• |
ide | kryesore

Olsi Rama paditi Bardhin pas akuzave për Xibrakën, SPAK nuk pranon kallëzimin: Nuk ka shpifje

Lajme, Të fundit



SPAK nuk e ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit. Prokuroria e Posaçme ka konstatuar se nuk ka asnjë shpifje dhe asnjë kallëzim të rremë. Për këtë arsye, Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin e paraqitur nga Olsi Rama. Ky i fundit kallëzoi Bardhin me pretendimin se ka shpifur ndaj tij, dhe se akuzat e demokratit janë në kontekst politik.

Disa javë më parë, Bardhi solli në vëmendje laboratorin e drogës që u zbulua në 2015 në Xibrakë, ku i bëri thirrje SPAK të rihapë hetimet, pasi ishte i përfshirë edhe Olsi Rama. Kreu i Grupit të PD në deklaratat e tij për çështjen, tha se automjeti me targa AA653DM, është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj.

Gjithashtu, Bardhi thotë se referuar të dhënave të TIMS, Rama e ka kaluar kufirin me të njëjtin automjet, 40minuta pas arrestimeve nga policia në Divjakë, dhe dyshohet se ka qenë ai që ka nxjerrë jashtë Shqipërisë, kryetrafikantin e drogës, Genci Xhixhën. Bardhi ka thënë se denoncimi dhe faktet e paraqitura nga ai nuk janë aspak politike por janë pjesë e dosjeve hetimore. Ai tha se referuar dosjes, përveç të arrestuarve, në hetime flitet edhe për një tjetër person të paidentifikuar, por që i përshkruhet mosha, pamja dhe targat e automjetit që përdor. Sipas tij të gjitha përkojnë me të dhënat e Olsi Ramës. Gjithashtu ai e akuzon edhe se ka sjellë në Shqipëri asokohe dy kolumbianëy Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës.



10 Comments

  1. Me sa duket ky prekurori qenka nga ata te SPAKU-t ,nuk qenka nga ata te SKAPI-it! Nje fitore tjeter e Bardhit! Tani te shohim sa SKAPI do ti shkoj deri ne fund ceshtjes se vellaut te McGonagallit!

  2. Po nese nuk ka shpifje dhe qenkan te verteta, pse nuk e keni arrestuar apo e arrestoni athere o KAPSi? Apo po u arrstua vellai i KM si kapo droge fijet te cojne ” ma nalt” dhe pastaj detyroheni me thrrit KM, gje qe ju skeni bythe as me ja shkruajt emrin ne letra ku ka firmosur vete, por i thoni “kreu i KKRT” etj etj?

    1. Sepse nuk perben krim te keshe shoke qe merren
      me droge. Duhen prova shume me te forta per te arrestuar nje njeri.

  3. Interesant ky ” AS “,megjithese shume i perdorur,pra i konsumuar,u perdorka perseri. Vetem per prova,per kete rast “Olsi”,mos u ankoni,se i keni te gjitha ne dokumentat e gjykates qe e hapi dhe mbylli,procesin Xibraka.

  4. Lexoni pak me shume o budallenj se do beheni pak me te mencur. Bardhi nuk ka bere padi penale ndaj Olsit keshtu qe nuk ka si te hapet ceshtje per shpifje. Bardhi pretendon se ka prova, dhe keto ja kerkuar SPAKUT. Se ka koqe si puna juaj opozita prandaj do na e lini akoma ne pushtet kete te gjatin

  5. o prAS ke degjuar ndonjehere guilty by association apo kur ste leverdis flet kodra mbas bregut. Megjithese ne rastin konkret ish ndihmes kamarieri Cikagos eshte koka e grupit ata i bien anes e anes, pasi do te ishte termet per Ramazonin.

    1. po cfare ndihmes kamarieri ishte ky.lante pjata,qeronte patate e pastronte sallate,deri ne 12ore ne dite.tani president e mafioz

  6. Qente le te lehin, karvani moterqirajve ecen perpara, kurvat krihen me dildo ariqen arixhiu hunda majmunit, ec ilir debil alqi dako buçe braçe niko goro gore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *