• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Rama gënjeu në Komisionin Hetimor, nuk ka investim 128 mln euro në inceneratorin e Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Monika Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer në Komisionin Hetimor, pasi sipas saj nuk ka investim 128 milionë euro në inceneratorin e Tiranës.

E ftuar në ‘5 pyetje’ Kryemadhi tha se Rama ka gënjyer me të gjithë angazhimin me të gjithë fushatën publicitare për opinionin publik.

“Unë do ta filloja me një deklaratë të kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor ku të gjithë shqiptarët e mbajnë mend në atë teatër ulërimat dhe pasthirrmash kur thoshte është kompani private e cila investon 128 milionë euro. Dhe në fakt në pamje të parë nuk asgjë të keqe një kompani private e cila investon 128 milionë euro për inceneratorin e Tiranës dhe Bashkia e Tiranës i blen shërbimin. Sot e kësaj dite pas kaq vitesh qeveria shqiptare në bashkëpunim me Drejtorinë e Koncesioneve në Ministrinë e Financave mbikëqyr të gjithë mbështetjen buxhetore që i jepet inceneratorit të Tiranës nga buxheti i shtetit dhe po kështu nga Bashkia e Tiranës. 

Në fakt po të hyjmë në gjithë këtë investigim që kemi bërë përveç dhënies së koncesionit në mënyrë të paligjshme nga Erion Veliaj për një angazhim 30-vjeçar. Ne na ka rezultuar se investimi prej 128 milionë eurosh nuk ekziston. Kjo do të thotë që kryeministri ka gënjyer në komisionin hetimor e para, e dyta ka gënjyer me dokumente ka gënjyer me të gjithë angazhimin me të gjithë fushatën publicitare për opinionin publik.”, tha Kryemadhi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *