• |
ide | kryesore

Kuvendi i 30 prillit/ Kush do të mbetet jashtë?

-Instant, Arkiva, Kryesore



Partia Demokratike po i afrohet kuvendit të 30 prillit me ankthin se ai mund të sanksionojë përfundimisht ndarjen e saj. Komisioni i Rithemelimit që drejton aktualisht PD-në ka organizuar zgjedhjet me një anëtar një votë, në 70 degë (nga 72), ka zgjedhur kryetarët e rinj duke zëvendësuar në shumicë ata që ishin të komanduar nga Basha dhe pretendon se bashkimi i partisë është drejt përfundimit pasi demokratët janë bashkuar në bazë duke u bërë pjesmarrës si kurrë më parë në zgjedhjet e rretheve. “Procesi i zgjedhjeve në PD ishte një proces me pjesëmarrje mbi 40 mijë anëtarë…  Kryesia e PD do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar, Këshilli Kombëtar zgjidhet nga Kuvendi. Kurse nënkryetarët e partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm i zgjedh Këshilli Kombëtar”, shpjegoi lideri historik i PD-së të martën, pas një mbledhjeje maratonë në seli.

Por duket se jo të gjithë janë dakord me idenë se ai që idhtarët e foltores e quajnë “bashkim në bazë”, të cilit duhet ti binden të gjithë të tjerët, është një mbyllje reale e plagëve. Në prag të kuvendit të 30 prillit, njeriu më i aftër i Bashës, Gazmend Bardhi, foli edhe njëherë duke këmbëngulur se nxitimi për të shkuar drejt kësaj date është përçarja përfundimtare e PD-së.

Bardhi iu referua një platforme me mbi 30 firma deputetësh e cila kërkonte shtyrjen e proceseve të zgjedhjeve në degë, atë të mbajtjes së kuvendit dhe si rjedhim edhe zgjedhjes së kryetarit. Kjo kërkesë kishte një arsyetim logjik. Atyre që dolën të mundur nga zgjedhjet e 6 marsit u duhej lënë kohë e mjaftueshme për të rikuperuar. Duke u futur në mënyrë të menjëhershme në garat e degëve dhe më pas në kuvendin kombëtar, ata do të dilnin krejtësisht të humbur, ndonëse në ditën e tyre më të keqe, pra në 6 mars, kishin marrë mbështetjen e së paku 1/3 të votuesve.

Por, Berisha dhe mbështetësit e tij nuk i dëgjuan këto kambana alarmi. Ata nuk i shtynë zgjedhjet e degëve lokale, nuk e lëvizën datën e 30 prillit dhe mbi të gjitha nxituan të afishojnë se në 21 ose 22 maj do të zgjidhet sipas parimit një anëtar një votë edhe kryetari i ri, i cili s’ka gjasë të jetë dikush tjetër veç Berishës.

I gjithë ky mxitim e kishte edhe një shpjegim. Grupi që përfaqëson shumicën e PD-së ndodhet në një trysni të trefishtë. Së pari nga pushtetit i cili ka adoptuar slloganin e Ramës se nuk e njohim si opozitë atë pjesë që drejtohet nga Berisha, së dyti nga amerikanët që vazhdojnë të bëjnë sikur njohin Alibeajn dhe së treti nga vetë bërthama që ka lënë pas Basha, e cila flirton me dy faktorët e parë për të mos lënë shumicën të zgjedhi ata që do. Edhe ankimimi në gjykatë nga Alibeaj, për ta mbajtur zvarrë dilemën se kush e zotëron PD-në është në këtë linjë. Pra grupimi i berishistëve është vënë mes dy zjarresh. Ose të pranojë zgjatjen e kësaj amullie duke i lënë terren atyre që kërkojnë të mbajnë gjallë përçarjen e partisë, ose të bëjë të pakënaqur ata deputetë që kërkojnë më tepër kohë, që pajtimi pas betejës të bëhet në mënyrë natyrale.

Me stilin e tij proverbial Berisha ka zgjedhur të parën.

Por në këmbim të kësaj kokfortësie ai bëri dy lëshime. Së pari në emër të bashkimit ai ftoi të gjithë të parjashtuarit nga Basha (Topalli, Patozi, Imami, Bregu, Hajdari) të riktheheshin në PD. Së dyti ai ndryshoi statutin në mënyrë që të gjithë deputetët, pra edhe ata që ishin pozicionuar  pro ish kryetarit të bëheshin automatikisht anëtarë të Këshillit Kombëtar, pra të mos turpëroheshin nga vota e militantëve që janë kryesisht berishistë.

Ndonëse në dukje si mburojë për kundërshtarët, kjo masë që propogandon bashkimin shpreh në thelb një çarje. Ajo dëshmon se baza e PD nuk e ka tejkaluar përplasjen e muajve të fundit dhe se shumica berishiste nuk është ende e gatshme ti amnistojë ata që i dolën kundër. Prandaj u propozua shmangja e deputetëve nga vota.

A do të pranojnë këtë 30 deputetët të cilët firmosën për kërkesa që Berisha nuk denjoi ti plotësojë?

Me një përgjigje plot helm, Gazmend Bardhi deklaroi: “Nëse dikush kërkon ti kthejë deputetet e PD në karagjozë, kjo është zgjedhje. Asnjë prej tyre nuk është tërhequr nga platforma në nënshkruar”.

Por këtu problemi nuk është tek Bardhi, Alibeaj, Basha, Agalliu, Pampuri, Tabaku, Gjekmarkaj apo Xhaferi që tashmë kanë marrë një qëndrim. Ata janë përcaktuar se nuk e pranojnë një parti nën zgjedhën e Berishës. Çështja qëndron tek deputetët e tjerë, mendimi i të cilëvë nuk u përfill. A do të jenë atë pjesmarrës në kuvendin e 30 prillit. A do ketë Berisha në këtë kuvend së paku më shumë se gjysmën e grupit parlamentar? A e ka udhëheqësia e re e PD-së luksin të jetë minorancë mes deputetëve të saj në kuvend?

Nëse 30 prilli sankksionon dominimin e shumicës, por lë dhe përfundimisht jashtë përfaqësuesit e pakicës, kjo do të tregojë se rruga për basjkimin e opozitës është ende e gjatë.

©Lapsi.al

 



23 Comments

  1. Doktorin edhe mund ta vrisni e burgosni.
    Sa te kete fryme , ai do loftoje me narkokoloninë e sorro-sorollopit.
    Dhe eshte i vetmi derman per keta pragshkerdhyerit e bllokut te vampireve te kuq.
    Gonorre bolshevike.

    1. Kur thua pragshkerdhyerit e bllokut dhe Gonore bolshevike mos e ke fjalen per Saliun? Jo per gje por te dy keto kostatime qe ke bere zotrote i ka si askush tjeter ne Shqiperi Saliu. E para pragun ja shkerdheu Karaxhici dhe doli Saliu, e dyta deri ne vitin 1990 ishte Sekretari i Partiese Bolshevike duke iu ngjitur si muti mbas kepuces familjes Enver Hoxhes.

    2. Parulla e kuvendit. E SHKUARA ESHTE E ARDHMJA. dhe. E VJETRA ESHTE E RE. thotë:

      Rekord… 4 kuvende brenda nje viti ne pd.
      Po me e forta eshte se keni per te ber dhe aq akoma, vitin tjeter.
      Nuk e kan kuptuar qe dicka e ngordhur nuk ngjallet.

      1. ku ke fjetur mbreme ? ca endrrash, makthesh paske pare i ziu ti! pse ju ka zene frika nga kuvendi i rithemelimit?!

        aty e keni edhe bashen edhe gazin edhe tabakun, votat ne parlament i keni te sigurta, biles edhe te ca tejreve qe luajne me dy porta per noi koncesion oe tufe lekesh kesh…

        pse me keto makthe or cun! rama ka super shumice.

        e vetmja gje skeni me eshte opozita dhe populli….po keta skane rendesi ne regjime gjysma gjysma rama pjellesh. Rama ben ca i do trapi, edhe tetsartin e prishi, edhe kullat i beri, edhe inceneratoret, edhe edhe edhe ,edhe se fundmi butrintin e mori per vete,

        pse merakosesh or cun, pse te ha miza?

    3. Tek cil male do e vrasin doktorrin nē të njejten vend ku vrane liken?? thotë:

      Ku do ta vrasin Doktorrin tek mali me grope? Si ilir floririn

    4. dialogun mes tij dhe Berishës në një studio, ku ky i fundit u shpreh se për gjyqin kundër Antony Blinken ka paguar vetëm 7200 euro. Mirëpo sipas Vangjelit, kjo shifër është tepër e ulët edhe për një avokat në Tiranë. Ai shtoi për ‘Kontrast’ se ndoshta nesër Berishës do t’i duhet të përballet me një akuzë, si rasti i Lulzim Bashës për lobimin 500 mijë eurosh në SHBA. Vangjeli tha se doktorit mund t’i kërkohet jo vetëm burimi, por edhe se si i ka dërguar këto para dhe nëse kjo është shuma e saktë.

    5. Doktor Mortja dhe mbeshtetesit e tij jane narkokolone dhe sorosjane por kur nuk ju interesone mundohen tua shesin te tjereve . Tashme poppulli e ka kuptuar qarte se pas tridhjet vjet “demokraci “gjoja e udhehequr nga nje parti demokratike por qe nuk ka qene vecse parti Fashisto & Komuniste qe i ka vrare njerezit ne mes te dites me urdher te kriminelit dhe Non Grata Sali Berisha

  2. Per lirine, per te drejten, per dinjitetin, duhet luftuar deri ne fund dhe me cdo cmim, sepse cmimi me i
    larte eshte humbja e tyre.
    Po te mos kishin luftuar njerzit qofte edhe kunder nje force me te madhe e me te forte per momentin
    bote akoma do te ishte nen perandorine perse, apo nen perandorine romake, ose nen oerandorine mongole,
    ose nen perandorine osmane, ose nen perandorine angleze apo kosovaret do te ishin akoma nen serbine
    Rilindjsa nuk po i le popullit opozitar asnje rrugdalje dhe e ka vene para dy alternativave : ose te largohet
    nga Shqiperia sic bene dhe u munduan te benin gjate kohes se komunizmit kundershtaret e regjimit ose
    te perballen. Sali Berisha eshte vetem njeri prej tyre. Opozitaret jane bashkuar rreth Sali Berishes jo
    per ta mbrojtur ate por se shohin tek ai luftetarin e paepur per liri dhe dinjitet njerzor, shohin tek
    ai simbolin e ndershmerise te guzimit e te mencuruse.

  3. Kokrra e trapit. Se ka si puna jote Berisha prandaj dhe do rrini aty ku jeni ne opozite. Nje komunist dhe enverist por dhe vrases njesoj si enveri. Ky eshte i ndershmi Berisha. Kurre skeni per te ardhur ne pushtet.

    1. Nuk na duhet pushteti. Thjesht duam te jemi aty. Si deputet si opozit. Fundja u mesuam. Dhe e dim qe per pushtet nuk jemi. Nuk kemi aq tru.

    2. Ora 12:15. Vetem komunistet nuk te lejohet t’i ofendosh. Ata thjesht jane funderrina qe akoma sot mbajne pushtetin. Numero sa ministra jane me prejardhje nga Blloku dhe sa jane familjare te krimineleve te kuq sidomos nga krahu i PS dhe atehere do bindesh se keta qe lideri juaj i perjetshem do i quante revizioniste, jane bere sot me proamerikane se vete amerikanet. Nese do fitoje Putini kthehen ne proruse sepse deren e Vuciqit e kane te hapur, por pa piken e problemit behen edhe prokineze per ndonje llokem qe mund t’i jepet. Historia e ka treguar se jane cdo gje, pervecse shqiptare. Plehrat e kuqe, sado qe te ndryshojne ngjyren perjashta, perbrenda jane sterre te zinj.

  4. Ca po bën Ukraina.Po lufton për liri e dinjitet kundër Rusisë.Ca po bëjnë demokratët?Të njëjtën gjë.Po paradoksi është që kanë përpara një një pjesë të asaj që quhet Amerikë.Ndaj një adminitrate demokrate që është në pikpamjen politike është e kundërta e saj.Kjo administratë është kaq e politizuar sa del jashtë kontekstit demokratik që e karakterizon këtë vend!!! Atëherë dhe demokratët e vërtetë dhe amerikanë dashës në gen e vite qartë do vepronin kështu.Dhe ndjen keqardhje kur PD Amerikane ka shkuar kaq majtas sikur zbaton direktivat e internacionales socialiste!!!!

    1. Lexoni o njerez lexoni. Simpantizantet e sales jan me demokart se amerikanet.
      Problem i madh, kur injoranteve u dha e drejta, qe te komentojn lirshëm.
      Por injoranti harron qe edhe kete mundesi ja krijoj amerika. Te pakten kete vlersojeni.

    2. Qe ta dish o koqe. Keta mavite ne keto 30 vjet nuk e kane ndryshuar pro amerikanizmin. Vetem nje komunist si Berisha ka qene ne konflikt me te gjithe ambasadoret amerikane. Nuk ka kujt ti ngjaj se me Enverin ka ndenjur dhe ka mesuar nga ideologjia e tij per te mbajtur pushtetin.

  5. E dallushme qarte, morrat e kuq po vdesin nga frika, se kane keq! Te lexosh komentet e tyre fjale banale , arrogante dhe shume te nervozuar, per je gje jam e sigurt do vije dita, what goes around comes around.

    1. LANDI.. dita po vjen vertet.
      Ja se kalojn shpejt edhe 12 vjet.
      Pastaj i riu sali do mare qeverin ne 2034. Kur i riu sali do jet 90 vjec.
      Dite te mira po afrojn per ju.

  6. Ky do jete kongresi i familjes Berisha dhe disa ish pushtetareve qe e degraduan PD ne ate qe tall bythen Rama ne nje milion shuplakat. Harrova suprizen, yllin qe shendrin Bleona Qerretin..o.Bleona o Bleona i ke bythet si vagona…Cani

  7. KODOSHE, KUQALE, NA JENI SI MORRA TE KUQ QE U KANE LENE BABALLARET KRIMINELE.PARA SE BERISHES TI THONI KOMUNIST, U THONI ATYRE TE FAMILJES E PARTISE SE SI NA ERDHET .JU,KODOSHE, QE E SHANIT, E URRENIT, E LUFTOJSHI KETE IMPERIALIZEM AMERIKAN. SOT JENI ME AMERIKAN SE AMERIKANET, POR QE E KENI ME HILE E DREDHI, SIPAS ORIGJINES.JU HIBRIDE, HAJDUTE, KRIMINELE, DROGMENE,,INCINERATORE DJEGESISH PER TE VJEDHUR, E KENI TREGUAR SE SA TE PA FYTYRE ,KARAKTERE GANGSTERESH MODERNE DUHET TA KUPTONI, SE DHE AJO AMERIKE UA KA SHKRUAR BIOGRAFINE. DITET PO VIJNE, SHPEJT NGORDHJA E SHPORRJA DO U VIJE.

  8. për të “shkarkuar” Lulzim Bashën më 18 dhjetor votuan 2800 vetë, për të zgjedhur kryetarin e PD në zgjedhjet e Berishës votuan 270 vetë. Të dyja shifrat janë të Berishës dhe tregojnë se ai nuk ka bërë zgjedhje, por përzgjedhje njerëzish, që t’i ketë besnikë në këtë betejë. Dhe për këtë arsye shumica e tyre janë llumi i shoqërisë, ose njerëz të inkriminuar, që të vetmen shpresë shikojnë Sali Berishën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *