• |
ide | kryesore

“Kosova si pjesë përbërëse e Serbisë”, vijnë reagimet e para nga Kosova

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas deklaratës së presidentit serb Vuçiç se do ta ruante sovranitetin dhe tërësinë së territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë integrale të saj, kanë ardhur reagimet e para nga qeveria e Kosovës. Ministri i Jashtëm në qeverinë në largim të Kosovës, Enver Hoxhaj tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë betimin njësoj, sikurse edhe paraardhësit e tij, duke u mbështetur në mite.

“Kosova kurrë nuk do të jetë pjesë e Serbisë. Betimi i Vuçiçit, jo vetëm që është jo i vërtetë dhe i parealizueshëm, por ai po dërgon mesazhe negative gjithë rajonit se Serbia edhe më tutje jeton në mite”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Një reagim ka ardhur edhe nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku.

“Gjatë ceremonisë së dhënies së betimit, presidenti i Serbisë ka thënë se do të luftoj që ta ruaj Kosovën si pjesë të Serbisë. Në cilën botë jeton ai?”, shkroi ajo në Twitter.



2 Comments

  1. Ky serbo-fashisti se kupton qe po na ben nder.,duke mos u ndare dot nga baba gjenetik i tyre.Ne fakt e kupton,por tani i eshte ngushtu laku, dhe smundet te vazhdoj me te ulet-ngulet ne 3 karrike,edhe pse kerkoi 60 dite shtese(qe te shihte kush fiton luften ne Ukraine dhe te rreshtohej ne anen fituese),por perendimoret kane fillu ta kuptojne fytyren e serbeve,keshtu qe ata duhet te mbajne njeren ane, dhe a e imagjinoni dot Serbine apo nje serb te largohet nga Rusia? Edhe po te doje Vuco, nuk guxon. Nuk ka shans. Bile edhe pse do vazhdoje te behet zagar i Rusiese ,prape ne fund do e marre denimin nga ta, per kete dyfytyresi qe luajti keto dite, as me Rusine as kunder saj, Po nejse, neve na ben nder, sepse nje afrim i tyre me Europen,duke i vene sanksione babes, do bente qe te ishte e perkedhelura e Evropes, dhe si pasoje edhe nje ftohje te aleateve tane me ne, si ajo periudha e Grenell-Bolton, keshtu qe bravo Vuco, keshtu ju duam, serbet ne vellazeri te perjetshme me ruset, deri sa t’u mbushet mendja perendimoreve qe Serbia duhet coptuar dhe serbet duhen eksportuar ne origjine. Ndersa me ato enderrat qe Kosova eshte pjes ee Serbise, edhe keto na bejne nder, e shperfaqin para bootes edhe nivelin mizerabel pothuajse zero te IQ te popullit serb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *