• |
ide | kryesore

Deklaratat kundërthënëse/ Ç’po ndodh me marrëveshjen e detit me Greqinë

-Instant, Kryesore



Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka dalë sot para shtypit për të përgënjeshtruar në mënyrë të tërthortë deklaratat e homologut të saj grek Niko Dendias, i cili pohoi disa ditë më parë se qeveria Rama po pret largimin e presidentit Meta dhe zëvendësimin e tij me një njeri të besuar për të rinisur negociatat për kalimin e marrëveshjes së detit në Gjykatën e Hagës. “Kjo nuk është çështje që ka lidhje vetëm me presidentin, por ka të bëjë me përgatitjet reciproke të dy vendeve para se të ulen për të gjetur kompromisin apo mosdakordësitë për të shkuar pastaj në gjykatë. Në këtë fazë jemi“, deklaroi Xhaçka.

Por ministri i jashtëm grek Nikos Dendias, i tha në fillim të javës radio Sky në Athinë se kjo punë lidhet eksluzivisht vetëm për mosmarrëveshjet mes Ramës dhe Metës, kur dihet që ky i fundit, sipas kushtetutës, duhet të autorizojë qeverinë të hyjë në negociata. Ai (Rama shënimi i Lapsi.al) ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë ende pasi presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit. President padyshim do të zgjidhet një tjetër në Shqipëri në dy- tre muajt e ardhshëm. Pra, e gjithë kjo atëherë është e realizueshme”, tha Dendias pas vizitës në Tiranë.

Lexo më tej:

Intervista e Dendias/ Sekretet që Rama i ka besuar ministrit grek

Atëherë kush thotë të vërtetën, ministrja shqiptare, apo homologu i saj grek?

Për të kuptuar këtë është mirë të kthejmë filmin pas dhe të kujtojmë ndarjen më dysh të opinionit dhe klasës politike kur Athina, pa marrëveshje, vendosi të zgjerohet në detin e përbashkët nga 6 në 12 milje, pa konsensus, në verën e vitit 2020. Por në këtë kohë Rama nxitoi menjëhetrë të thoshte se Athina është në të drejtën e saj ta bëjë këtë. Kjo deklaratë u rimor edhe nga kryeministri grek Micotaqis, i cili tha me pompozitet para parlamentit të vendit të vet se: “Kohët e fundit, Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë se shtrirja në 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e Athinës”.

Pikërisht kjo ngriti valën e akuzave nga opozitarët për tradhëti, gjë që e detyroi ish kryeministrin Berisha t’i vinte ramës epitetin “Zeografi Bis”.  “Kush thotë se Greqia është në të drejtën e saj për të zgjeruar detin bën tradhëti kombëtare”, tha atëherë Berisha.

Por idenë se Rama nuk ka pse njeh të drejtën e Greqisë për të bërë veprime të njëanshme, kur loja ka filluar dhe kur të dy palët po bëjnë përgatitje për të shkuar në Hagë, e kundërshtuan edhe ekspertë të pavarur dhe jo politikë.

Ish relatori i çështjes së detit në Gjykatën Kushtetuese, Xhezair Zaganjori (që përfundoi me rrëzimin e marrëveshjes së qeverisë demokrate) e kritikoi qeverinë aktuale se në vend që të shpallë objektivat tona, bën rolin e justifikuesit të palës greke për zgjerimin e kufirit të saj me 12 milje. “Njerëz që pretendojnë se njohin të drejtën e detit dhe që e kanë për detyrë të merren profesionalisht me këtë çështje, në kundërshtim me pozicionin e tyre dhe me çdo normë etike kombëtare e ndërkombëtare, bëjnë avokatinë e palës tjetër, duke theksuar se ata kanë të drejtë të zgjerojnë në mënyrë të njëanshme ujërat territoriale në 12 milje detare. Nuk mund ta imagjinoj se si mund të futen në bisedime me këtë tezë“, tha Zaganjori.

Debati/ Ku manipulon Rama për ndarjen e detit

Nga një këndvështrim tjetër e kritikoi këtë qasje edhe njeriu që ka marrë aureolën e mbrojtjes së kufijve detarë dhe i cili e denoncoi në Gjykatë Kushtetuese bashkë me PS marrëveshjen e Berishës.

Në grupin negociator ka një konfidencialitet të plotë. Çfarë sekretesh ruajnë, kur fqinji ynë përditë del e flet se si po zgjerohet Greqia, duke shpallur kalimin nga 6 milje detare në 12 milje? Kurse ne s’po dëgjojmë dot që Republika jonë ta shpallë Sarandën si gji historik“, ka thënë kolonel Myslym Pashai duke theksuar se para se të mendojmë t’i japim të drejtë palës tjetër, ne duhet të mendojmë se ç’duhet të bëjmë për interesat tona.

Pra është e ligjshme në këtë moment, pas deklartës së shefit të diplomacisë greke, të ngresh pyetjen: Mos vërtetë Kryeministri ynë po pret të heqë qafe presidentin Meta për t’i bërë në fshehtësi koncesione Greqisë? Në të shkuarën Rama është përbetuar për kujtimin e gjyshërve dhe katragjyshërve të vet se mbetet një patriot që nuk negocion me kufijtë kombëtarë (shiko linkun poshtë). 

Marrëveshja me Greqinë/ A është katragjyshi i Ramës, garanci për kufirin detar?

Edhe ministrja e Jashtme, Xhaçka, tha se kjo nuk është çështje e pengesës së presidentit. Por ama premtimi i Niko Dendias për mediat greke se marrëveshja do të shkojë përpara sapo Rama të heqë qafe Metën, mbetet aktual.

©Lapsi.al 



18 Comments

  1. Rama e ka pisllekun e tradhetarin me vete

    Ferit Hoxha qe shiti detin e beri pislleqe, eshte sot ne OKB per te lobuar e bere pislleqet e Rames

    A nuk e kuptoni se Xhacka eshte vetem per te ngrene cacka e leshuar shashka?

    Nuk e ka idene Xhacka nga keto pune

    1. Jepjani detin vetem Greku te mbetet i kenaqur pa ne nuk kemi pasur ndonjere det po te vesh ne plazh kudo i ka dale pronari nuk guxon te ngresh nje cader plazhi me familjen se perballesh me keta pronare inekzistent kane zaptuar c do pllembe e jo me greku qe e ve kufirin ku te doje pasi ne kemi plot 32 vite qe jemi Shtet pa Shtet deti ka mbetur ne meshire te fatit sot greku tallet me ne pse nuk ben te njejten gje me Turkun ta provoje sa vlen

    2. Edhe ju te Lapsit perdridheni si kurva per ceshtjen kombetare me keq se bythshituri huligani EdvinRama.
      Kurva!
      Jo po kush thote te verteten Xhackaapo Dendias…. Se nuk kane sy ne balle ta shohin te verteten dredharaket e Lapsit.
      Tradhetaret sorroista ne pushtet detin tone ia kane premtuar grekut. Ka mbetur vetem formaliteti zyrtar sic pohon dhelpra greke.

    3. Rama vszhdon planin, loqet e votojnë

      Këtej i pshurrin mu në.qytet dhe njerëzit kënaqen me ndeshjen

      Sikur ska.faj rama që u hedh trutë e gomarit , po është dëshira jonë që duam të jetë një.popull me shtyllë kurrizore

      Këtyre iu përgjysmua pensioni nga rritja e.cmimeve dhe rrinë mu si mut, biles do e votojnë prapë me.dashuri me dëshirë në zgjedhjet lokale.

      Popull vari karin.

      Nj rat i vërtetë që tregon për kurvërimin që karakterizon të rinjtë shqiptarë,
      dje ky djali i vërtetë u nis për gjermani për punë por ne prill 2021 votoi për ramën!
      Si ky ka ploooooooot faaaaaaare!
      Popull kurvë them unë.

  2. Sot pate vetem driten e vetetimes , zhurmen shurdhuese te bubullimes se ketij megaskandali te te gjatit tone do ta degjoni me vone . Nje gje eshte e sigurt , nese ka antishqiptar ky komb atehere ai eshte kryeministri i tij .
    Propozon ate qe ne duam dhe bene ate qe do dhe qe na demton me shume si komb .
    I mbani ment mbledhjet me qeverine e Kosoves? Do jene te permuajshme tha i gjati ine . E mbani ment deklaraten qe dha ne Beograd per Kosoven ? Dha pershtypjen e nje patrioti , perkundrazi dha perdhtypjen e nej nacionalisti te vertete . Dhe ne fund çfare beri ? Beri krejt te kunderten e atyre qe tha , beri Open Ballkan .
    E mbani ment pikturen me xhamine te Akropolit ? Pse duhet ta bente nje veprim te till ? Nje veprim absurd qe edhe nje Çam , me gjithe mllefin qe kane ndaj grekeve , nuk do tja lejonte vetes qe ta bente . Po ky pse e beri ? per te na dhene pershtypjen e ne nacionalisti te thekur . Dhe çfare beri menjehere pas kesaj ? Tinzarisht po ju fal detin grekeve ne menyren me te keqe te kamuflimit . Ketu jemi e do ta shohim .
    Ky njeri , permton ate qe ne duam dhe bene ate qe ne na demton me shume .
    I gjati ine dhe sekti i tij antishqiptar eshte fatkeqesia me e madhe e ketij kombi .
    Koha do vertetoje gjithçka

  3. Ngrihuni dhe shfarrosini keta Cifuto Sorrosianet sepse Greqia ka bere marrveshje me Furmat Izraelite per eksplorimim e fazit ne detin tone

  4. Cfare memorje ka populli yne idiot qe manipulohet nga nje zhapik si Bushati dhe majmun Babuin si Shkullaku!?
    Po marveshja e Saliut e bere totalisht ne fshehtesi dhe qe vazhdon te mbetet e hapur kush mban autoresine dhe pergjegjesine, Edi?
    Ne fund te fundit Edi deri tani nuk ka bere asnje marveshje zyrtare
    Cdo gje qe flitet eshte hamendje bushatiane.

    1. E mban ferit Hoxha, dylberi i Edit ne OKB pra qe ishte me Berishen, e Lul Bashen e qe sot gjoja po ben namin me fjalimet qe i jep gati Amerika e cila i ka mare per dore , penembajtes, si zyshat e klases se pare qe te mesojne te shkruash germat

  5. Per 08:12.
    Meqene se ra fjala per zyshat e klases se pare qe te mesojne germat, po ty zysha e klases se pare te ka mesuar qe emri i kujtdo personi shkruhet me germe te madhe!? Po qe ne fund te c’do fjalie vihen shenjat perkatese te pikesimit te ka mesuar zysha?

  6. Greqia nuk ka nevoje per det pasi ka me shume se kushdo ne mesdhe.

    Ajo kishte dhe ka nevoje per akses ne shelf per nafte dhe gaz. Dhe zona mes Shqiperise dhe Greqise eshte konfirmuar tashme qe ka pritshmeri te larte rezervash dhe lehtesi operimi.

    Kjo ishte arsyea pse ne prag krize ekonomike dhe politike Karamanlis i kerkoi Berishes marreveshjen. Por permes Rames, ne ate kohe aset i bindur ndaj gjermaneve sa kohe Obamapolitik ishte terhequr nga ballkani dhe europa, dhe gjermanofili Zaganjori, ekspert i shquar ne te drejten e detit, Merkel e interesuar per nje Greqi “ndryshe” hodhi ne ere mareveshjen.

    Greqine e pasoi kaosi politik dhe ekonomik, ku pame sesi partite tradicionale per pak u zhduken, e tani mezi moren veten, dhe ne Shqiperi me ne fund, me suportin gjerman, Rama ra ne ujdi me Meten dhe kapi shtetin.

    Po pse Meta qe kunder “ri-negociatave” dhe u anashkalua nga Rama? Eshte e thjeshte. Rama perfaqeson lobim te qarqeve qe duan te aksesojne hidrokarburet ne Jon por permes kontratave “strategjike” me kompani lokale te tij (sic po ben kudo dhe zhvat pronen publike dhe financat). Dhe ndersa ai iu largua “zinxhirit” gjerman dhe rreshtua si nje zagar i bindur “pro amerikan”, ka me shume pushtet dhe mbeshtetje per te perfunduar marreveshjen me Greqine, duke avancuar interesin privat. Pra ujdive paraprake me greket, nen ndermjetsine e lobeve te perbashketa qe ka shume mundesi te jene madje te njejta dhe kene te njejten adrese ne Washington.

    Oreksi per te patur kontroll total dhe operacioni i tij per te blere neosocialistet e Metes dhe destabilizuar opoziten, me mbeshtetjen kryesisht amerikane, ia arriti njefaresoj qellimit. Pengesa individuale Meta zhduket pasi presidenti i ri merr vulen dhe firmen. Ashtu si Nishani i Berishes, detyra e Nishanit te Rames do jete te firmose, qe diten e pare madje, dengun e shkresave qe ka bere gati Rama dhe organizata me e madhe dhe rrezikshme politiko-kriminale ne Shqiperi, pas ish PPSH, e njohur si “Rilindja”.

    Ne kete situate kaq negative, ku ende idiote si puna e Bashes vazhdojne te gelltisin corben e shpifur nga matane detit, dhe ku media eshte megafon i rilindjes kunder cdo kritike, gjasat per demokracine e vendit jane te pakta, sa kohe qe kriminalizimi i vete shoqerise thellohet dhe nxitet nga kapsit e shtetit dhe mbeshtetesit e tyre.

    Vetem nje skandal i forte i brendshem nga radhet e organizates, jo si ineciatoret apo patronazhistet, por ekspozim i ndonje pergjimi apo i ngashem qe te tregoje monstruozitetin rilindas mund te favorizoje demokracine dhe ndikoje zgjedhjet. Perndryshe, eksperimenti vazhdon.

  7. Për hallin e tij, Sali Berisha bëri koalicion edhe me Aqif Rakipin, Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Këtë e dinë gjithë demokratët dhe gjithë qytetarët e Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit. Për hallin e tij, Sali Berisha kërkon të shkatërrojë PD-në dhe ta izolojë atë nga çdo partner ndërkombëtar.Ate qe ka bere salihu e meta nuk do ta bej dot asnje tjeter per detin,dy kriminele salih e meta mund ta firmosin ate

    1. SALIU, META, RAMA
      JANE ANTISHQIPTAR te Vertetuar qe kane punuar e punojne per Interesin personal dhe Klanin e vet.

      Jane te verteta te gjitha çfare thone kunder njeri-tjetrit, dhe nuk e bejne fare per interes te popullit.

      E bejne vetem per perfitim politik per te mbajtur si mbeshtetje personale sa me shume popull dele.

      Madje ne thelb u ka interesuar, u intereson, do t’u interesoje ekzistenca e njeri-tjetrit.

      1. Ashtu eshte.
        I bashkon fakti qe te tre kane gllaberuar pafund dhe pothuajse e kane shnderruar Shqiperine nje lecke dhe rinine te marri arratine.
        I bashkon gjithashtu fakti qe te tre jane te vene ne sherbim te Forcave te ndryshme antishqiptare te Rajonit, te Europes dhe te Botes.
        Kane kaluar mbi 3 dekada, populli brenda e kane komplet te shtypur, shpresa e vetme eshte qe populli shqiptar ne arrati me sistem tjeter elektoral mund ta fshije kete klase (glase) politike.
        Ne kuptimin gjeopolitik shpresa e vetme per nje shtet te vogel si Shqiperia, jane vetem 3 shtete qe ne histori kane bere diçka pozitive per Shqiptaret, 1.USA, 2.GJERMANIA, 3.ITALIA.
        Por edhe per keto 3 Shtete varet se cili eshte dhe do te jete Interesi i Tyre Gjeopolitik Strategjik.

  8. Per çeshtjen e detit qeveria Berisha dhe qeveria Rama vune per interesat e tyre ne ankand kufijte detare te Shqiperise te percaktuar me Protokolle Nderkombetare Paris dhe Firence perpara 100 vjetesh.

    SHTETI GREK VEPRON PER INTERESAT E VETA ME 2 STANDARTE TE KUNDERTA.

    1-STANDARTI QE I INTERESON ME SHQIPERINE:
    Obligon qeverite vasale antishqiptare te ndryshojne Kufirin e Percaktuar Detar perpara 100 vjetesh ne Paris e Firence qe te ndryshohet perseri Kufiri Detar Shqiperi-Ishulli Korfuz tani ne Gjykaten e Hages.
    Zona ekonomike ekskluzive (ZEE) eshte rrjedhim i Kufirit Detar te percaktuar dhe Shellfit Kontinental ku Turqia ka te drejte krahasuar me ishujt grek.

    2-STANDARTI QE I INTERESON ME TURQINE:
    I dergon letra OKB-s, Amerikes, Europes, Frances, Gjermanise qe Turqia mos te vere ne diskutim Kufirin Detar Turqi-Ishujt Grek sepse eshte percaktuar me Marreveshje Nderkombetare te Lozanes perpara 100 vjetesh.
    Zona ekonomike ekskluzive (ZEE) eshte rrjedhim i Kufirit Detar te percaktuar dhe Shellfit Kontinental ku Shqiperia ka te drejte krahasuar me ishullin korfuz dhe tre shkembinjte ishullor dhiapontiqia.

    SHELLFI KONTINENTAL (PLATFORMA KONTINENTALE) GJITHNJE ESHTE ME E MADHE PREVALON MBI ATE ISHULLORE. PER TA PERCAKTUAR SAKTESISHT KA SPECIALIST: (TOPOGRAF, GJEOLOG, GJEOGRAF, MATEMATICIEN) QE TA PERCAKTOJNE KONKRETISHT SIPAS RELIEVIT KONTINENTAL NENDETAR.

    POR TE NDRYSHOSH KUFIRIN DETAR TE PERCAKTUAR ME PROTOKOLLE NDERKOMBETARE, NE NJE GJYKATE NDERKOMBETARE NE HAGE, SEPSE TE DETYRON GREQIA DHE I INTERESON GREQISE,
    KJO ESHTE TRADHETI KOMBETARE NDAJ SHQIPERISE.

    1. nuk eshte TRADHETI KOMBETARE, eshte Traktati i Londres – faza e re, ku kufijte e shtetit vihen ne diskutim gjate epokes post LIIB. Termi KRIMINEL nuk mjafton per felliqesiren Edvin Rama.
      GJykata e Hages jo vetem do jape detin Jon shqiptar, por do hapi PRECEDENTE per diskutim kufijsh te tjere te Shqiperise.

      1. ESHTE TRADHETI KOMBETARE EDHE PER SHQIPERINE E SOTME LONDINEZE SEPSE:

        Traktati i Londres 1913 dhe i fshehte 1915 vendosen kufijte tokesore te zvogeluar qe kemi sot.

        Protokolli i Firences 1925 dhe Paris 1926 firmosen kufijte tokesore edhe detar Shqiperi – Greqi.

  9. Per çeshtjen e detit qeveria Berisha dhe qeveria Rama vune per interesat e tyre ne ankand kufijte detare te Shqiperise te percaktuar me Protokolle Nderkombetare Paris dhe Firence perpara 100 vjetesh.

    SHTETI GREK VEPRON PER INTERESAT E VETA ME 2 STANDARTE TE KUNDERTA.

    1-STANDARTI QE I INTERESON ME SHQIPERINE:
    Obligon qeverite vasale antishqiptare te ndryshojne Kufirin e Percaktuar Detar perpara 100 vjetesh ne Paris e Firence qe te ndryshohet perseri Kufiri Detar Shqiperi-Ishulli Korfuz tani ne Gjykaten e Hages.
    Zona ekonomike ekskluzive (ZEE) eshte rrjedhim i Kufirit Detar te percaktuar dhe Shellfit Kontinental ku Shqiperia ka te drejte krahasuar me ishullin korfuz dhe tre shkembinjte ishullor dhiapontiqia.

    2-STANDARTI QE I INTERESON ME TURQINE:
    I dergon letra OKB-s, Amerikes, Europes, Frances, Gjermanise qe Turqia mos te vere ne diskutim Kufirin Detar Turqi-Ishujt Grek sepse eshte percaktuar me Marreveshje Nderkombetare te Lozanes perpara 100 vjetesh.
    Zona ekonomike ekskluzive (ZEE) eshte rrjedhim i Kufirit Detar te percaktuar dhe Shellfit Kontinental ku Turqia ka te drejte krahasuar me ishujt grek.

    SHELLFI KONTINENTAL (PLATFORMA KONTINENTALE) GJITHNJE ESHTE ME E MADHE PREVALON MBI ATE ISHULLORE. PER TA PERCAKTUAR SAKTESISHT KA SPECIALIST: (TOPOGRAF, GJEOLOG, GJEOGRAF, MATEMATICIEN) QE TA PERCAKTOJNE KONKRETISHT SIPAS RELIEVIT KONTINENTAL NENDETAR.

    POR TE NDRYSHOSH KUFIRIN DETAR TE PERCAKTUAR ME PROTOKOLLE NDERKOMBETARE, NE NJE GJYKATE NDERKOMBETARE NE HAGE, SEPSE TE DETYRON GREQIA DHE I INTERESON GREQISE,
    KJO ESHTE TRADHETI KOMBETARE NDAJ SHQIPERISE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *