• |
ide | kryesore

Shisnin lëndë narkotike në Durrës, vihen në pranga dy persona

Lajme, Të fundit
Qarkullonte me armë me vete, arrestohet një person në Durrës (Emri)



Dy persona kanë rënë në pranga pasi shpërndanin lëndë narkotike në Durrës. 25-vjeçari Henri Karaj ishte ai që siguronte kanabisin dhe më pas 38-vjeçari, Rexhino Lazaj, e shiste në doza të vogla në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit.

Në kuadër të operacionit “Kompromisi” janë sekuestruar 1.1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, 900 euro dhe 90 mijë lekë të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike. Po ashtu janë sekuestruar mjete për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 1 automjet, 1 tablet dhe 5 celularë. 25-vjeçarit iu gjetën në disa celularë, faqe online aktive për vënien e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *