• |
ide | kryesore

Mes prostitutave e pijes, për Ferguson ishte e pamundur të menaxhonte Rooney: “E unë ç’të bëj?”

-Instant, Sport
Ferguson



Wayne Rooney tani është i detyruar të mendojë si trajner, por kur ai luante në fushë ishte mjaft e ndërlikuar për tu menaxhuar. Sa për informacion, kontaktoni Alastair Campbell, një emër shumë i famshëm në Britaninë e Madhe. Campbell ishte zëdhënësi i Tony Blair kur ai ishte kryeministër. Por edhe kur tema është futbolli, prania e tij mund të jetë ndriçuese. Në fakt, flitet për një nga miqtë më të mirë të Sir Alex Ferguson, siç dëshmohet nga bisedat e shumta të raportuara ndër vite. Campbell vendosi në vitin 2010 të publikonte ditarët e tij pak a shumë rregullisht dhe ish-trajneri i Manchester United shfaqet hera herës mes faqeve…

The Sun publikoi disa nga reshtat e shkrimeve të Campbell, siç e tregojnë fragmente nga ditari. Tema e diskutimit mes Campbell dhe Ferguson ishte Wayne Rooney. Bëhet fjalë për vitin 2010, kur Wazza sapo ishte kapur nga tabloidët në shoqërinë e një prostitute. Ndaj është logjike të pyesësh mikun, Sir Alex, se çfarë bën në raste të tilla. Një pyetje e kuptueshme sepse Rooney ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të atij Manchester United. “Ne folëm për Wayne dhe ai dukej pak i dëshpëruar. Gazetat ishin plot me histori për Rooney dhe disa prostituta. Kështu që e pyeta “çfarë do të bësh me të?”. Pyetje më shumë se legjitime. Ajo që është e papritur ishte përgjigja e Fergusonit.

HISTORIA NË DITAR

“Ai mu përgjigj: ‘Çfarë mund të bëj? Ai është gjithashtu personi i fundit që duhet të pijë një gotë'”. Kështu, ishte e pamundur të evitohej që Rooney të kishte lidhje jashtëmartesore. Por edhe të dehej, duke pasur parasysh mungesën e rezistencës ndaj alkoolit. Një vizion i veçantë, pothuajse i panjohur i marrëdhënies midis Ferguson dhe Wazza. Që, shpjegon Campbell, po i krijonte shumë dhimbje koke Sir Alex edhe brenda dhomës së zhveshjes. Pas largimit të CR7, anglezi po përpiqej të bëhej lojtari më i rëndësishëm në skuadër. Si? Duke bërë që…të largoheshin liderët e tjerë të mundshëm. “Sipas Alex, Rooney po i nervozonte lojtarët e tjerë duke u përpjekur të merrte kontrollin”. Megjithatë, në fund, çështja u menaxhua mirë. E Rooney me sa duket mësoi diçka gjithashtu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *