• |
ide | kryesore

Mbetën të bllokuar në det nga dallgët e larta, shpëtohen dy persona në Shëngjin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona rrezikuan të mbyteshin teksa peshkonin në Shëngjin, për shkak të dallgëve të larta. Mësohet se dy personat me iniciale GJ. L 56 vjeç, dhe S. L., 43 vjeç mbetën të bllokuar si rezulatat i dallgëve të larta dhe menjëherë autoritetet me të marrë informacionin lokalizuan dhe u erdhën në ndihmë dy qytetarëve. Gjithashtu Policia thotë se dy personat janë në gjendje të mirë shëndetësore. Po ashtu janë tërhequr në hapësirën e portit edhe mjeti ujor me të cilin ata peshkonin.

Njoftimi i Policsë:

Shëngjin, Lezhë.Shërbimet e Policisë Kufitare iu shkojnë në ndihmë 2 shtetasve, të cilët rrezikuan të mbyteshin teksa peshkonin, për shkak të dallgëve të larta. Sapo janë njoftuar se në hapësirën ujore ndërmjet Shëngjinit dhe Tales, për shkak të dallgëve të larta të detit, kishin mbetur të bllokuar, ndërkohë që peshkonin, 2 shtetas, shërbimet e SPK Shëngjin janë nisur për të ofruar ndihmë.

Si rezultat janë lokalizuar, marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe transportuar në portin e Shëngjinit, shtetasit Gj. L., 56 vjeç, dhe S. L., 43 vjeç, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është tërhequr në hapësirën e portit, mjeti ujor me të cilin ata peshkonin. Dy shtetasit kanë falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar menjëherë. Policia e Shtetit apelon që në çdo rast nevoje të kontaktohet me strukturat e saj, sepse reagimi dhe ndihma do të jenë të menjëhershëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *