• |
ide | kryesore

Zyrtarja e lartë e DASH pas vizitës në Tiranë: Pozicioni ynë i qartë ndaj personave non-grata!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, zhvilloi një vizitë dy ditore në Tiranë në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor, ajo nënvizoi për “Zërin e Amerikës” qëndrimin e njohur se zyrtarët amerikanë nuk mund të takohen me persona të shpallur, siç është rasti i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Zëri i Amerikës: Zonja Donfried, vitin e kaluar Sekretari amerikan i Shtetit përcaktoi ish kryeministrin Sali Berisha, për korrupsion madhor. Por përcaktimi i tij dhe këmbëngulja e SHBA-ve për ta lënë zotin Berisha jashtë grupit parlamentar, e forcoi pozitën e tij në parti dhe sot duket se ai, thuajse “de facto” ka rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike, duke synuar rizgjedhjen si kryetar i saj. A ju shqetëson ju kjo situatë? Dhe deri ku do të shkonin marrëdhëniet e SHBA-së me një opozitë të drejtuar nga zoti Berisha? Çfarë ndikimi mund të ketë kjo për marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë?

Nd/Sekretarja Donfried: Sekretari Blinken e shpalli Z. Berisha për shkak të akteve të korrupsionit ku ishte përfshirë dhe unë, si zyrtare e qeverisë së SHBA, nuk mund të takohem me persona të shpallur. Besoj që pozicioni i SHBA është shumë i qartë. Në fakt u takova sot me drejtues të opozitës dhe do të ndaj me ju faktin që më bëri përshtypje se sa shumë biseda jonë u përqendrua jo tek e kaluara por tek e ardhmja dhe se çfarë PD kërkon të arrijë dhe pret për sa i përket çuarjes përpara të objektivave të Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Përveç Berishës, Uashingtoni sanksionoi së fundmi edhe një ish-deputet, Aqif Rakipin, me lidhje të qarta me partinë e shumicës në pushtet. Cilat janë pritshmëritë tuaja nga autoritetet shqiptare?

Nd/Sekretarja Donfried: Mendoj se kam qenë e qartë në lidhje me rolin që luajnë shpalljet. Në lidhje me çfarë ndodh në Shqipëri pas tyre, do të thoja se unë besoj që qytetarët shqiptarë, si njerëzit në të gjithë botën, duan të mbështesin kandidatë të pastër.

Donfried pati sot takime me kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të qeverisë, si dhe me deputetë të opozitës. Thellimi i partneritetit mes dy vendeve ishte në qendër të vizitës.

Para largimit nga Tirana, zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit, foli me Zërin e Amerikës mbi marrëdhëniet me Shqipërinë dhe pritshmëritë lidhur me reformat dhe luftën ndaj korrupsionit. Ndihmës Sekretarja jep detaje dhe mbi takimin që pati sot me deputetët e PD-së Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku, të cilët i konsideron si drejtues të opozitës duke shpjeguar se biseda ishte përqendruar jo te e kaluara, por tek e ardhmja. ©LAPSI.AL 



9 Comments

  1. qarte, qarte, po cfare rastesie qe vini dhe beni kaken 1 ose 2 dite para kuvendeve te PD-se!
    Ju meson Kim juve apo ju mesoni Kimin?

  2. Pse nuk e doni Baben.
    pseeeee……….
    Dum baben, baben
    O babeee…. pse o babeeee nuk te dun ty, keta amerikonet.
    Babeee o Babeee
    Cohu o Babeee dhe cirrja masken imperializmit.
    Babeee
    Babeeee
    Babeeeee

  3. Edhe ne kemi shumë baxhello si ty e kimeten ramrëshurrë fik ballëkurvë çuçkë xhaçkë etjera gonorre harem.
    Por kemi fatin që u kthye Doktori e do u bëjë dermanë.
    Usht mori paleovroma.

  4. dialogun mes tij dhe Berishës në një studio, ku ky i fundit u shpreh se për gjyqin kundër Antony Blinken ka paguar vetëm 7200 euro. Mirëpo sipas Vangjelit, kjo shifër është tepër e ulët edhe për një avokat në Tiranë. Ai shtoi për ‘Kontrast’ se ndoshta nesër Berishës do t’i duhet të përballet me një akuzë, si rasti i Lulzim Bashës për lobimin 500 mijë eurosh në SHBA. Vangjeli tha se doktorit mund t’i kërkohet jo vetëm burimi, por edhe se si i ka dërguar këto para dhe nëse kjo është shuma e saktë.Hani mut amerikon tani o shpellkaret e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *