• |
ide | kryesore

Kapen lëndë narkotike, armë dhe para cash, arrestohet shqiptari në Greqi

Lajme, Të fundit



Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar nga policia greke në Patras, zonën e Axaias Perëndimore. Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan rreth 4 kg marijuanë dhe 300 gram kokainë, si dhe një pistoletë me krehër e cila përmbante 5 fishekë të kalibrit 7.65 mm. Pjesa më e madhe e drogës u gjet pranë varrezave të Niforeikon, ndërsa armën e gjetën gjatë kontrollit të banesave. Së bashku me drogën dhe armën, policia sekuestron edhe 360 euro, si dhe 3 celularë të tjera.

Autoritetet vijojnë të hetojnë ngjarjen dhe punojnë për identifikimin e të gjithë individëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale të organizuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *