Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e peletit në Maliq. Nuk dihet ende nëse ka apo jo njerëz brenda, por zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe në fabrikë dhe nga to kanë filluar të dalin shtëllunga tymi. Zjarrfikësit dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Zjarri ka përfshirë çatinë e fabrikës, aty ku punojnë njerëzit, por deri më tani nuk ka rrezikë, pasi fabrika ka shumë dalje.