• |
ide | kryesore

6 shqiptarë në pranga për një serë me kanabis në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqiptarët duket se kanë zhvendosur aktivitetin e kultivimit të kanabisit në Itali.

Mediat italiane raportuan mëngjesin e së martës finalizimin e një operacioni ku ranë në pranga 11 persona nga të cilët 6 janë shqiptarë.

Ata akuzohen për prodhim dhe shpërndarje të drogës si dhe armëmmbajtje pa leje.

Nga hetimet u zbulua se grupet kriminale kanë zhvendosur prodhimin e drogës nga Shqipëria në provincat e Barit dhe Foggia-s.

Në operacion u sekuestruan dy plantacione në serra brenda të cilave kishte mbi 8000 bimë marijuanë.

Hetimet dokumentuan shpërndarjen në zonat Foggiano dhe Brindisi dhe transportin nëpërmjet korrierëve shqiptarë. Arrestimet u kryen në Pulia dhe Lombardi. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *