• |
ide | kryesore

Përmbytet anija në Greqi, gjenden trupat e pajetë të tri vajzave të mitura

Arkiva, Lajme, Të fundit
Greqi



Tre trupa të pajetë janë gjetur nga zjarrfikësit grekë në një plazh shkëmbor në ishullin e Kios, pas fundosjes së një varke me emigrantë mëngjesin e sotëm.

Sipas mediave të huaja, trupat e pajetë i përkasin tri vajzave të vogla. Roja bregdetare greke ka deklaruar për AFP se ato ishin tri vajza të moshës 5, 7 dhe 10 vjeç.

Në total, sipas informacioneve nga autoritetet, janë shpëtuar 19 persona, mes tyre janë tetë të mitur dhe nëna e vajzave që humbën jetën.

Po ashtu, autoritetet kanë bërë me dije se në varkë udhëtonin gjithsej 22 persona dhe nuk duhet të ketë të zhdukur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *