë nuk do gjejë qetësi, dhe kurrë nuk do ketë shans të rimëkëmbet. E dini pse?

    -Sepse elitës së saj të përjetshme që hem të përjashton, hem të pranon, i mungon karta morale.

  19. Ditmir Bushatin ish minister te Jashtem kjo PD pa karte morale e perjashtoi pastaj e pranoi serish. Pastaj ate Spiropalen e shkarkoi per pa aftesi si drejtoreshe Doganash, ama kur uleriu “Rama eshte Skenderbeu i kohes sone” e mori dhe e atashoi fill pas Kryetarit. Ashtu sikur edhe Ben Blushin qe e perjashtoi nga partia por ama e dergoi me 20 milion rroge mujore tek Top-Cenua. Ja vetem dy-tre nga shume ato kartat morale qe i mungojne kesaj PD gjithmone, se kendej nga PS ai Moraliteti nuk njeh karta fare.

  20. Është fundi i një njeriu që synoi të vërë një parti të tërë në shërbim të vetes së tij, por që sot në fakt u dëshmua se partia i ktheu krahët.

    Kuvendi që nisi me rrëzimin e tij në skenë, u mbyll me një skenë që nuk kishte kujt t’i jepte dorën. Të dyja janë shenja të këqija, që tregojnë se nuk është koha e tij, nuk është vendi i tij dhe mbi të gjitha, PD nuk është më parti e tij. Përveç të ricikluarve.

  21. Pika e fundit nenkuptohet: Kryetar i Partise se “Rithemeluar” Demokrtike do te zgjidhet kryehajduti dhe kryekrimineli me damken e 38 akuzave publike, dhenderri i Serbise, autokrati Sali Berisha.

  22. Asnje vendim Gjykate ta kete shpallur fajtor Sali Berishen
    Asnje padi ne Prokurori te depozituar kunder Sali Berishes
    Akuzat neper portale a gazeta jane pa vlere – Atje ne Gjykate, atje ne Prokurori ta padisin ate Sali Berishen po paten bythe, ne mos ti hane Kaken me lopate neper rrjetet sociale deri sa te plasin nga barku.

  23. një listë të drejtuesve të PD të jenë bashkë, dhëndëri, nipërit e tij, kushërinjtë e tij, mbesat, nunët e kushërinjve, sekretaret e tij, fëmijët e sekretareve, e deri tek shokët e djalit administratorët e bizneseve të tij e kështu me radhë.

    Kujdesi që gjithkush në atë sallë të jetë dikush ë ka lidhje familjare fisnore apo biznesi me familjen e tij, e bën përpjekjen e tij për të përçarë PD shumë domethënëse

  24. Shoqke Yurin nuk po e ze gjumi,
    qe kur Bashken na e mori lumi,
    Enkelon ka zgjedh ta zevendesoje,
    por ka hall se mbet me gisht ne goje,
    e nuk ka kujt urdhera pastaj qe ti jap,
    zor se gjen tjeter qole si ai Basha trap,
    e di mire Yuri pastaj vazhdimin e historis,
    tjeter qoshe te globit ai DASH do e degdis,
    se ketu ambasadoret kane gjet Ameriken vet,
    si Pejgambere trajtohen, si Krisht e Muhamet,
    c’do pordhe qe pjerdh Kimi “Shendet” po i thon,
    si shoku Enver qemoti kjo Yuri direktiva leshon!

    (vetem se per nje gje nuk flet kjo Kimi mavria,
    per jeten e shqiptareve mbytur nga Varferia)

  25. Romeo shkruan se faktet ka 6 vjet që i ka çuar në prokurori për Berishën dhe nuk ka aspak frikë të përballet me të.

    “Po o kercenues po.

    Me kercenimin tend do mjekoj majasillin sot.

    Faktet kam gjashte vjet qe t’i kam çuar ne prokurori, gjykata, media, ambasada etj,maloku me i mire pallon nonen e vet.

    1. Kurse maloket te gjithe bashke te pallojne bythen ty aq sa ke harru emrin o kurve.

    1. Debati është brava, po blindazhi, bravat në kokën politike si do zbërthehen?”

      Ndërsa, duke u ndalur te gara që pritet të zhvillohet më 22 maj për liderin e ri të partisë, ish-kandidati për kryetar nuk i kurseu kritikat për Sali Berishën. Sipas tij, s’mund të flasim për garë kur zgjedhjet “organizohen nga mbreti”.

  26. Nga Tropoja në KK të PD janë 28.5% e anëtarësisë dhe prej tyre janë 12.6% të afërmit e Saliut.

    Nga Qarku i Korçës janë vetëm 4.5%

    Dikush do thotē: E mo ç’po na thua?

    E di që disa do më keqkuptojnë por nuk ka problem.

    E rëndësishme është forcimi i pozitës të Saliut.

  27. Zhgënjehet edhe Lubonja: Vështirë se Berisha sjell frymë demokratike, PD duhet të emancipohet.maloke e shpellkare e shikoni dhe Fatosin e merzitet,maloku me i mire Qin nonen e vet

  28. Mes fituesve janë dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, nipi i tij Sevalgon Berisha, kushëriri Mal Berisha, kushërira Fjoralba Dizdari, mbesa Mimoza Hajdarmataj, nuni Bujar Vukaj e sekretarja e tij Valdete Vorpsi.

    Po ashtu kishte një pjesë të konsiderueshme të emrave të lidhur me fondacionet dhe aktivitetet e Sorosit, i cili, sipas Berishës, loboi për shpalljen e tij non grata

  29. Nuk është rastësi që fraza më e spikatur e fjalimit të tij ishte “Unë jam Sali Berisha”. Askush në kuvend nuk u entuziazmua nga ideologjia e re konservatore apo programi qeverisës. Ama, kur doktori deklaroi se kush ishte, salla shpërtheu në duartrokitje. Ky është kualifikimi i vetëm i tij për të qenë në krye të PD-së. Dhe kjo është kryetarokracia në formën e saj më të pastër.

  30. 28 vjet pa nje dite me pare, kur dola nga nje banese pa drite, degjova Presidentin e kohes ne nje konference shtypi te fliste me nje gjuhe te hekurt e te drunjte!
    Sot, pas 28 vjet pa nje dite, ish-Presidentin e degjoj serish te flase me te njejten gjuhe, me nje ndryshim: atehere e kishte me Fatos Nanon e partine e tij, sot e ka me Edi Ramen e partine e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *