• |
ide | kryesore

EMRAT/ 3 burrat dhe 3 gratë që shkuan deri në “finalen” e garës për President

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama bëri të ditur pas mbledhjes së sotme të kryesisë se në finale nga lista prej 26 kandidatësh, u arrit në një listë të shkurtër me 6 emra nga të cilët 3 ishin burra dhe 3 të tjerët gra.

Krahas emrit të Bajram Begajt, pjesë e kësaj liste ishte edhe ish-gjyqtari Ardian Dvorani dhe historiani dhe ish-deputeti Pëllumb Xhufi.

Në krahun tjetër, pjesë e listës së shkurtër të kandidateve gra mësihet se ishin ish-ministrja dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu.

Mes 3 grave më të kuotuara për Presidente të Republikës ishte edhe kandidatura e ish-kryeprokurores Ina Rama.

E fundit ishte edhe një emër, pak i njohur për publikun, ai i pedagoges Kozeta Sevrani.

Në fund të garës shkoi gjenerali Bajram Begaj që të shtunën do të votohet në Kuvend për t’u ulur në karrigen e të parit të vendit. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *