• |
ide | kryesore

Hidhet sot shorti në Apel për vendimin e Zhukrit, Gjykata i bën një thirrje politikës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gjyqtarët


Teksa sot hidhet shorti për të vendosur gjyqtarin relator për apelimin ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, që njohu Komisionin e Rithemelimit, Gjykata e Apelit Tiranë vjen me një thirrje për politikën.

Përmes një reagimi Gjykata bën apel që mos të intimidohen. Sipas Apelit, roli i partive politike me rëndësi për shoqërinë, po aq i rëndësishëm dhe autoriteti i pushtetit gjyqësor.

“Referuar deklaratave tashmë të bëra publike, që shkojnë përtej debatit të brendshëm partiak, apo edhe opinioneve të shfaqura lidhur me këto zhvillime, Gjykata e Apelit Tiranë, e përgjegjshme për funksionin që i është ngarkuar, konsideron të papranueshëm çdo reagim dhe deklarim paragjykues, sulmues apo denigrues që synon të ushtrojë ndikim në marrjen e një vendimi të caktuar mbi këto çështje.

Për një shtet të së drejtës, sulme të tilla ndaj gjyqtarëve dhe gjykatave, të cilat perceptohen si ndërhyrje e drejtpërdrejtë në veprimtarinë gjyqësore përpara marrjes së vendimeve prej tyre, janë të papranueshme ligjërisht dhe kushtetutshmërisht. Gjykata është dhe do të mbetet autoriteti i vetëm, që ka pushtetin dhe përgjegjësinë në dhënien e drejtësisë, ndaj si e tillë duhet respektuar.

Gjykata e Apelit Tiranë garanton cilindo se do të shqyrtojë me përgjegjshmëri, objektivitet, drejtësi dhe transparencë çështjet që i janë referuar për shqyrtim, duke mirëpritur çdo vërejtje konstruktive lidhur me veprimtarinë gjyqësore, por duke mos pranuar asnjë sulm denigrues ndaj saj, që lidhet drejtpërdrejtë me ushtrimin e funksionit dhe të misionit për të cilin është ngarkuar nga Kushtetuta.” – thuhet mes të tjerash në njoftimin për mediat nga Gjykata. ©Lapsi.al


5 Comments

  1. Te gjithe juristet thone qe apeli i ailibeut nuk mund te pranohet .Gjykata duhet te shprehet se kishte apo nuk kishe te drejte gjygjtarja qe pranoi ankesen e alibeut….Apo jo o gjukate. Nese eshte keshtu atehere asnje parti politike nuk mund te formohet se ankohet palla tjeter ne gjukate????? Bir selmoni nones çin te qaje ma pare.!?!?

      1. Po sikur te hyje ne burg Kr. i qeverise me te korruptuar ne Europe dhe i te tretes me te korruptuar ne planet, shoku Ramazan Rama? Si thua?

  2. Deklarata e gjykates se apelit,eshte si nje lloj parathenie,se vendimi i ardhshem i saj,nuk do te jete nen ndikimin e politikes.Por ciles politike???? Me rrezik se ndikimi ,i supozuar paraprakisht,prej gjykates,,do te jete ndikimi diplomatik,qe eshte bere,dhe pritet me siguri,se do jete prezent,ne vendimin e saj.Ndryshe,vetingu,si shpata e demokleut,e ka bere dhe do vijoi,t’a beje punen e vet.Rrofte reforrma per shkaterrimin e drejtesise,kryesisht,prej diplomacise,qe se bashku me rilindjen,ne vend te qilizmes,i bene drejtesise,permbytjen me plehrat,qe as inceratoret,nuk i djegin (akoma nuk punojne),edhe kur te punojne ndohta mbas disa viteve!!!

    1. Te gjithë juristët thonë se ai vendim nuk duhej të ishte marrë pasi askush që nuk është palë nuk mund të ankimoje. Merrni vendim sipas ligjit dhe jo sipas dëshirave kujtdo qofshin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *