• |
ide | kryesore

“Po lëviz ngadalë”: Tension mes Sarrit e Tares, merkato e Lazios përkohësisht e bllokuar

-Instant, Sport



Merkato e Lacios ndizet, por jo për mënyrën e duhur. Madje, tensioni mes drejtorit sportiv të bardhekaltërve Igli Tare dhe trajnerit Maurizio Sarri po rritet. Arsyeja? Kërkesat e trajnerit që po përplasen me ngadalësinë e manovrimit të drejtorit sportiv.

Në shënjestër – siç raporton portali Calciomercato.com – marrëdhëniet dhe negociatat e ndërlikuara që nuk po finalizohen: ditët e fundit ka ardhur vetëm Marcos Antonio, Romagnoli është në pritje, por mbi të është edhe interesimi i Fulham, me të cilin ai ka marrëveshje totale. Humbja e mbrojtësit, aktualisht te Milani, do të ishte një gabim i madh, por ajo që është shqetësuese është mungesa e komunikimit mes dy figurave të rëndësishme bardhekaltër dhe mungesa e dëgjimit nga ana e drejtuesit kunddrejt trajnerit Sarri.

Shqetësuese është edhe cështja e lidhur me portierin: Sarri do të donte Carnesecchin pavarësisht dëmtimit, me një zëvendësues, Tare do të preferonte Sergio Ricon, ndërsa për Romagnolin lëvizin 300 mijë euro. Për Luis Alberton ka ardhur një propozim 16 milionë plus 3-4 bonuse, por Lotito do të donte të paktën 25. Kësaj i shtohet edhe nyja Acerbi, i ndarë në shtëpi dhe ende i pa shitur. Nerva të tendosura te Lacio, me merkato të bllokuar përkohësisht, pavarësisht se Lotito thotë se me merkaton që do të bëjë do të konkurojë me të mëdhatë e Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *