• |
ide | kryesore

Haaland te Manchester City, Guardiola bën enigmatikun: “Më kanë thënë të mos flas”

-Instant, Sport



Përshpejtimi i madh i 24 orëve të fundit në aksin Manchester City-Borussia Dortmund për Erling Haaland konfirmohet edhe nga fjalët e Pep Guardiolas, i cili duket se mezi pret të stërvisë sulmuesin norvegjez: “Të gjithë e dinë situatën, do të doja të flas për këtë edhe pse në përgjithësi nuk më pëlqen të flas për të ardhmen. Dhe në çdo rast, si City ashtu edhe Dortmund më kanë paralajmëruar të mos them asgjë derisa të përfundojnë të gjitha hapat burokratike. Ne do të kemi kohë të flasim për këtë.”

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Ëolverhampton, Guardiola gjen sërisht një mënyrë për t’iu përgjigjur pyetjeve ngacmuese në lidhje me Haaland: “Çfarë do të na jepte më shumë numri 9? Ne tashmë e kemi një numër nëntë, do të kemi gjithashtu lojtarë të rinj që do të vijnë nga të rinjtë. Lojtarët e rinj gjithmonë të ndihmojnë për t’u bërë më të fortë, por nuk i zgjidhin vetë problemet. Klubi është gjithmonë i projektuar drejt së ardhmes, jam dakord 100% me vendimet që merren në këtë drejtim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *