• |
ide | kryesore

Mona Lisa në muzeun e Luvrit sulmohet nga një turist

Paparazzi, Slider



Mona Lisa” ishte subjekt i një tentative vandalizmi të dielën, kur një vizitor i muzeut të famshëm të Luvrit në Paris lyen me tortë xhamin mbrojtës të pikturës së epokës së Rilindjes.

Burri, i cili dukej se mbante një parukë në videot e incidentit të shpërndara në mediat sociale, iu afrua pikturës në një karrige me rrota përpara se të ngrihej dhe të hidhte një copë tortë në veprën e artit, sipas një deklarate nga Luvri.

“Një vizitor u shtir si invalid në mënyrë që të përdorte një karrige me rrota për t’iu afruar veprës, e cila ishte instaluar në një vitrinë të sigurt. Luvri zbatoi procedurat e tij të zakonshme për njerëzit me probleme në lëvizshmëri, duke e lejuar personin ta admironte këtë vepër të madhe arti,” thekson deklarata. “Ndërsa qëndronte pranë pikturës, ky individ hodhi një tortë që e kishte fshehur në sendet e tij personale në kutinë e xhamit të Mona Lizës. Ky veprim nuk ka ndikuar në pikturën, e cila nuk është dëmtuar aspak”.

Një zëdhënës sqaroi se vizitorët me karrige me rrota lejohen të lëvizin përpara vizitorëve të tjerë të muzeut për ta parë më mirë veprën.

36-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në një infermieri psikiatrike në selinë e policisë, sipas zyrës së prokurorit të Parisit. Prokuroria ka hapur një hetim për “tentativë për dëmtim të një pasurie kulturore”. Luvri ka bërë një ankesë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *