• |
ide | kryesore

VIDEO/ Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 2 shqiptarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia spanjolle ka vënë nën pranga 2 shqiptarë dhe 1 maroken të akuzuar si pjesë e një grupi të organizuar kriminal që kultivonte dhe transportonte drogë.

Autoritetet vendase kanë kryer një operacion për çmontimin e një plantacioni të brendshëm të kultivimit të marijuanës në një magazinë industriale ku janë arrestuar 3 personat të moshës 23-33 vjeç.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 1500 bimë kanabis sativa si dhe u verifikua se të arrestuarit jetonin në magazinë, në mënyrë që të kujdeseshin gjatë të gjithë kohës për plantacionin.

Përreth ambientit ishin vënë edhe kamera të sigurisë, si dhe ishin marrë masat për tu arratisur në rast kontrollesh nga policia, duke fshehur një makinë në një vend lehtësisht të aksesueshme.

Magazina kishte një instalim të plotë të energjisë elektrike që furnizohej ilegalisht nga ndriçimi publik. Për tre të arrestuarit është dhënë masa e sigurisë arrest me burg, ndërkohë që procesi është ende në vijim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *