• |
ide | kryesore

Debati/ A duhen ndaluar turistët rusë në Shqipëri?

-Instant, Kryesore



Fjalimi i presidentit ukrainas Zelenski para parlamentit shqiptar, ndonëse u prit me një mënyrë qesharakërisht patetike nga deputetët shqiptarë, hapi një debat të papritur: A duhen ndaluar turistët rusë në Shqipëri? “Kërkoj t’i kufizoni ardhjet e turistëve rusë, sepse nuk mund ta dimë se kush vjen te ju. Ndoshta vrasësit që kanë qenë në Buça apo xhelatët e Mariupolit”, tha në fjalimin e tij Zelensky, duke iu referuar dy qyteteve të Ukrainës, ku forcat ruse dyshohet se kanë kryer krime të rënda.

Ky reagim, që u paralajmërua pak ditë më parë edhe nga ambasadori i Kievit në Tiranë, vjen pas një vendimi të qeverisë shqiptare për të hequr vizat për turistët rusë që nga data 1 maj. Në fakt është bërë traditë që për hir të shtimit të të ardhurave turistike, Shqipëria pezullon vizat nga prilli në tetor për rusët. Gjatë një konference për shtyp disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama, theksoi se turistët rusë nuk duhet të kufizohen për të vizituar Shqipërinë, pavarësisht nga ajo çfarë po ndodh në Ukrainë. Edhe kur u pyet të hënën nga Fax News nese mendonte se duhej ndërprerë lëvizja pa viza për rusët, Rama u përgjigj thjeshtë: “nuk mendoj”.

Në fakt turistët rusë nuk është se kanë ndonjë impakt të madh në ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave të nxjerra nga Euronews, në gjashtë vitet e fundit kanë ardhur gjithsej 136 mijë qytetarë nga ky vend. Por, me situatën e re të agresionit kundër Ukrainës dhe klimës armiqësore që ka krijuar perëndimi, ndoshta operatorët tanë turistikë presin ndonjë fluks të shtuar papritmas këtë sezon. Prandaj dhe qeveria ka dashur ta ruajë praktikën e përvitshme për të hequr vizat për rusët.

Por menjëherë pas fjalimit të Zelenskit në parlament, lideri “de facto” i opozitës, Sali Berisha, ka kërkuar që Tirana zyrtare ta dëgjojë thirrjen e tij. “Ishte absurde ftesa e Edi Ramës për turistët rusë në Shqipëri. Imagjinoni ju, vrasës, përdhunues, kainër, që pasi kryejnë masakra të vijnë dhe të dynden në plazhet tona për t’u rikuperuar dhe marrë veten. Kjo është një fyerje e rëndë për shqiptarët.

Dhe ju që e ndoqët fjalën e presidentit Zelenskyt, kjo ishte edhe një kërkesë e tij. Çfarë ishte ky gjest mes kësaj barbarie, një ftesë për rusët që po bëjnë luftën më të padrejtë në tërë historinë e tyre të gjatë. Ndaj dhe kërkoj me urgjencë që të anulohen vizat për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri.

Së dyti, kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit shqiptar nga Moska. Zvogëlimin në maksimum të të gjitha marrëdhënieve politike e diplomatike me Rusinë, si një dëshmi e një qëndrimi të papajtueshëm me këtë agresor ndaj një vendi të lirë“, tha Berisha para parlamentit duke hyrë në garën se kush është më katolik se papa.

Si do të reagojë qeveria shqiptare pas kërkesë direkte të Zelenskit, aq më tepër që ardhja e turistëve rusë në vend është e vështirë për arsye se e gjithë Europa i ka ndaluar fluturimet me vendin që agresoi Ukrainën. A do vijnë ata me çartera duke e bërë Shqipërinë një vend që nuk i bashkohet sanksioneve të fluturimeve, apo do shërbejnë si klientë për të rritur xhiron e Air Serbia, e cila është e vetmja linjë që nuk i ka ndërprerë fluturimet me Moskën?

Pas kërkesës së kryeministrit ukrainas, debati mbetet i hapur. Aq më tepër që Shqipëria është treguar një mbrojtëse aq e fortë e kauzës së vendit të pushtuar sa e ka pagëzuar në mënyrë provokative edhe rrugën para ambasadës ruse me emrin “Ukraina e lirë”.

Peut être une image de 1 personne, plein air et monument

Dhe ky ekses zelli, njesoj si duartrokitjet e ekzagjeruara sot për Zelenskin, sikur janë në kundërshti me dëshirën për të përfituar edhe nga paratë e turistëve rusë. 

©Lapsi.al



36 Comments

    1. Jo vetem ruset por edhe serbet duhen ndalur. do sjellin provokime dhe pasiguri sociale ne vend duke bere provokime perverse nacionaliste. te dy keto popullsi slave jane rritur me urrejtje e perçmim ndaj kombit tone.

  1. Do te ish marrezi. Populli rus i ka dhene shume botes:ne letersi kulture, muzike, pikture, etj.

    Per Putinin e Zelenskin nuk do privohemi nga Tolstoi e Dostojevski asnje dite.

    1. Edhe populli Serb i ka dhene shume botes, pse nuk jeni dakort ju qe te mbante Kosoven?
      Kush eshte dakort me faktin qe nje vend ka te drejtr te pushtoi nje vend tjeter te pa varur nuk mund te quhet njeri…
      Uroj qe ta provoni ne kurriz fatin e zi qe po kalojne Ukrahinasit.

      1. O AS o PRAS ça thua o kar? Po pse do paguaj 2500 lekë/litrin e naftës së piçkes se Zhelenskes I ngrehet bibilushi dhe i ben si karderr rusëve.Para se të nisë me kërkesa të njohë Kosovën robqiri i Sorrosit. Dell me nyje ! Ja të ndalojmë edhe atë filmin vizatimor rus me MASHËN ! Si duket dopjo Pfizeri të paska bere mire rrotë jari!

        1. Nuk me plas kari mu fare as per Zalenskin as per te qe ka pjell Zalenskin. Per mua eshte e pa pranushme qe qe ne 2022 te kete akoma pushtime. Cdo shtet qe guxon te pushtoj nje shtet tjeter duhet te parballet pa pasoja shkatrrimtare, ne menyre qe askush te mos guxoj me te bej lufte, as sot as 1000 vitet e ardhshme. Mos shiko vetem interesin tat personal, zgjeroje pak horizontin. Lufta nuk demton vetem Ukrahinen, por na demton te gjithe ne. Sot e ka radhen Ukrahina neser mun ta krmi ne…

      2. Me idjot se ky AS-i nuk kam parë jo për gjë po bën si I zgjuar dhe mundohet të sjellë argumente diarreje🤮🤢

        1. Po ti o lugat i Surrelit, me keq se lugati tjeter i Surrelit?,filorus e gjete te behesh?Ata as spaguajne, keshtu qe ca te beri filorus o loqe?

          1. O Idjot bota nuk është bardh e zi aq më pak politika, se jam kundër Zhelensikt për atë që I shkaktoi botës i nxitur nga Sorraxhinjte e Washingtonit sdo të thotë që jam me Putinin por në këtë rast lavirja e Sorrosit duhet ta pësojë keq se përndryshe Ramazani, dhe gjithe Dylberat e BE me shokë do bëhen Zeus@Skenderbe dhe në sdo kemi me rrugë shpëtimi do bëhet vaksinimi jo me detyrim por me forcë, do zhduket paraja cash dhe do jemi skllevër të përjetshëm të korporatave. Po kur ta kuptoni ndoshta sdo jetë vonë se po iku kjo punë për lesh do ju duket kohae Enverit lule përpara asaj që duan të bëjnë monstrat globaliste.

      3. Krahasimi eshte i pavend, sepse flitet per turiste ruse e jo per pushtues serbe qe Kosova i mbajti mbi shpine nje shekull.

      4. More AS, a nuk te mjaftuan 10 vjet krime te serbeve ne Ballkan dhe nje shekull roberi e Kosoves?!

        Mesa duket nuk je shqiptar….

  2. Jo vetem qe sduhen ndaluar por duhet te vijne sa me shume se kane pare. Ukraina mos na rruj shume trapin se ketu i dime vet punet tona

    1. Sa te papam jane keta patrozhanistet e Rames. Deri sot hiqeshin si anti rus, dhe tani qe ju prek interesi ekonomik, po e shajne dhe Ukrainen. Ore ju kam thene, qe kur vjen puna te leku, Rama behet jo vetm serb, por kinez,tajlandez, klon, lypes. gjithcka. I pelqen shahu Rames, megjithese sdi as te luaje, por ja ,sapoia beri Zelenksi shah mat, me dy levizje. Rame gjoja pro-ukrainasi ,i urdheroi patrozhanistet et shajne dhe ukrainen. Kameleonit Rama i ra fasada

  3. 28 vjet pa nje dite me pare, kur dola nga nje banese pa drite, degjova Presidentin e kohes ne nje konference shtypi te fliste me nje gjuhe te hekurt e te drunjte!
    Sot, pas 28 vjet pa nje dite, ish-Presidentin e degjoj serish te flase me te njejten gjuhe, me nje ndryshim: atehere e kishte me Fatos Nanon e partine e tij, sot e ka me Edi Ramen e partine e tij

  4. Pasi ju lut Zelesnkit qe te fliste 5 minuta para parlamentareve tone, Rama u mundua te beje propaganden e radhes. Mendoi se duke duartrokitur fallco ato kukullat e tij ministre dhe deputete, do fitonte zemren e Ukraines, dhe botes. Por ne fund paptirut propaganda ju kthye ne bumerang.Zelnksi e vuri me shpattula pas murit. Te shohim ,si do e ndryshoi muziken tani Rama. Ne fakt e ka ndryshuar menjehere. Sufllaqexhinjte e tij qe deri dje mbronin Ukrainen, sot po shajne Zelenskin.

  5. Milica për të gjithë ata që nuk e dinë ka qënë vjehrra e Sali Berishës, nëna e Liri Berishës dhe pavarësisht se në shqip quhej Vera, kjo nuk e ka penguar atë që dhe vajzës së saj Lirie si emër pagëzimi t’i vendosë emrin serb Sllobodanka.

    Dhe përmendja e këtij emri nga analisti nga Kosova, të shoqëruar dhe me shpjegimin se njerëzit e Milicës kanë qënë njerëzit më të afërt të krerëve të regjimit të atëhershëm në Jugosllavi

  6. Po duhet ndaluar pasi 80 % e tyre jane agjente sekrete te sherbimit famkeq rus !
    Jemi vend i NATO-s,dhe ketu mund te vijne me pushime apo per relaks pas luftes vrases,perdhunues,kriminel te luftes ne Ukraine,te cilet jane vertete rrezik potencial per sigurine dhe kete vend leshi,ku drejtojne mafiozet dhe monstrat !

  7. Ka 31 vjet që dhunon gazetarë, kryen sulme asgjesuese ndaj redaksive të gazetave kritike, burgos gazetarë dhe është i vetmi politikan i rajonit, i gjallë (pasi Milosheviqi ka vdekur) që është shpallur “Armik botëror i shtypit” dhe sot vajton për lirinë e shtypit duke qenë dhe pronar shtypi.

    Mjafton 24 orë nga jeta e këtij njeriu për të kuptuar gjithë hipokrizinë e jetës së tij.

    1. Në pritje që të vijë e djathta e Evi Kokalarit, një akt të cilën vetëm kjo zonjë në Amerikë dhe aleati i saj Sali Berisha në Tiranë, kanë harruar se ka ndodhur tashmë në vitet 2016-2020 kur qeverisi Donald Trump. Dhe atëhere “e djathta amerikane” nuk pati asnjë grimë simpati e mbështetje më shumë për PD

    2. nuk ka serish asnje transparence per listat e anetaresi se PDSH; 5) kandidatet nuk jane pyetur per perberjen e Komisionit, sipas parimit te shokut Stalin “populli voton, votat i numerojme ne”; 6) zgjedhjet po mbahen nderkohe qe PD eshte e percare me keq se 1 vit me pare!

      E vetmja gje qe ndryshon nga zgjedhjet e vjedhura ne 13 qershor me keto te 22 majit eshte se po kalojme nga “Lul Brava” tek “Doktor Dryni”!

  8. O popull boll u more me thashetheme dhe propagande idioteske. Cfare te intereson ty? Te ardhura, jete me te mire. Keto t’i sjell turizmi, Ruse apo Kineze nuk ka rendesi. A njihesh si popull mikprites? Hapi dyert. Ty nuk do te te vijne ushtare Ruse por populli. Mos u bej rracist e servil. Ruset e ngriten ekonomine e Malit te Zi, Kroacise etj. Pa permendur lidhjet kulturore, arti apo dhe te ne te kaluaren. Ne fund te fundit cfare te keqe na kane bere? Apo do te vazhdojme me spekulime dhe lajme te rreme? Ne jemi nje pike ne oqean, nje shtet qe duhet te jemi neutral. Te mos dalim me te forte se Zvicra, luksemburgu etj sepse qendrimet ekstreme nuk ndihmojne askend. “Bujrum” te gjithe per turizem se vetem te mira kemi.

  9. Po lexoja me lart disa komente e fillova te qesh. Po clidhje ka Miloshevicra me turistet Ruse, apo eshte pjese e pagesave me honorare te shkrimeve? Mos duhet te ndalojme edhe turistet serbe per shkak te Kosoves, Gjermanet sepse na pushtuan ne luften e dyte boterore me Italianet si dhe Turqit? Patjeter duhet pare interesi financiar! Patriotizmat dhe Nacionalizmat jane thjesht spekulime. Vazhdon gjuha e dhunes ndaj serbeve e kujtohet lufta. Shikoni perpara. Amerika i hodhi dy bomba atomike ne Japoni. Si jane marredheniet e tyre tani? Boll me injorancen dhe nxitjen e urrejtjes ne Ballkan. Nuk lame Grek, Serb, Italian etj pa share. Ky eshte problemi yne jo i tyre, prandaj jemi ketu. Greqia, Italia, Anglia, Kroacia, Turqia a jane vende te NATOS. A nuk shkojne Ruse per pushime ne keto vende?

  10. Ne Shqiperi aleati yne Strategjik USA ka strehuar mijra (numrin e tyre askush nuk e thote)_ Iraniane, Afgane. Rama se fundi ka kerkuar edhe Nigeriane. Per strehimin e ketyre klandestineve nuk eshte pyetur kurre ky popull, kurse per te sjelle a jo turiste ruse kerkohet mendim e kerkohet debat? Kjo eshte qesharake.

  11. Turistet Ruse ne shqiperi duhet te jene te mirepritur per keto arsye:
    1. Jane qytetare si cdo shtetas.
    2. Sjellin te ardhura per ekonomine/turizmin vendas, i cili ne menyre te qellimshme eshte i deformuar nga politikat e qeverise tone.
    3. Nese duam te konsiderohemi vend demokratik, sic kemi enderruar gjihmone, nuk ka llogjike te refuzojme/kufizojme levizjen e lire te njerezve dhe kapitaleve financiare.
    4. Si dhe per shume e shume arsye logjike turistet Ruse duhet te jene te MIREPRITUR. Mos te guxoje e te dale nej picke e shtremet dhe te beje politike me ceshtjet e demokracise dhe te ekonomise……

  12. NE EDHE BAR DO HAJM ( PO HAJM PERDITE ME KTO CMIME) DHE UKRAINEN E ATIJ BYTHQIMIT ZELENSKI DO TA NDIHMOJM. O INTERNACIONALISTA SHWIPTARE GJITH BOTA PO BON SIKUR PO E SANKSIONON RUSINE DHE GJITH PO MORIN NAFT E GAZ RUS PERVEC KTIJ BYTHSHKLYMIT TONE.

  13. Turizmi nuk pyet as kush je e as nga vjen por kerkon vetem te ardhura prandaj lereni “patriotizmin” per servilizem politik. AS me siper thote qe Ruset jane pushtues dhe harron 20 vjet te ameikaneve ne Afganistam , 14 vjet ne Vietnam e keshtu me rradhe. Ne Shqiperi e gjithe zona e bregdetit mezi e pret sezonin turistik per te siguruar te ardhura ndersa ju thoni le te rrine pa buke se i do kari nje nga njerezve me te korruptuar ne bote Zheleinskyt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *