• |
ide | kryesore

Rooney në ‘vendin e krimit’, gruaja nuk i beson: dërgon të vëllain të kontrollojë te DC United

-Instant, Sport



Wayne Rooney rikthehet në Uashington dhe në Major League Soccer, por jo si lojtar këtë herë. 36-vjeçari mbërrin në Shtetet e Bashkuara si trajner i DC United, klub për të cilin ai ka luajtur nga viti 2018 deri në vitin 2020. Ish-sulmuesi është i emocionuar për aventurën e tij të re, gruaja e tij Coleen diçka më pak.

Zonja Rooney pritet të qëndrojë në Angli me katër fëmijët e Wayne, por ajo nuk është aspak e qetë. Gjatë eksperiencës së fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rooney i shkaktoi shumë probleme bashkëshortes së tij, aq sa ajo zbuloi se shpesh qante derisa e zinte gjumi. Ish-sulmuesi, në dhjetor 2018, u arrestua dhe u gjobit për dehje dhe fjalor të keqe në një vend publik. Në shkurt, ndërkohë, ai ishte parë në makinën e një kamariereje pas një nate që kishte kaluar duke pirë. Martesa mes të dyve, siç ka treguar edhe gruaja në të kaluarën, nuk ka qenë gjithmonë e lumtur dhe shpesh ka pasur tensione.

Dhe tani, Coleen është e shqetësuar për kthimin e Wayne në SHBA. 36-vjeçarja do të donte të shmangte në çdo mënyrë përsëritjen e incidenteve të sikletshme dhe ka gjetur një zgjidhje. Ajo i kërkoi vëllait të saj, Anthony McLoughlin, të bashkohej me ish-sulmuesin e Manchester United në Shtetet e Bashkuara për ta mbajtur nën vëzhgim. Anthony luajti një rol të ngjashëm tre vjet më parë dhe ka të ngjarë të fluturojë për në Uashington në orët e ardhshme për të bërë kontrollorin e Wazza-s. Ai gjithësesi nuk do të jetë vetëm në detyrë, sepse do të jetë edhe një anëtar i sigurimit.

Rooney, para se të largohej, e siguroi gruan e tij se do të sillet mirë. Megjithatë, Coleen, siç ka treguar një burim për The Sun, nuk është e qetë: “Wayne e ka siguruar Coleen se nuk do ta zhgënjejë. Gjërat janë ndryshe nga kur ai ishte lojtar dhe ai duhet të udhëheqë me shembull brenda dhe jashtë fushës, në mënyrë që të mos bjerë në zakone të këqija. Por Coleen është ende e shqetësuar. Edhe pse ajo i beson Wayne, e di se ai mund të ndikohet lehtësisht dhe kjo është arsyeja pse ajo dëshiron që vëllai i tij ose një nga vëllezërit e Wayne të jetë aty për ta mbajtur në kontroll. Kjo do ta bënte Coleen të ndihej shumë më e qetë. Është diçka që ata e kanë bërë edhe më parë”.

Miku i sulmuesit ka shtuar: “Wayne është vërtet i emocionuar për punën e re. Ndryshe nga Coleen, ai e pëlqeu përvojën në Amerikë dhe ndërtoi një marrëdhënie të shkëlqyer me tifozët amerikanë. Ambicia e tij mbetet që një ditë të menaxhojë Manchester United. Kjo është ëndrra, por ai e di se do të duhet të punojë shumë për ta realizuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *