• |
ide | kryesore

A i ka opozita 20 firma për kandidatin për president? Alibeaj: Rregullat para dhe pastaj emrat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



I pyetur nga gazetarët nëse opozita i ka 20 firma për të propozuar emrin e një kandidati për president, Enkelejd Alibeaj dha këtë përgjigje. 

“Ne kemi durimin ti diksutojmë të gjithë gjërat hap pas hapi. E kuptoj shpejtësinë që do Balla dhe të tjerët të ecin shpejt e shpejt. Kushtetuta thotë se tre raundet e para duhen me 84 vota, duhet me pjesëmarrjen substanciale të opozitës. Ne kemi bërë propozimin tonë, rregullat e para dhe pastaj emrat. Kjo do ta bëjë serioz procesin. Ne kemi thënë ta kemi propozimin ne, ta ketë opozita. Ky është qëndrimi ynë. Për kërshërinë tënde po e them. Ta lëmë ta shohim. Rendja pas emrave pa vendosur ca rregulla e bën procesin joserioz, si e shkuara ka treguar”, tha Alibeaj. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *