• |
ide | kryesore

Kapitenia e Zambias ishte burrë: përjashtohet nga Kupa e Afrikës pas dështoimit në testin e verifikimit

-Instant, Sport



Barbara Banda është përjashtuar nga Kupa e Afrikës për femra. Kapitenia e Zambias u detyrua të tërhiqej nga skuadra pasi dështoi në testet e verifikimit gjinor. Fillimisht u pretendua se 22-vjeçarja u përjashtua nga ndeshja e parë e Zambias kundër Kamerunit për “arsye mjekësore”. Stafi i Kombëtares mbeti shumë i paqartë për arsyen e përjashtimit të kapitenes, por tani u zbulua edhe shkaku i vërtetë: ajo dështoi në testet për të verifikuar seksin.

Zambia doli në fushë në Stade Mohammed V në Marok kundër Kamerunit për ndeshjen e parë të Kupës së Afrikës. Në radhët e kombëtares së Zambisë mungonin shumë lojtare, si Lubandji Ochumba Oseke, Siomala Mapepa dhe Barbara Banda. Dy të parat nuk ishin në fushë për shkak të skualifikimit, për shumë kartonësh të verdhë të marrë gjatë kualifikueseve. Nga ana tjetër, kapitenia ka munguar zyrtarisht për arsye mjekësore. Vetëm më vonë doli në dritë motivi i vërtetë.

22-vjeçarja u përjashtua nga Kupa e Kombeve të Afrikës për shkak se nuk i kaloi testet e vërtetësisë gjinore. Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Federatës së Zambias, Andreë Kamanga: “Të gjithë lojtaret duhej t’i nënshtroheshin verifikimit gjinor, një kërkesë e FAK-ut dhe fatkeqësisht ajo nuk i plotësonte kriteret e përcaktuara. Është për të ardhur keq që e gjejmë veten duke hyrë në turne pa lojtaret tona më të mira”.

Banda, sipas Mundo Deportivo, u përjashtua nga turneu pasi testet e gjakut zbuluan një nivel tepër të lartë të testosteronit. Ndaj 22-vjeçarja nuk mund të përkufizohet si femër dhe të konkurrojë në garat e femrave. I njëjti fat për tre lojtare të tjera të skuadrës, përfshirë Racheal Nachula dhe Racheal Kundananji.

Kapiteniabëri gjithcka për të marrë pjesë në turne. Lojtarja mori ilaçe për të ulur nivelet e saj të testosteronit, por megjithatë nuk arriti të plotësonte parametrat e kërkuar nga FIFA. Për rrjedhojë, Kombëtarja e Zambias merr pjesë në turne me vetëm 22 lojtarë dhe jo me 26.

Banda është lojtarja kryesore e ekipit të saj. Ajo u bë e famshme vitin e kaluar kur shënoi gjashtë gola në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke u bërë lojtarja e parë që shënon dy trigolësh radhazi në Lojëra. Ajo aktualisht luan për Shanghai Shengli dhe përfundoi sezonin e saj të parë në Superligën kineze të femrave si golashënuesja më e mirë. Emri i saj së fundmi është lidhur me Real Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *