• |
ide | kryesore

“Pija derisa gati humbisja ndjenjat”. Rrëfimi i ashpër i Wayne Rooney

Sport, Video
Rooney



Nuk mund të jetë aspak e lehtë të jesh vetëm njëzet vjeç dhe të konsiderohesh ylli i ri i futbollit anglez dhe botëror. Wayne Rooney e di mirë këtë, pasi ishte shumë i ri dhe menjëherë e gjeti veten me një ngarkesë të konsiderueshme presioni dhe pritshmërish: të gjitha mbi supet e tij.

Një situatë e vështirë për t’u menaxhuar, sidomos në atë moshë dhe që e shtyu ish-sulmuesin e Everton dhe Manchester United të kapej pas shishes. Ai foli hapur për këtë në podkastin e Rob Burrow, një ish-kampion i regbisë që vuante nga një sëmundje e neuroneve motorike.

ROONEY, KUR PRESIONI TË SJELL LLOGARINË

Historia e ish-lojtarit të kombëtares së Anglisë është e sinqertë dhe pothuajse çliruese: “Isha pak më shumë se 20 vjeç. Kthehesha në shtëpi dhe qëndrova atje për dy ditë pa dalë. Pija derisa gati humbisja ndjenjat. Alkooli ishte çlirimi im. Nuk doja të qendroja me njerëz, sepse ndonjëherë ndihesha në siklet”, shpjegoi Wazza.

Lexo më tej: Mes prostitutave e pijes, për Ferguson ishte e pamundur të menaxhonte Rooney: “E unë ç’të bëj?”

Fjalët e Rooney tingëllojnë si një paralajmërim për të rinjtë: “Ndonjëherë më dukej sikur i kisha zhgënjyer njerëzit. E në fund nuk dija si ta përballoja ndryshe këtë situatë. Kur nuk pranon ndihmën dhe udhëzimet e të tjerëve, vërtet mund të biesh në fund. E mua më ka ndodhur për shumë vite. Për fat, tani nuk kam frikë të flas për këto çështje”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *