• |
ide | kryesore

I riu në Dibër gjendet i vetëmbytur në ujëmbledhësin e centralit

Arkiva


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një fshat të Dibrës ku një i ri është gjetur i vdekur. 28-vjeçari B. T., banues në fshatin Çidhën, Dibër, dyshohet se është vetëmbytur në ujëmbledhësin e centralit.

“Më datë 12.07.2022, rreth orës 06:45, në vendin e quajtur ‘Ujëmbledhësi i centralit të vjetër’, në fshatin Çidhën, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete,  shtetasi B. T., 28 vjeç, banues në fshatin Çidhën, Dibër, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga deklarimet paraprake të familjarëve, dyshohet se shtetasi B. T. është vetëmbytur në ujëmbledhësin e centralit.” – njofton policia.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *