• |
ide | kryesore

Durrës/ Shiste kanabis në servisin e tij, arrestohet pronari bashkë me një punonjëse

Lajme, Të fundit



Goditen 2 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në Durrës.

Arrestohet në flagrancë pronari i një servisi, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Procedohet penalisht 24-vjeçarja e punësuar në mënyrë të paligjshme në këtë servis, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Arrestohet në flagrancë dhe një shtetas tjetër që posedonte lëndë narkotike.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin:

G. R., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në servisin e tij u gjetën dhe u sekuestruan 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një peshore elektronike dhe një shumë parash.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. L., 24 vjeçe, e punësuar në mënyrë të paligjshme në servis, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *