• |
ide | kryesore

Kapet me 87 mijë euro në makinë i riu në Fier, 30-vjeçarit i sekuestrohen paratë nga policia

-Instant, Lajme, Të fundit


Sektori për Krimin Ekonomik ka sekuestruar 87.950 euro. Bëhet me dije se është proceduar penalisht G. R., 30 vjeç.

Të riut i është gjetur kjo shumë gjatë kontrollit në mejtin e tij tip “Benz”. Sipas policisë, 30-vjeçari nuk kishte dokumentacion që verteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmë”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të pastrimit të parave.

Sekuestrohen 87.950 euro, të dyshuara të përfituara nga aktivitete të kundërligjshme.

Procedohet penalisht poseduesi i tyre, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin G. R., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit, në automjetin  tip “Benz” në pronësi të tij, u gjetën 87.950 euro, për të cilat 30-vjeçari nuk kishte dokumentacion që verteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e eurove dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale””, njofton policia.


1 Comment

  1. duhet ta vertetojne qe parate kane prejardhje te paligjshme

    ngjan me shume si gjobe , dikush e di qe ka pa patur leke dhe e kane kontrolluar pikerisht ne ate moment

    barra e proves eshte mbi policine, prokurorine dhe gjykaten. vetem ne shqiperi ndodhin keto cudira, robi mund te jete plehre por shteti po abuzoi behet po aq plehre sa krimineli dhe me keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *